Policia e Shkodrës zhvilloi të shtunën dy operacione antikanabis, duke asgjësuar rreth 660 rrënjë bimë narkotike.
Burime nga kjo polici njoftojnë se, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, për "Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike", si dhe për "Evidentimin dhe shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike", efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë zhvilluar një tjetër operacion antikanabis.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Myselim, komuna Postribë në Shkodër, janë kultivuar bimë narkotike, është ushtruar një kontroll i imtësishëm ku ka rezultuar se, në vendin e quajtur Lodërtune, në një zonë kodrinore dhe të pyllëzuar, janë gjetur 400 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva, të cilat varionin nga 5 deri në 10 cm të larta.
Po sot, pas informacioneve të marra se në fshatin Mnelë, Komuna Vig Mnelë në Shkodër, janë të kultivuara bimë narkotike, u ushtrua një tjetër kontoll i imtësishëm. Nga operacioni rezultoi se, në vendin e quajtur Currilat, në një pjesë kodrinore, u gjendën 260 rrënjë bimë narkotike Canabis Stattiva, të cilat varionin nga 10 deri në 15 centimetra të larta. Po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike"./atsh/
/Shqiptarja.com