Sërish dhunë në Ligue 1/ Tifozët godasin Payet, ndërpritet ndeshja Lyon-Marseille (VIDEO)

Ndeshja më e shumëpritur e javës së 14-të të Ligue 1 zgjati vetëm 4'. Lyon-Marseille në fakt u ndërpre kur një shishe e hedhur nga ultrasit e tifozëve vendas goditi në kokë Dimitri Payet-in , i cili ishte gati të godiste nga këndi. Playmaker u rrëzua dhe më pas u kthye si të gjithë lojtarët e tjerë të të dyja skuadrave në dhomat e zhveshjes, me urdhër të arbitrit Ruddy Buquet. Vetëm pas 75 minutash, në orën 22.01 u mendua rifillimi. Por në orën 22.42, një tjetër mesazh nga spikeri i  stadiumit i cili zyrtarizoi ndërprerjen përfundimtare. Nderkohë tribunat kishin kohë që qenë boshatisur nga tifozat.

 

Me pak fjalë, ishte një mbrëmje për t'u harruar. Duke filluar nga minuti i 4' i ndeshjes kur një tifoz, nga 56 mijë të pranishëm, hodhi një shishe plastike duke goditur Payet. Më pas personi u identifikua dhe u arrestua. Gjithashtu për këtë arsye presidenti i Lionit, Jean-Michel Aulas u shpreh i bindur se mund të rikuperohej në kushte të sigurta. Arbitri Buquet, megjithatë, ishte kundër, të paktën nga pikëpamja strikte sportive, siç theksoi presidenti i Marsejës, Pablo Longoria dhe vetë arbitri në fund të mbrëmjes.Ky është rasti i përsëritur në futbollin francez të dhunës se tifozëve.

1637564835_Screenshot2.jpg

Fantazisti i Marsejes Dimitri Payet i goditur nga shishja e ujit

1637564874_4517.jpg

Përplasja midis tifozave të Angers dhe Marsejës e ndodhur në shtator

1637564933_35771.jpg

Zënka midis Lens dhe Lille në fund shtatori 2021

1637565004_15252.jpg

Nice-Marsej 23 gusht 2021
 

r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës