Shfaqet për herë të parë në publik pasi u plagos rëndë, kryeministri sllovak ka një mesazh për atentatorin

Shfaqet për herë të parë në publik pasi u plagos rëndë, kryeministri sllovak ka një mesazh për atentatorin

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico u shfaq për herë të parë në publik, pasi u plagos rëndë në një atentat me armë zjarri tri javë më parë.

Në një video-fjalim të regjistruar dhe të publikuar në Facebook përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ai tha se sulmi i shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij dhe se “do të jetë një mrekulli nëse kthehem në punë pas disa javësh”.

Ai është shëruar nga plagët e shumta pasi u qëllua në bark teksa përshëndeti mbështetësit më 15 maj në qytetin Handlova, rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit, Bratislavë.

Fico tha se ai duhet të kthehet në punë në fund të qershorit dhe korrikut dhe se nuk ndjen “asnjë urrejtje” ndaj sulmuesit.

“Unë e fal atë”, tha ndër të tjerash kryeministri sllovak, i cili kishte fituar muaj më parë zgjedhjet parlamentare.

Shkrimtari 71-vjeçar Juraj Cintula, i cili u arrestua si i dyshuar për atentatin ndaj 59-vjeçarit, ka thënë pas sulmit se “e bëra këtë sepse nuk isha dakord me politikat e qeverisjes së tij”.

Cintula është themelues i Klubit Letrar Duha dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Kemi kaluar 450 vizita në 24 orë, Skënder Brataj tregon se çfarë duhet bëjmë për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit

Kemi kaluar 450 vizita në 24 orë, Skënder Brataj tregon se çfarë duhet bëjmë për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit