Meta njeh shkarkimin e Muçit, shpall vakancën në 'Kushtetuese'
Besnik Muçi dhe Ilir Meta
TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka pranuar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur vakancën në Kushtetuese, pas shkarkimit të gjyqtarit Besnik Muçi, duke njohur kështu vendimin e Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Meta deklaron se do nisë menjëherë aplikimi për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të krijuar nga përfundimi para kohe të mandatit, të ish-gjyqtarit Muçi
"Dekretoj shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për plotësimin e Vakancës së parakohshme të krijuar nga përfundimi para kohe të mandatit, të ish-gjyqtarit Besnik Muçi.
Shpallja e kësaj procedure dhe publikimi i saj sipas tekstit bashkëlidhur, të bëhet menjëherë në mjetet e informimit publik dhe në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit të Republikës", thuhet në dekretin e presidentit Meta.
Gjykata Kushtetuese hoqi nga faqja zyrtare Besnik Muçin dhe njoftoi Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar.
Muçi u shpreh sot në mëngjes se nuk e njeh vendimin dhe u paraqit në zyrë me një kërkesë drejtuar Kushtetueses që të shqyrtojë dhe vendosë fatin e tij me argumentin se vendimi i vettingut është në kundërshtim me ligjin.
Muçi theksoi se do të vijojë që të qëndrojë në detyrë deri kur të japë vendimin gjykata Kushtetuese, e cila pa kaluar pak orë e fshiu nga faqja zyrtare duke ia dhënë përgjigjen. Presidenti Meta mesditën e sotme e priti në një takim dhe i kërkoi Muçit që të rishikonte vendimin. Gjykata Kushtetuese pasi e zhduku nga lista e anëtarëve në faqen zyrtare njoftoi kreun e shtetit për vakancën e krijuar.
Vendimin e shkarkimit të Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese, në një reagim tè bërë një ditë më parë Ilir Meta nuk e cilësoi si surprizë, pasi denoncoi se ka pasur presion nga shumica.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.9%
-
Keq
61%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1651
Lajme të tjera
-
Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha
26 Prill, 15:05
-
Ligji në Kushtetuese, profesionistët e lirë kundër tatimit: Ka fuqi prapavepruese, do shtojë evazionin dhe bizneset po mbyllen! Opozita: Goditet shtresa e mesme
26 Prill, 13:31
-
Kërkojnë shfuqizimin e tatimit për profesionet e lira, Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e opozitës: Paraqisni argumentet deri më 21 maj
26 Prill, 10:10
-
Ilir Meta arrestohet në fundjavë?
26 Prill, 08:42
-
Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës
25 Prill, 22:50
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Dritan Hila: Mendo kush e ka drejtuar këtë vend?!
25 Prill, 17:12
-
Kryesia e Partisë së Lirisë miraton anëtarët për Kryesinë e Konventës (EMRAT)
25 Prill, 10:49
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Rithemelimit, më 27 maj shqyrtohet ligji i Komisioneve Hetimore
24 Prill, 15:21
-
Meta në Vlorë: ‘Nëndetësja 105’ është kthyer në bazë, Sazani do jetë aty ka qenë jetë e mot
24 Prill, 14:56
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
Alo Ded, alo alo nga amerika po flas, alo a më dëgjon? Mos dëgjo po deshe se ta knojn kalauthin ato masanej. Hë re burrec mbroje pra kushtetutën, u bone ti, fshatarë skrapari.
PërgjigjuKëta duan hequr nga faqja e dheut,,,,jo nga faqja zyrtare,,,,,
Përgjigju