Si bëhet verifikimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti? (VIDEO)

TIRANË- Report TV ka ndjekur nga afër verifikimet e kryera në disa banesa në Marikaj nga Instituti i Ndërtimit, të cilat janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të së shtunës.

Një bllok pallatesh në këtë zonë ka pësuar plasaritje i tëri, por sipas drejtorit të Institutit Agron Hysenlliu, vetëm disa dhoma të apartamenteve paraqesin rrezikshmëri dhe se pjesa më e madhe e tyre kanë vetëm plasaritje suvash.

“Rrezikshmëri paraqet vetëm ajo faqja që po shikonim atje. Dhe ajo faqe nuk mban struktura që të mbaj peshën lart por kur e kanë bërë objektin duhet të kishin bërë një tra që të lidhte të dyja pjesë. Lidhja e objektit nuk është bërë në bazë të kushtit teknik, dhe nuk është përdorur tulla e plotë por vetëm 5 cm. Ndodh gjë edhe po të rrijë ashtu, por duhet rregulluar se është strukturë mbyllëse” u shpreh Hysenlliu.

Ndërkohë nga ana tjetër banorët teksa tregojnë edhe një herë momentet e frikës që kanë kaluar gjatë tërmetit 5.8 ballë, theksojnë se nuk ndjehen të sigurt në banesat e tyre.

“Me këto dy plasaritje në hyrjen kryesore unë nuk jam i sigurt. Kam edhe dy jetime në shtëpi dhe nuk mund t'i mbaj këtu”.

“Unë kam jetuar edhe me Gërdecin dhe më është dukur njëlloj. Dhe akoma edhe sot nuk më besohet kur shtrihem, jemi bërë me hije”.

“E pash çdo gjë me sytë e mi dhe thash ky është fundi ynë. Kemi ndenjur jashtë, na ka marrë një komshi atje poshtë”.

“Rrimë me frikë, sa herë njoftohemi për tërmet dalim nga shtëpia’’.

“Pas verifikimit të të gjithë banesat e raportuara si të dëmtuara nga vetë qytetarët, inxhinierët do të bëjnë edhe vlerësimin monetar për dëmin e shkaktuar”, shprehen banorët.

Pas verifikimit të të gjithë banesat e raportuara si të dëmtuara nga vetë qytetarët, inxhinierët do të bëjnë edhe vlerësimin monetar për dëmin e shkaktuar.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj