Simeone pranë rinovimit me Atletico Madrid, shtyhet kalimi te Interi

Simeone pranë rinovimit me Atletico Madrid, shtyhet kalimi te Interi

Diego Simeone

Diego Simeone gjatë 2 viteve të fundit është shprehur shpesh se një ditë do të marrë drejtimin e Interit, skuadër tek e cila është aktivizuar edhe si futbollist dhe ka kujtime shumë të bukura, megjithatë mbrritja e argjentinasit në Milano do të shtyhet edhe për disa vite.

Kjo pasi aktualisht Simeone është i lumtur te Atletico Madrid dhe është gati të rinovojë kontratën me Los Colchoneros. Lajmin e ka konfirmuar “AS”, që raporton se si përfaqësuesit e teknikut argjentinas, gjatë orëve të fundit kanë arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit të Atletico Madrid, për një rinovim, që do ta zgjaste kontratën mes palëve edhe për një vit tjetër.

Kështu, skadimi i kontratës, i parashikuar të ndodhte në vitin 2020, tashmë do të ndodhë një vit më pas, në 2021. I njëjti burim informacioni zbulon edhe detajin që ndikoi fuqishëm në këtë marrëveshje rinovimi. Sipas “AS”, është pikërisht blerja e Alvaro Moratas nga ana Atletico Madrid, një transaksion që pritet të zyrtarizohet, faktori që ndikoi në rinovimin e Simeone-s.

Tashmë “Colchoneros” po presin fillimin e muajit shkurt, për të njoftuar zyrtarisht rinovimin e atij që tashmë është trajneri historik i Atletico Madrid.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë

Meta jep porositë e fundit para Konventës: Të gjithë si Tedi Blushi! Ashtu bëhet opozitë