Senaca e radhës paraprake ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe të pandehurve të tjerë, u shty këtë të hënë, dhe u caktua nga Gjykata e Posaçme, që e radhës, të mbahet më 19 janar

Shkak u bë mungesa e avokatëve të Veliajt, dhe fakti që kryebashkiaku nuk u shoqërua në kohë nga paraburgimi i Durrësit për në seancën në Tiranë, e cila ishte caktuar të niste në orën 09.00

Një reagim zyrtar erdhi nga Drejtoria e Burgjeve ku thuhet se  mjetet e policisë kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit, por Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se ishin me vonesë.

"Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar", thuhet në reagim.

Erion Veliaj ka kërkuar nga gjykata sigurimin e kushteve për tu njohur fizikisht me dosjen hetimore prej afro 60 mijë faqesh. Kësaj kërkese GJKKO i është përgjigjur se avokatëve të kryebashkiakut i është vënë në dispozicion nëpërmjet avokatëve USB me dosjen hetimore, por Veliaj thotë se nuk mund ta lexojë, pasi në qeli nuk lejohen pajisjet elektronike.

Sakaq, Veliaj në seancën e fundit të zhvilluar më 12 dhjetor, përjashtoi nga mbrojtja e tij avokatin Artan Gjermeni, pasi kërkesa e këtij të fundit drejtuar gjykatës që Veliaj të mos qëndrojë brenda kafazit të qelqtë gjatë seancave, u refuzua.

Rrjedhimisht gjykata i caktoi një avokate kryesisht Valentina Teodoresku, e cila për të përgatitur mbrojtjen duhet të studiojë 60 mijë faqet.

SPAK e akuzon Veliajn për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv e shpërdorim detyre, akuza që kryebashkiaku i ka mohuar, ndërsa procesin e ka vlerësuar të pabazuar në prova.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:02
Burgjet: Nuk penguam zhvillimin e seancës për Veliajn, shkuam në kohë për ta marrë nga ambientet e burgut

1766679407_erionveliaj.jpg

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pasi në GJKKO u shty seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi ky i fundit nuk u paraqit dhe avokatët pretenduan se furgoni për ta shoqëruar shkoi me vonesë.  

Drejtoria e Burgjeve thotë se mjetet e policisë kanë qenë në kohë në ambientet e paraburgimit, por Veliaj ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se ishin me vonesë.

“DEKLARATË PËR SHTYP

Në lidhje me reagimet e publikuara në media mbi pretendimet për moszbatimin e orarit të transferimit të shtetasit E. V drejt GJKKO-së, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se këto pretendime janë të pavërteta.

Forcat e Policisë së Burgjeve, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kanë njoftuar në kohë shtetasin E.V. për përgatitjen dhe nisjen drejt seancës gjyqësore. Mjetet e Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishme në ambientet e IEVP-së në kohën e parashikuar. Në momentin e njoftimit, shtetasi E.V. ka refuzuar të dalë, duke pretenduar se mjeti i Policisë së Burgjeve ishte vonuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se për çdo vonesë apo ndryshim orari, kancelaria e gjykatës njoftohet zyrtarisht dhe se nga ana jonë nuk ka pasur asnjë pengesë për zhvillimin normal të procesit gjyqësor.