Shqeto Përmeti nga zonja Vjollca

Shqeto Përmeti 

Përbërësit:

700 gr mish qingji

Gjalp

2 lugë gjelle miell

300 ml qumësht

2 vezë

½ lëng limoni

Kripë dhe piper të zi

Majdanoz

Përgatitja:

Pasi e presim mishin në porcione, e shpëlajmë dhe e kaurdisim pak sa të përthithë lëngun e tij. Shtojmë ujin sa të mbulojë mishin dhe e lëmë të ziejë në temperaturë mesatare duke shtuar dhe pak kripë. Në pak gjalp kaurdisim 2 lugë gjelle miell si për beshamel, pa i dhënë ngjyrë dhe shtojmë qumështin. Sa të fillojë të marrë valë shtojmë dhe lëng mishi dhe e lëmë të marrë përsëri pak valë dhe më pas e shtojmë në tenxhere. E lëmë të marrë valë së bashku me mishin për 5 minuta dhe e largojmë. Rrahim 2 kokrra vezë dhe shtojmë gjysmën e limonit të shtrydhur. Pasi të ketë rënë vala në tenxhere (të jetë ftohur pak), shtojmë në tasin me vezë pak nga lëngu i mishit. E trazojmë e më pas e shtojmë gradualisht në tenxhere. Shkrijmë pak gjalp, e përvëlojmë shqeton , e spërkatim me pak majdanoz të grirë hollë dhe e shërbejmë duke i shtuar pak piper të zi nga mulliri.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare