Gjenerali i trupave marins, Joseph Dunford Jr u kandidua nga presidenti amerikan, Barack Obama për të marrë postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane.Shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Martin Dempsey do të dalë në pension në fund të këtij viti. Këto post ai e ka mbajtur për katër vjet.Dunford, komandant i Trupave të Marinës, ka nevojë edhe për konfirmimin e Senatit për postin më të lartë të ushtrisë./ atsh/