Shkup,incident në Bashkësinë 
Islame, dyshohet për të shtëna

Shkup,incident në Bashkësinë <br />Islame, dyshohet për të shtëna
SHKUP - Pas mbledhjes së Rijasetit të Bashkësisë Islame Fetare të Republikës së Maqedonisë (BFI), ku u shkarkuan nga detyra Myftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani, sekretari i BFI-së, Afrim Tahiri dhe sekretari i Myftinisë së Shkupit, Skënder Buzaku, sot në selinë e BFI-së pati incidente nga ish-kryesuesit e Myftinisë së Shkupit, të cilëve iu ishte ndaluar futja në seli, raporton Anadolu Agency.
 
Pas incidentit ku sipas informatave jozyrtare thuhet se ka pasur edhe të shtëna me armë, Ibrahim Shabani, tha se BFI-ja do të udhëhiqet nga një këshill i përkohshëm në krye me Myftiun e Shkupit, Ibrahim Shabani. Siç tha ai BFI është në një gjendje të jashtëzakonshme dhe udhëheqësit e saj kanë shkatruar sistemin juridik të këtij organi duke shkelur kushtetutën, rregulloren dhe aktet tjera normative. E gjithë kjo rëmujë, sipas tij është krijuar nga kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
 
Ai thotë se edhe pse kërkoi një afat prej 48 orëve që kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi të kërkoj falje publike, me qëllim të përmirësimit të situatës, ky i fundit, shprehet Shabani, nuk kërkoj falje, por i njëjti shau familjet e hoxhallarëve dhe kolegëve të tij.
 
Shabani duke theksuar se me këtë akt, Rexhepi ka shkelur mbi çdo parim islam dhe kushtetues dhe ky person më tutje nuk ka të drejtë të jetë në krye të BFI-së, deklaroi se, “Marrë parasysh tërë këtë, nga sot BFI-ja do të udhëhiqet nga një këshill i përkohshëm në krye me Myftiun e Shkupit, Ibrahim Shabani. Brenda këtyre ditëve formohet komision financiar të asistuar nga revizorë profesional, të cilët do të konstatojnë gjendjen faktike financiare në BFI, pas së cilës xhemati dhe besimtarët do të jenë të njoftuar detajisht”.
 
Ai shtoi se, vet ai, sekretari gjeneral i BFI-së, Afrim Tahiri dhe sekretari i Myftinisë së Shkupit, Skënder Buzaku nuk kanë patur asnjë shtypje dhe asnjë lloj presioni të jetë i zhvilluar nga ana e tyre. “Ne hyjmë brenda në zyrat tona në selinë e BFI-së, ndërsa më vonë disa persona të cilët ishin brenda e tejkaluan situatën, nga arsyeja se më vonë hynë edhe njerëz të cilët i japin përkrahje Myftinisë së Shkupit. Gjithë ajo përkrahje ka qenë që vendimet të cilët i kishte sjellur Sulejman Rexhepi, ku thërret mbledhje të rijasetit e cila nuk ka qenë mbledhje, për arye se unë si myfti i Shkupit nuk kam qenë i thirrur në atë mbledhje”, shprehet Shabani.
 
Të rikujtojmë se në ceremoninë për gara në lexim të Kur’anit, pati konflikte verbale ndërmjet kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe Myftiut të Shkupit, Ibrahim Shabani. Një dëshmitar okular nga incidenti që ndodhi në ceremoni, Samet Abdiu, duke konfirmuar fjalët e Myftiut të Shkupit, Ibrahim Shabani, se është sulmuar verbalisht nga kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, shtoi se, “Ai është një ofendim tejet i rëndë për mua personalisht dhe gjithë qytetarët e komunitetit musliman që i besojnë këtij njeriu. Një sharje duke sharë familje e gra të hoxhallarëve. Kjo është më se banale dhe besoj se ky person nuk meriton të udhëheqë BFI-në”.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet