Shënohet viktima e 7 me koronavirus! E çuan pasdite te Infektivi, 85-vjeçarja nga Tirana vuante nga disa sëmundje kronike

TIRANE-Shënohet viktima e shtatë nga koronavirusi në Shqipëri. Një 85-vjeçare nga Tirana që vuante nga disa sëmundje kronike, pasditen e sotme u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë te Infektivi në QSUT, ku nga analizat rezultoi se ishte e infektuar me koronavirus. Pavarësisht tentativave të mjekëve e moshuara ndërroi jetë.

"Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana,  e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv. 85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!" njofton ministria e Shëndetësisë. Në pesë ditët e fundit në Shqipëri është shënuar nga një viktimë nga koronavirusi. Deri tani numri i të infektuarve është 174, mes të cilëve janë 4 fëmijë.

Viktimat nga koronavirusi në Shqipëri
11 mars ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi
18 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja
22 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Kuçova
23 mars ndërroi jetë një 43-vjeçar nga Kavaja
24 mars ndërroi jetë një 49-vjeçar nga Tirana
25 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Tirana
26 mars (sonte) ndërroi jetë 85-vjeçarja nga Tirana

d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Numër i lartë të infektuarish me COVID, a duhet të ketë masa të tjera shtrënguese perveç maskës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Çështja e Detit, Mitsotakis flet në parlament: Kemi një marrëveshje me Shqipërinë për të referuar çështjen e Zonës Ekskluzive në Hagë