Shpallen dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, Komision i posaçëm shtetëror për ceremoninë e varrimit! Ja përbërja

Shpallen dy ditë zie në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, Komision i posaçëm shtetëror për ceremoninë e varrimit! Ja përbërja

Ismail Kadare

Qeveria shqiptari shpalli dy ditë zie kombëtare për nder të të ndjerit Ismail Kadare, shkrimtarit të njohur të letërsisë shqipe i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 88 vjeçare.

Sipas vendimit i cili u publikua po sot në Fletore Zyrtare, në datat 2 dhe 3 korrik 2024 në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.  

Një komision i posacëm shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit do të merret me organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore. Pjesë e komisionit të posacëm janë 3 ministra, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj drejtori i policisë së shtetit, komandanti i Gardës por dhe përfaqësues të kabinetit kryeministror.

Përbërja e komisionit të posacëm shtetëror për ceremoninë e varrimit të Kadaresë
Do jetë nën mbikëqyrjen e Kryeministrit
-Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit - Blendi Gonxhe
- Ministrin e Mbrojtjes; - Niko Peleshi 
- Ministrin e Brendshëm; - Taulant Balla 
- Kryetarin e Bashkisë Tiranë; - Erion Veliaj
- Drejtorin e Protokollit të Shtetit -
- Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;- Muhamet Rrumbullaku
- Komandantin e Gardës së Republikës së Shqipërisë;
- Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
- Përfaqësues nga Kabineti i Kryeministrit;
- Përfaqësues nga zyra e Shtypit të Kryeministrit.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.

Po kështu në orën 13:00,të 3 korrukut në nderim të tij do të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje. Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes së homazheve dhe ceremonialit shtetëror do të transmetojë muzikë funebre.

Ngarkohet Protokolli i Shtetit që të krijojë dhe të drejtojë grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative të homazheve dhe të ceremonialit shtetëror.

Po kështu dhe shpenzimet e varrimit, të homazheve dhe të ceremonialit të përballohen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Lajmi ne perditesim...


Lajmi kryesor:

Shuhet në moshën 88 vjeçare kolosi i letërsisë shqipe, Ismail Kadare! Shqipëria shpall 2 ditë zie kombëtare! Të mërkurën homazhet! Ceremoni shtetërore për varrimin e tij


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin