Simbolet /E vërteta e frizit në
fasadën e Muzeut Historik Kombëtar 

Simbolet /E vërteta e frizit në<br />fasadën e Muzeut Historik Kombëtar 
Kati i parë i Muzeut Historik Kombëtar, i veshur me gur të zi që quhet gabro, ndahet nga kati i dytë me një shirit te bardhë dekorativ, që qarkon pa ndërprerje të gjithë ndërtesën. Jo shumë kohë më parë kam lexuar diku se ky shirit është vendosur artificialisht për të treguar supremacinë e socializmit. Edhe fantazia, si edhe në këtë rast, ka të drejtën e saj, por të kufizuar në idenë aluçinacioniste të fantazistit.
Duke qenë pjesë e grupeve të punës që u angazhuan për ndërtimin e muzeut kam patur rastin të bisedoj me shumë specialistë të fushave të ndryshme dhe të njihem me mendimet e tyre. Duhet thënë se idetë e ndërtimit të Muzeut Historik Kombëtar ishin në zhvillim të vazhduar. Ide të reja, që lindnin gjatë përfyrytimit të tërësores së muzeut të përfunduar, diskutoheshin dhe zbatoheshin në se miratoheshin në një këndvështrim më të përparuar.
As që ishte projektuar që ndërtesa e muzeut të qarkohej nga frizi, që është edhe sot. Ideja u dha nga skulptori Dhimitraq Miho. Dhimitraqi, apo Taqua siç e thërrisnim shkurt, thom e thërrisnim sepse ai sot nuk është më, kishte nje përvojë të madhe dhe të suksesshme për relievet e realizuara në beton. Dhe ai përfytyroi frizin si një shirit që do të zbuste ndarjen e egër të dy kateve të para.
Një ditë ma shpjegoi idenë e tij. Ishim në hapsirën midis Hotel “Tirana” dhe ndërtesës së muzeut. “Nuk shkon kështu!”- më tha. E kishte biseduar edhe me arkitektët e projektimit të ndërtesës, por nuk bindeshin në zgjidhjen e dhënë nga Taqoja. Dhe ishte i mërzitur. Por mbas shumë diskutimeve arriti të gjente një shteg inteligjent: le të bënin një provë! Prova do të bëhej në pjesën e prapme të muzeut, pikërisht aty ku është hyrja, dhjetë metra vend, sa për të demonstruar idenë. Dhe u miratua menjëherë dhe u realizua.
Frizi prej betoni me çimento të bardhë është i mbushur me medalione të ndryshme, që edhe përsëriten, të cilët tregojne skematikisht historinë e Shqipërisë, duke filluar nga periudha ilire, e deri në vitet e socializmit. Aty shikon përkrenaren dhe heshtën, luftën për pavaresi, epokën e Skënderbeut, librin, pra arsimin, motivet në artin popullor, muzikën, mbrojtjen, ndërtimin industrial në kohën e komunizmit, bujqësinë, Luftën Nacional-Çlirimtare, shkencën, etj…
     Sadoherë që ta shikosh ai qëndron aty i harmonizuar plotësisht me ndërtesen, duke i a rritur vlerën arqitekturore. Parafytyrojeni ndërtesën pa atë friz, duket teknike, pa ndjesinë që i shton arti. Sepse në fund të fundit ai friz është vepër arti. Përse të mos quhet frizi Dhimitraq Miho? A nuk do të ishte një kuriozitet më tepër për historinë e arkitekturës, një njohuri, një mësim i imponuar butë nga vepra e artit dhe një kuriozitet më shumë për vizitorët e huaj

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime