Kryeministri Edi Rama doli në një lidhje të drejtpërdrejtë për CNN International, aty ku foli për projektin në Zvërnec. Rama u shpreh se Shqipëria po sulmohet nga armiqtë dhe konkurrenca, ndërsa shtoi se familja e Donald Trump nuk ka asnjë lidhje me projektin në Zvërnec.
I pyetur për protestat në Shqipëri, Rama tha se ka shumë lajme të rreme që po thuhen për këtë çështje. Kreu i qeverisë theksoi se në protestën që po zhvillohet 'ka njerëz me qëllime të mira, të rinj që në përgjithësi janë të interesuar për mjedisin, por që janë keqinformuar në masë të madhe'.
Gjatë intervistës Rama u përplas edhe me gazetaren e cila e pyeste vazhdimisht për projektin. Rama nënvizoi se për krijimin e këtij projekti, grupi që nuk përbëhet vetëm nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, por edhe nga investitorë të tjerë të respektuar.
Pjesë nga intervista
Gazetarja: Më lejoni fillimisht të marr reagimin tuaj për protestat që kemi parë si në kryeqytetin Tiranë, ashtu edhe në qytetet bregdetare, lidhur me këtë zhvillim që lidhet me Jared Kushner. Si i përgjigjeni ju protestave dhe shqetësimeve të tyre?
Edi Rama: Së pari, ju falënderoj që më jepni këtë mundësi, sepse duhet të them se është vërtet mbresëlënëse të ndiesh peshën e lajmeve të rreme që vijnë edhe nga media që, në sytë e mi, janë shumë të respektuara. Dhe vetëm për të saktësuar, ju thatë protesta në të gjithë Shqipërinë. Kjo është e rreme. Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë. Ka një protestë në kryeqytet.
Ne jemi në një luftë hibride. Shqipëria është nën sulm nga armiq që i njohim shumë mirë. Është nën sulm nga konkurrenca shumë e fortë në pjesën tonë të Mesdheut. Është nën sulm nga mijëra e qindra mijëra profile të rreme (bots) që janë krijuar për të shkaktuar gjithë këtë stuhi.
Dhe sigurisht, në këtë protestë ka njerëz me qëllime të mira, të rinj që në përgjithësi janë të interesuar për mjedisin, por që janë keqinformuar në masë të madhe. Nuk ekziston diçka e tillë si “ishulli i familjes Trump”. Nuk ekziston diçka e tillë si familja e presidentit amerikan që po merr nën kontroll zonat e mbrojtura me flamingo.
Edi Rama: Dëgjoni, faleminderit që e shfaqët atë video, sepse ajo është pikërisht portreti i dikujt që është i keqinformuar ose pjesë e atyre që keqinformojnë. Sepse, para së gjithash, nuk ka asnjë projekt. Ai po flet për një projekt që nuk e ka parë askund tjetër përveçse në imazhe të rreme të krijuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale në Shqipëri, sepse ne jemi në një luftë hibride. Sa i përket projektit…
Gazetarja: Pra, vetëm për ta sqaruar, projekti nuk do të vazhdojë?
Rama: Përsëri, nuk ka ende një projekt. Nuk ka një projekt.
Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, zoti Kryeministër, por po përpiqem të sqaroj…
Edi Rama: Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?
Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, por po përpiqem të sqaroj për shikuesit tanë. Ju po na akuzoni për lajme të rreme dhe po përpiqem të kuptoj nëse projekti vazhdon apo është ndalur. Sepse, sipas raportimeve të Politico, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit në Shqipëri ka nisur një hetim për këtë projekt. Si mund të vazhdojë projekti në këto kushte?
Edi Rama: Përsëri, ju nuk doni të dëgjoni. Është shumë e qartë për mua. Nuk po ju sulmoj. Po ju them të vërtetën. Dhe derisa të më tregoni projektin, duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt.
Për të krijuar këtë projekt, grupi që nuk përbëhet vetëm nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, por edhe nga investitorë të tjerë shumë të respektuar, ka angazhuar pesë nga arkitektët më të mirë në botë sot:
Kengo Kuma nga Japonia, Bjarke Ingels nga Danimarka, Emre Arolat nga Turqia, K-Studio nga Greqia, Jean Nouvel nga Franca. Këta po punojnë së bashku me inxhinierë të nivelit më të lartë për mjedisin dhe specialistë të ndikimit social. Ndërkohë është angazhuar edhe një nga kompanitë më të mëdha konsulente për vlerësimin e ndikimit mjedisor.
