Shkodër/ Shisnin drogë në lokale dhe pranë shkollave, dy të arrestuar, një tjetër në kërkim! U kapën me kanabis në makinën pa targa (EMRAT)

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Mësohet se në pranga kanë rënë Xhezair Zeqiraj, 20 vjeç dhe Andi Rrukaj, 22 vjeç, banues në Koplik ndërsa në kërkim është shpallur L.R.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se personat në fjalë teksa udhëtonin me një mjet pa targa, posedonin lëndë narkotike kanabis.

Policia raporton se droga e ndarë në doza të vogla do të shitej në lokale dhe në afërsi të shkollave.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Bratoshi", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe "Shqiponjat". Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, të cilët udhëtonin me një mjet pa targa  dhe posedonin lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në doza, në lokale dhe në afërsi të shkollave.

Sekuestrohet 1 pako me drogë, 2 aparate celulare dhe 1 automjet. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe "Shqiponjat" e DVP Shkodër, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara se nga Kastrati, Malësi e Madhe, për në drejtim të Shkodrës, ishte nisur një automjet pa targa që dyshohej se po transportonte lëndë narkotike cannabis sativa, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bratoshi”.  

Në kuadër të operacionit, në fshatin Bratosh, u bë lokalizimi i mjetit dhe ndërhyrja e shërbimeve të Policisë, për ta bllokuar. Në momentin e ndërhyrjes, njëri nga pasagjerët, duke përfituar edhe nga errësira, ka mundur të largohet, ndërkohë që drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër janë vënë në pranga, konkretisht:

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xh. Z., 20 vjeç, A. R., 22 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe dhe u shpall në kërkim shtetasi L. R. Në vijim të veprimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë te dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 643.2 gramë, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Mosbindja  ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë