Salmoni i pjekur me domate dhe ullinj
Përbërësit:
2 racione salmon

300 gr domate qershi
100 gr ullinj të zi
1/2 lugë kafe rigon
1 thelpi hudhër
pak vaj ulliri
kripë
Përgatitja:
Pastrojmë salmonin dhe e lëmë mënjëanë. Domatet qershi të lara dhe të thara e presim në gjysmë. Në tigan ngrohim vaj ulliri dhe e aromatiozjmë atë me I thelpi hudhër. Largojmë hudhrën dhe e vendosim fetën e salmonit me lëkurën nga posht. Spërkasim me vaj pjesën e sipërme me ndihmën e një luge, nuk e thekim salmonin. Largojmë salmonin nga tigani në po atë yndyrë vendosim domatet në gjysma. Salmonin e kemi vendosur në një tepsi ku kemi shtuar një letër pjekje mbi salmon vendosim domatet të kaluara në tigan, ullinjtë e zi. Të gjitha këto I spërkasim me pak rigon, kripë, piper të zi dhe pak vaj ulliri, e mbështjellim me letër si një pako dhe evendosim në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 20 minuta.
D.M./Shqiptarja.comKomente

