Koronavirusi 'mund' ish-kampionin e boksit! 61-vjeçari disa ditë më parë pësoi vdekje klinike! Shkon në 21 numri i viktimave

Koronavirusi 'mund' ish-kampionin e boksit! 61-vjeçari disa ditë më parë pësoi vdekje klinike! Shkon në 21 numri i viktimave

Skënder Kurti

TIRANË- Ish- kampioni i boksit, Skënder Kurti nuk ia doli të fitonte betejën me COVID-19, edhe pse ishte shumë pranë. Mbrëmjen e kësaj të shtune ai mbylli sytë përgjithmonë, pasi nuk mund të "shtrinte në tapet" koronavirusin siç ka bërë me shumë kundërshtarë të tjerë në ring gjatë karrierës së tij. Më 23 mars, ai u raportua se ndërroi jetë, por më pas ministria e Shëndetësisë, sqaroi se kishte pësuar vdekje klinike dhe pas ndihmës së mjekëve, ia doli të rikthehet në jetë, ndonëse ishte në gjendje të rëndë dhe ditëve të fundit ishte përkeqësuar edhe më shumë. 

"Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.  Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë" njofton Ministria. 

Kështu me vdekjen e tij, fatkeqësisht rëndohet bilanci i viktimave me koronavirus duke shkuar në 21 në total në Shqipëri. Kjo e diel ka qenë një ditë e trishtë për shqiptarët, ku humbi një artist si Gëzim Kruja (jo nga koronavirusi), por edhe një sportist që ka lënë gjurmë në sportin shqiptar. Pas tërheqjes nga boksi si sportist, për 30 vjet Kurti ka trajnuar të rinjtë dhe drejtuar ekipin e Tiranës si edhe kombëtaren shqiptare.

Skënder Kurti

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Babai humbi jetën me COVID-19/ Mesazhi i ndjerë i djalit të ish- kampionit shqiptar të boksit: Me ty ka vdekur dhe gjysma ime

1586116465_Renato.JPG

Renato, djali i ish- kampionit të boksit Skënder Kurti, ka gjetur forcën të shkruajë disa fjalë për babanë e tij, i cili ditën e sotme u nda nga jeta si pasojë e koronavirusit. Disa fjalë të ndjera, të dala nga shpirti, të cilat ndoshta nuk mund të përshkruajnë atë që ai ndjen në këto momente...

"Qofsh i xhenetit shoku im më i ngushtë, baba im! Zoti të mirët i merr për vete, paç dheun e lehtë, bab me ty ka vdekur edhe gjysma ime sot. S'ndahesh dot nga zemrat tona. Do jetosh me mua në krah në shpirtin tim derisa të bashkohemi", shkruan ai.

Renato ka ndjekur rrugën e babait të tij, ai është trajner i i Tiranës për moshat e vogla. Skënder Kurti humbi betejën me koronaviursin ditën e sotme. Ai luftoi deri në fund si një kampion i vërtetë, por nuk ia doli dot mban të fitonte.

Ora 20:26
Ndarja nga jeta të ish- kampionit të boksit me COVID-19/ Meta: Luftoi fort dhe nuk u dorëzua lehtë

1563266415_metaa.jpg

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të ish- kampionit të boksit, Skënder Kurti i cili humbi jetën si pasojë e koronavirusit. Ikonë e sportit, e quan Meta, Kurti, i cili si një kampion prej së vërteti luftoi deri në fund me vdekjen, edhe pse kësaj radhe nuk mundit dot të triumfonte në këtë betëjë.

"Me hidhërim të thellë mësova lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të boksierit dhe trajnerit të shquar të Ekipit Kombëtar, njërit prej ikonave të sportit kryeqytetas, Skënder Kurti! I admiruar nga të gjithë brezat e sportdashësve për rezultatet e tij në ring dhe pasionin e jashtëzakonshëm për sportin e dorezave, Ner Kurti gëzonte respektin e të gjithëve, veçanërisht të tironasve të mrekullueshëm që aq shumë e donin dhe i donte! Edhe në këto ditë të vështira i madhi Ner Kurti luftoi fort, si një kampion që nuk dorëzohet lehtë! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurti, të afërmve, bashkëpunëtorëve e miqve të shumtë, në veçanti qytetarëve të Tiranës e tifozave të ngjyrave bardhë e blu për këtë humbje të pazëvendësueshme", shkruan Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Al Bani: 05/04/2020 23:19

    Nuk e gjen gje as liken as lulken as bishen, madje madje edhe ty! Rri ne shpi mos u merr me socialistet e demokaret. Ke pare te vuaje ndonje koke shteti? He plak se na cate koken e kellit me kto fantazite politike!

    Përgjigju
  • goni: 05/04/2020 22:56

    EDHE ti ilir ke qene mundes,,,sa perqind ke mundesi te prekesh nga korona,,,85 % e shqiptareve think you will be infected...

    Përgjigju
  • Ben: 05/04/2020 19:55

    Ngushellime familjes se Nerit.

    Përgjigju
  • ymeri: 05/04/2020 19:18

    EDHE 2 MILION TE VDESIN S'KA GJE,,, VETEM JU UDHEHEQJA E SOCIALISTEVE MOS U PERCANI.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!

Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!