Si u krijua kartoteka e policisë kriminale në vitin 1932

Si u krijua kartoteka e policisë kriminale në vitin 1932

Një nga detyrat e xhadarmërisë dhe organeve policore në vitet 30 krahas sigurimit të rendit e qetësisë publike ishte edhe skedimi i personave me prirje kriminale. Kjo bëri që në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë, e cila ishte organizuar nga dy gjeneralë britanikë, të krijohej një “database” i përgjithshëm. Në gjuhën policore kjo njihet si kartoteka e policisë kriminale.

Më 22 prill 1932, komandanti i përgjithshëm i xhandarmërisë, major Shefki Shatku shpërndau një qarkore mbi kartelën biografike të keqbërësve. Ai urdhëroi të gjitha komandat e qarqeve për t`i plotësuar ato me të dhëna të detajuara personale. Këtu bënin pjesë përveç emrit dhe gjeneraliteteve edhe fotografia, gjumët daktiloskopike, ngjyra e syve dhe e flokëve, gjatësia etj. “Letërza biografike” ose kartela e kontigjentit kriminal do të ruhej në Kartotekën e Përherëshme të Policisë Gjyqësore, e cila do të krijohej pranë Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë.

Kjo kartelë do të plotësohej e pasurohej vazhdimisht me të dhënat që organet e xhandarmërisë dhe Zyra Sekrete do të mblidhte nga mbikqyrja e këtyre personave. Për plotësimin e saj komandat e xhandarmërisë u pajisën me disa instruksione, sipas të cilave, përveç të dhënave personale të kontigjentit, përshkruheshin edhe lidhjet apo tendenca e tyre për veprimtari të ndryshme kriminale.

Një skedim i tillë i ngjashëm me atë të ditëve të sotme, i ndihmoi organet policore për të rritur shkallën e zbulueshmërisë. Kështu, duke njohur prirjen e kontigjentit kriminal në një fshat, qytet apo lagje, kur ndodhte një vjedhje, grabitje apo vrasje dyshimet e para binin mbi personat e skeduar.

Në vitet 20-30 filloi jo vetëm përkthimi dhe miratimi i kuadrit ligjorë për organet policore, por edhe kualifikimi i disa drejtuesve me përvojë në fushën e kriminalistikës. Në këtë periudhë u aplikuan metodat e para moderne në luftën kundër krimit. Kjo bëri që të afirmoheshin disa drejtues me prirje të veçanta si dedektivë, të cilët, komandoheshin sa herë që kishte ngjarje të rënda krimnale.

Nuk duhet harruar që edhe ekzistenca e krimit të organizuar i ka fillesat në këtë periudhë. Kjo për shkak të pozitës gjeografike që kishte shtetit shqiptar, e cila favorizonte të gjitha llojet e kontrabandës.

Po të studiohej kartoteka dhe skedat e personave me prirje kriminale gjatë këtyre viteve, do të vihej re se kategori të caktuara krimi kanë predispozitë gjenetike. Kjo do të thotë se disa lloje “zanatesh” edhe trashëgohen.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?