/ATSH-AFP/ - Rënia e çmimit të naftës është një e re e mirë për ekonominë botërore, vlerësoi dje në mbrëmje drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde.
"Do të ketë fitues dhe humbës por, në një bazë të gjerë, është një e re e mirë për ekonominë botërore", deklaroi kryetarja gjatë një tavoline të rumbullakët në Uashington.

Çmimet e naftës ranë në mënyrë spektakolare dhe humbën rreth 30 për qind që prej qershorit, duke arritur vlerën e rreth 70 dollar për fuçi, niveli më i ulët prej pesë vitesh.
Sipas Lagarde, nga kjo luhatje do të përfitojnë ekonomitë kryesore të planetit dhe do të rikthehet rritja ekonomike në botë.

"Kur ke një rënie me 30 për qind, kjo përkthehet nga një tepricë ekonomike prej 0,8 për qind në shumicën e ekonomive të zhvilluara që janë të gjitha importuese të natës", shpjegoi ajo, por nuk mund të ndahet i njëjti kënd vështrim edhe nga vednet si Arabia Saudite, Katari apo Kuvajti, shtoi ajo.