Sepse sfida nuk është të ndërtohet një qytet. Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove. Sfida është të provohet se zhvillimi dhe natyra jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por se natyra dhe zhvillimi kanë nevojë për njëra-tjetrën.
Njerëzit meritojnë të jetojnë në një lloj tjetër mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën dhe njëkohësisht t’i tregojnë respekt. Pra, projekti ende nuk ekziston. Vlerësimi i ndikimit mjedisor është ende duke u kryer. E kuptoni? Dhe më lini të përfundoj.
Gazetarja: Po ju dëgjoj, zoti Kryeministër.
Edi Rama: Më lini të përfundoj, sepse ju përmendët Politico dhe thatë se ka një hetim antikorrupsion. Ky është lajm i rremë. Hetimi ka të bëjë me një nga pronarët e tokës. Është tokë private dhe një nga pronarët e ka shitur pronën, e cila është blerë përmes transaksioneve bankare krejtësisht transparente.
Hetimi është për atë çështje. Nuk është për investimin. Nuk është për projektin. Nuk është për Kushnerin. Nuk është për Trumpin. Nuk është për asgjë nga ato që po hidhen në këtë përzierje për të krijuar lajmin sensacional se Shqipëria është një vend ku po vrasim flamingot.
Sepse sfida nuk është të ndërtohet një qytet. Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove. Sfida është të provohet se zhvillimi dhe natyra jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por se natyra dhe zhvillimi kanë nevojë për njëra-tjetrën.
Njerëzit meritojnë të jetojnë në një lloj tjetër mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën dhe njëkohësisht t’i tregojnë respekt.
Pra, projekti ende nuk ekziston. Vlerësimi i ndikimit mjedisor është ende duke u kryer. E kuptoni? Dhe më lini të përfundoj.
Gazetarja: Faleminderit zoti Rama!

Foto: Edi Rama
Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës së tij Rama u përplas edhe me gazetaren e cila e pyeste vazhdimishtë për projektin, ndërsa kryeministri thekson se nuk ka asnjë projekt dhe këto janë lajme të rreme.
Edi Rama: Dëgjoni, faleminderit që e shfaqët atë video, sepse ajo është pikërisht portreti i dikujt që është i keqinformuar ose pjesë e atyre që keqinformojnë. Sepse, para së gjithash, nuk ka asnjë projekt. Ai po flet për një projekt që nuk e ka parë askund tjetër përveçse në imazhe të rreme të krijuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale në Shqipëri, sepse ne jemi në një luftë hibride. Sa i përket projektit…
Gazetarja: Pra, vetëm për ta sqaruar, projekti nuk do të vazhdojë?
Rama: Përsëri, nuk ka ende një projekt. Nuk ka një projekt.
Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, zoti Kryeministër, por po përpiqem të sqaroj…
Rama: Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?
Gazetarja: Dua t’ju dëgjoj, por po përpiqem të sqaroj për shikuesit tanë. Ju po na akuzoni për lajme të rreme dhe po përpiqem të kuptoj nëse projekti vazhdon apo është ndalur. Sepse, sipas raportimeve të Politico, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit në Shqipëri ka nisur një hetim për këtë projekt. Si mund të vazhdojë projekti në këto kushte?
Rama: Përsëri, ju nuk doni të dëgjoni. Është shumë e qartë për mua. Nuk po ju sulmoj. Po ju them të vërtetën. Dhe derisa të më tregoni projektin, duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt.
Për të krijuar këtë projekt, grupi që nuk përbëhet vetëm nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, por edhe nga investitorë të tjerë shumë të respektuar, ka angazhuar pesë nga arkitektët më të mirë në botë sot:
Kengo Kuma nga Japonia, Bjarke Ingels nga Danimarka, Emre Arolat nga Turqia, K-Studio nga Greqia, Jean Nouvel nga Franca. Këta po punojnë së bashku me inxhinierë të nivelit më të lartë për mjedisin dhe specialistë të ndikimit social. Ndërkohë është angazhuar edhe një nga kompanitë më të mëdha konsulente për vlerësimin e ndikimit mjedisor.
