/ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble u shpreh sot shumë skeptik mbi mundësitë për një marrëveshje në ditët e ardhshme mes Greqisë dhe institucioneve, me të cilat Athina po negocion për të marrë ndihma financiare vendimtare.
Ministrat e Financave të zonës euro do të zhbllokonin këto fonde të hënën më 11 maj nëse institucionet, Banka Qendrore Evropiane (BQE), Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Komisioni Evropian, konfirmojnë angazhimet greke për reforma", theksoi Schauble.
"Megjithatë jam shumë skeptik për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje deri të hënën", theksoi ai duke shtuar se nuk e përjashtonte këtë mundësi.
"Nuk është nga fakti i institucioneve që negociatat zgjasin", theksoi Schauble duke shprehur keqardhje për kohën e humbur.
Greqia dhe partnerët evropianë ranë dakord në fund të muajit shkurt për një zgjatje të programit të ndihmës për Greqinë dhe që prej asaj kohe qeveria greke duhet, në marrëveshje me institucionet, të finalizonte angazhimet për reformat strukturore për të garantuar rimbursimin e disa miliardë eurove.
"Këto negociata, për shumë kohë të bllokuar kanë avancuar këto ditët e fundit. Sipas parashikimeve, atmosfera është bërë më konstruktive", nënvizoi sot Schauble
/Shqiptarja.com