Salvini mesazh të prerë Brukselit: Emigrantët do të shkojnë në Shqipëri, doni apo nuk doni ju

Salvini mesazh të prerë Brukselit: Emigrantët do të shkojnë në Shqipëri, doni apo nuk doni ju

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini

Itali- Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini gjatë një tubimi partiak në Padova, u shpreh se pavarësisht kundërshtimeve të Bashkimit Europian, emigrantët do të shkojnë në Shqipëri.

Në 20 vitet e fundit jemi mësuar me faktin se emigrantët po vinin në Itali nga Shqipëria. Për herë të parë, pas 20 vjetësh, kemi arritur të dërgojmë disa emigrantë nga Italia në Shqipëri. Por Europa thotë jo pasi ata duhet të shkojnë atje vetëm nëse duan. Në teori, këta njerëz po i largohen luftës por ne i që i mirëpresim duhet t’i lëmë të zgjedhin edhe hotelin. Nëse Shqipëria i mirëpret atëherë në do ti çojmë. Kaq! Nëse Brukseli është dakord, ne do ta bëjmë. Edhe nëse nuk është dakord, ne do ta bëjmë gjithsesi.

Matteo Salvini, ministër

Disa ditë më parë, qeveria shqiptare iu përgjigj thirrjes së asaj italiane duke marrë 20 prej emigrantëve nga 150 të bllokuar në anijen ‘Diciotti’ në Catania.

Lajmi është përshëndetur nga autoritetet italiane dhe nga vetë Salvini u shpreh se qeveria shqiptare është treguar më e mirë se ajo franceze, së cilës sipas tij duhet t’i vijë turp. Përveç 20 emigratëve që do të marrë Shqipëria, 25 do i marrë Irlanda, ndërsa pjesa tjetër e tyre do të strehohen nga kishat në Itali.

Pas lajmit se disa prej emigrantëve do të strehoeshin në Shqipëria, BE tha se emigrantët do të vijnë vetëm nëse emigrantët pranojnë, dhe jo me forcë. Kjo pasi Shqipëria nuk është pjesë e BE-së dhe nuk është as vendi i parë ku kanë zbarkuar emigrantët.

Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç parashihet me marrëveshjen e arritur midis qeverisë së Romës dhe asaj të Tiranës, në rastin e personave të mbetur në anijen “Diciotti”, Italia duhet të marrë pëlqimin e vetë personave më përpara. Dërgimi i azilkërkuesit në një vend të tretë, pa e vlerësuar kërkesën për azil, përbën refuzim dhe nuk lejohet as nga BE dhe as nga e drejta ndërkombëtare.

Natasha Bertaud, zëdhënëse e Bashkimit Evropian

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 15/09/2018 01:10

    Coj NE SHQIPERI TE VOTOJNE per EDVIN RAMEN DHE ne vijme NE ITALI .NE BEHEMI SKLLEVER DHE XHAMITE E SHQIPERISE DO JENE KOPSHTET E TERRORIZMIT .HOXHALLARET TANE DINE SHUME TE EDUKOJNE .SHESHI I TIRANES eshte MEKA E BALLKANIT .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin