Shërbimi i Jashtëm, Komisioni i Ligjeve miraton pr/ligjin

TIRANË - Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi të hënën projektligjin "Për shërbimin e Jashtëm",
që synon përmirësimin e funksionimit të këtij shërbimi, përmes misioneve diplomatike. Ligji i ri po ashtu synon dhe kapërcimin e boshllëve ligjore të vëna re sa i përket praktikës së njohjes ndërkombëtare të shteteve, të qeverive apo të njohjes së një përfaqësimi të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në ato raste kur vendi nuk ka ambasada apo konsullata në vende të tjera.
Relatorja e pr/ligjit, Vasilika Hysi, tha shqyrtimi i ketij drafti nga komisioni i Ligjeve erdhi pas kërkeses së bërë nga komisioni përgjegjës i Politikës së Jashtme, per nevojen e përputhshmërise se tri neneve të draftit, me Kushtetutën dhe rregulloren parlamentare.
Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij theksoi se kushdo që del me shërbim jashtë vendit duhet të informojë Ministrinë e Jashtme. Dhe këtu ai iu referua deputetëve të cilët duhet të informojnë për udhëtimet jashtë shtetit. Kjo, sipas tij, nevojitet dhe për memorie. Ndërkohë, ai bëri dhe një koment për shërbimin e jashtëm diplomatik, që sipas tij, 'lë për të dëshiruar'.
Ndërsa deputeti Pandeli Majko theksoi në fjalën e tij se për marrëdhëniet me shtetet e tjera duhet të vihen në dijeni edhe deputetë e opozitës dhe kjo gjë duhet të bëhet përmes komisionit të Jashtëm. "Politika e Jashtme nuk është vetëm pjesë e programit Qeverisës, pasi kemi pasur dhe gafa si ajo e Marrëveshjes së Detit me Greqinë. Ndaj ministria e Jashtme duhet të informojë komisionin e Jashtëm", tha Majko./ATSH/
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)