Sepse sfida nuk është të ndërtohet një qytet. Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove. Sfida është të provohet se zhvillimi dhe natyra jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por se natyra dhe zhvillimi kanë nevojë për njëra-tjetrën.
Njerëzit meritojnë të jetojnë në një lloj tjetër mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën dhe njëkohësisht t’i tregojnë respekt. Pra, projekti ende nuk ekziston. Vlerësimi i ndikimit mjedisor është ende duke u kryer. E kuptoni? Dhe më lini të përfundoj.
Gazetarja: Po ju dëgjoj, zoti Kryeministër.
Rama:
Më lini të përfundoj, sepse ju përmendët Politico dhe thatë se ka një hetim antikorrupsion. Ky është lajm i rremë. Hetimi ka të bëjë me një nga pronarët e tokës. Është tokë private dhe një nga pronarët e ka shitur pronën, e cila është blerë përmes transaksioneve bankare krejtësisht transparente.
Hetimi është për atë çështje. Nuk është për investimin. Nuk është për projektin. Nuk është për Kushnerin. Nuk është për Trumpin. Nuk është për asgjë nga ato që po hidhen në këtë përzierje për të krijuar lajmin sensacional se Shqipëria është një vend ku po vrasim flamingot.
Komente










BEN MIRE TE ANULLONI ATE RESORT SE KE PER TJA FUT VETES ......ATO HORMONET NEPER SPITALE HIQI....THIRRI MENDJEN OOOOOO KRYEMINISTER SE DO IKESH SHUM SHPEJT
PërgjigjuZ Rama perpara mbahu fort per te miren e shqiperise. Sic kane bere per shume projekte derr derr, do ta mbyllin gojen shume shpejt.
PërgjigjuTANI qeveritare te PS largohuni nga zverneci e sazani .,,.dhe filloni te riparoni gabimet qe i keni krijuar vete..TURIZMIT,,.shembni te gjitha pallatet ne durres..golem ,,,,shengjin...dhe vlore.qe jane ne plazh,,.dhe aty filloni te beni resorte e hotele me 5 yje....pra filloni te shlyeni demin qe i keni krijuar popullit..shqiptar..n.q.s.nuk dini ta beni..jepni doreheqjen.....
PërgjigjuAjo zone qe thua ti tashme eshte e pa rehabilitueshme sepse eshte betonizuar e gjitha or teeeejjjjj
RINIA DHE POPULLI SHQIPTARE TE NGRIHET KUNDER PROJEKTIT TE SAZANIT DHE ZVERNECIT...SEPSE EPSHTAINET E BOTES GJETEN KETE TOROLLAKUN TONE..OSE SIC THOTE BELINDA BALLUKU KETE PALLOSHIN E GJATE' PER TE BERE BORDELLO NE SAZAN E ZVERNEC....PO PSE PER KETE ISHIM MANGUT NEVE....INVESTIME NE TURIZEM TE BEHEN JASHTE ZONAVE TE MBROJTURA...DHE VETEM HOTELE DHE RESORTE...JO VILA....VILAT NUK NA DUHEN NEVE....SEPSE ATO NA ZEJNE TOKEN PER HOTELET...MJAFT TE SHKOSH TEK GJIRI I LALEZIT DHE SHIKON QE KA 2-3 HOTELE DHE MIJERA VILA...NE ME TURIXMIN DO MBAHEMI DHE TURIZMI BEHET ME HOTELE DHE RESORTE....EDHE KY PROJEKT NE ZVERNEC. .KA VETEM VILA..NUK JSM 100% I SIGURTE,,,.QYSH KETU EDI RAMA DUHEJ TI VINTE KRYQIN....JO TA ULI KOKEN SE NA QENKA IVANKA....
PërgjigjuSi ka mundesi ky qyrrosh me shokë rrumpalle drejtojne Shqipërine ? Nese je dyshues per dike (Ramen 1-2-3-4) ne kete rast mjafton te shohesh me ke shoqerohet! Nje koker mut muti e ka kthyer popullin me te vjeter ne Europe ne vasal dhe tinezar! Shume kot na del kudo na lodhi
Përgjigju