Sot Kuvend maratonë/ Basha s'pranon të flasë pa ardhur Rama! Nikolla: Kryeministri do jetë në 17:00, kishte një punë të rëndësishme! Ndërpritet seanca për 15 minuta, pas kërkesës së opozitës

Sot Kuvend maratonë/ Basha s'pranon të flasë pa ardhur Rama! Nikolla: Kryeministri do jetë në 17:00, kishte një punë të rëndësishme! Ndërpritet seanca për 15 minuta, pas kërkesës së opozitës

Kreu i PD, Lulzim Basha

TIRANË- Seanca e 3-të për ditën e sotme ka nisur me debate. Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë në sallë, për këtë arsye opozita ka refuzuar që të flasë. Lulzim Basha ka bojkotuar foltoren, pasi sipas tij, kryeministri duhet të jetë i pranishëm që të dëgjojë mendimin e opozitës për programin e tij të tretë qeverisës. Pas këmbënguljes së opozita, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar opozitën se Rama do jetë i pranishëm në sallë rreth orën 17:00, pasi "kishte një punë shumë të rëndësishme". Nisur nga kjo, opozita ka kërkuar ndërprerjen e seancës për rreth 40 minuta për të mbledhur grupin, por Nikolla e shtyu për vetëm 15 minuta.

Pritet që kjo seancë të ketë debat të lirë dhe më pas do të bëhet votimi për përbërjen e këshillit të ministrave apo të programit të qeverisë "Rama 3". Ka nisur që prej orësh 10:00 seanca maratonë dhe në pjesën e parë fillimisht është bërë prezantimi i programit nga kryeministri Edi Rama i publikuar që ditën e djeshme. Gjatë 80 minutave fjalim Rama u ndal te shtyllat kryesore të programit. Seanca maratonë nisi sot me thirrjen ‘Vaksinohuni’ të kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe u mbyll me me një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të pandemisë.

Vijon...

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 16/09/2021 14:37

    Po ca do beje Rama ne parlament?! Bashen nuk e llogarit fare si opozite. Sa te harxhoje kohen kot me Bashen, ka zgjedhe te pushoje ne shtepi dhe ta shikoje parlamentin nga Tv.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Vangjeli: Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD