TIRANE- Shpopullimi i Shqipërisë është një nga kauzat kryesore të opozitës PD-LSI dhe sidomos të Presidentit Ilir Meta, i cili akuzon qeverinë se ka larguar shqiptarët nga vendi tyre për shkak PPP-ve, krimit, favorizimit të oligarkëve etj., ndërsa i ka shpallur zgjedhjet e 25 prillit 2021 një referendum kundër Edi Ramës. Por, të dhënat zyrtare jo vetëm rrëzojnë kauzën dhe propagandën opozitare me rrudhjen e popullsisë, por identifikojnë qeverinë Berisha-Meta gjatë periudhës 2009-2013, si përgjegjësen kryesore për shpopullimin e vendit. Të dhënat e INSTAT konfirmojnë uljen e popullsisë në Shqipëri për shkak të emigracionit dhe uljes së lindjeve, dhe rënia më e madhe e popullsisë rezulton pikërisht në vitet 2009-2003, kur Shqipëria është qeverisur nga partitë me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Në vitin 2009, sipas INSTAT, popullsia në Shqipëri ishte 3,170,048 banorë. Në vitin 2013, numri i popullsisë në Shqipëri ishte 2.897.366 banorë, pra 272 682 banorë më pak. Në mes të vitit 2013 në Shqipëri ndodhi rotacioni politik, ku në pushtet erdhi koalicioni PS-LSI. Në vitin 2017 kur Edi Rama largoi LSI nga qeveria dhe fitoi i vetëm zgjedhjet, numri i popullsisë në Shqipëri ishte 2.876.591 banorë, pra 20 775 banorë më pak. PD-LSI pretendojnë se gjatë periudhës 2017-2020 Shqipëria është shpopulluar për shkak të qeverisjes. Por, sipas të dhënave të INSTAT, numri i popullsisë në Shqipëri në 1 janar 2020, është 2.845.955 banorë, pra 30 636 banorë më pak.
Të dhënat përputhen edhe me statistikat e emigrantëve ekonomikë që ka prodhuar Shqipëri çdo vit, pra personat që janë larguar nga vendi kryesisht për arsye ekonomike. Kulmi i të larguarve rezulton sërish gjatë qeverisjes PD-LSI. Vetëm gjatë periudhës trevjeçare 2011-2013, janë larguar nga Shqipëri 156 mijë shqiptarë. Pas vitit 2013, numri i emigrantëve ka rënë ndjeshëm deri në 38 mijë në vitin 2018. Të dhënat jo vetëm rrëzojnë kauzën e PD-LSI, por i veshin në të njëjtën kohë me përgjegjësinë kryesore për uljen e numrit të popullsisë.
Ndërkaq, sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 1.5 milionë shtetas shqiptare janë jashtë territorit, ose rreth një e treta e popullsisë së vendit. Shumica e ndodhen në Itali (448 407) dhe Greqi (356 848) , megjithatë me një tendencë në rritje në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe në Amerikën e Veriut dhe në Kanada. Emigracioni nga Shqipëria nxitet kryesisht nga arsye ekonomike, si papunësia dhe përpjekja për kushte më të mira jetese. Sipas INSTAT-it, pesë faktorë vlerësohen që ndikojnë aktualisht në emigracionin drejt BE-së, të cilët përfshijnë: mundësinë për të punuar jashtë vendit (84%), bashkimin familjar (4.6%), ndjekur nga papunësia në Shqipëri (4.2%), mundësinë për të studiuar jashtë vendit (3.5%) dhe faktorë të tjerë (3.6%).
Ndryshimi i popullsisë në Shqipëri nga viti 2008-2020
Viti 2008 popullsia ishte 3,170,048 banorë
Viti 2009, popullsia ishte 3,194,417 banorë
Viti 2010 popullsia ishte 3 195 000 banorë
Viti 2011, popullsia ishte 2.831.741 banorë
Viti 2012 popullsia ishte 2.815.749 banorë
Viti 2013 popullsia ishte 2.897.366 banorë
Viti 2014 popullsia ishte 2.895.947 banorë
Viti 2015 popullsia ishte 2 893 005 banorë
Viti 2016 popullsia ishte 2.875.592 banorë
Viti 2017 popullsia ishte 2.876.591 banorë
Viti 2018, popullsia ishte 2.870.324 banorë
Viti 2019 popullsia ishte 2.862.427 banorë
Viti 2020 popullsia ishte 2.845.955 banorë
Numri i emigrantëve sipas vitit
Viti 2011, 55 162 të larguar
Viti 2012, 52 307 të larguar
Viti 2013, 49 425 të larguar
Viti 2014, 46 525 të larguar
Viti 2015, 41 443 të larguar
Viti 2016, 32 532 të larguar
Viti 2017, 39 905 të larguar
Viti 2018, 38 703 të larguar
Numri i të largurave çdo vit sipas INSTAT
Popullsia ne 2009
Popullsia ne 2013
nuk e kuptoj dmth, si ka mundesi qe ju si media, ne parim e pavarur, jeni kaq e varur. parregullsite dhe negativiteti i te gjithe qeverive, por e kesaj me e theksuar, ju tentoni ta mbuloni me pallavra dhe te paverteta. kam respekt per shqiptarja.com por kohet e fundit po silleni si satelit i ps, nderkohe qe nuk duhet te ishit satelit te asnjeres pale.
PërgjigjuDuhen marre ne konsiderate dhe politikat e BE qe nuk pranojne dhe kthejne shume emigrante.Po te mos ishin keto masa shternguese,numri I emigranteve mund te ishte me I madh.
PërgjigjuTë gjithë kanë faj asnjë nga politikanët tanë nuk mund të jetë jashtë loje kemi nga 30 vite duke bredhur nëpër rrugët e botës me investimet që kanë sjellë emigrantët qfare është bëre?
PërgjigjuPse ka instat? Ose me sakte e beson kush?
PërgjigjuMblidhi pak numrat 2013-2018 dhe sa dalin ? 30 mije apo 250 mije! Pa folur per 2019-2020 qe me nje logjike te thjeshte i bie rreth 80-100 mije. Ne total rrefth 350 mije. Me kaq numra prape INSTAT 2.8 i del popullsia.
PërgjigjuNuk keni faktorizuar ketu numrin e lindjeve dhe vdekjeve. Lindjet jane mesatarisht nga 30,000 ne vit dhe vdekjet nga 20,000 ne vit. Pak a shume cdo vit numri total I popullsise shtohet me nga 8,000 deri ne 10,000. Dmth ne 10 vjete qeverisje numri real i totalit te populsise duhet te ishte nja 3,000,000.