Sindikatat-qeverisë : Gratë në fasoneri punojnë në kushte të vështira, të pajisen me status

Rreth 100 mijë gra dhe vajza që punojnë në sektorin fason prej vitesh janë të keqpaguara dhe të shfrytëzuara, teksa askush nuk ngre zërin për problemet më të cilat përballen këto gra, të cilat vijnë nga familje me probleme të theksuara ekonomike.

Muajt e fundit janë shënuar disa raste të helmimit në masë të grave që punojnë në fasoneri, kryesisht në Durrës dhe sot që flasim asnjë prej atyre fasonerive nuk është mbyllur dhe ndëshkimet kanë qenë sporadike.

Në  prag të 8 marsit Konfedeara e Sindikatave të Shqipërisë i propozon qeverisë miratimin e një statusi të veçantë për punonjëset fasone, kur parashikohet që paga minimale për gratë dhe vajzat që punojnë në këtë sektor të jetë 30 mijë lekë.

Anisa Subashi zv Presidente e Sindikatës shprehet se statusi parashikon edhe të tjera përfitime për gratë që punojnë në këtë sektor,ku sipas saj nuk mungon informaliteti.  

“Prej vitesh gratë që punojnë në fasoneri janë të diskriminuara, si në paga dhe në trajtim, pasi në ne shume raste kryesisht ne rrethe si Devolli Kruja apo Lezha pronarët nuk u paguajnë as pagën minimale. Ne kemi vizituar një pjesë të fasonerive në të gjithë vendin dhe janë vetë gratë fasone që na thonë se bankë u kalojnë 26 mijë lekë dhe i detyrojnë të kthejnë një pjesë të parave. Ne kërkojmë që qeveria për gratë që punojnë në sektorin fason, shumica e të cilave vijnë nga familje me probleme të theksuara të hartohet dhe miratohet një status i veçantë. Në kërkojmë që paga minimale për gratë që punojnë në këtë sektor të jetë 30 mijë lekë. Në kërkojmë që gratë që punojnë në fasoneri të ketë prioritet sa i përket strehimit social nga ana e Bashkisë, fëmijët e tyre në shkollë të mesme ose në shkollë të lartë jashtë rrethit ku jetojnë të trajtohen me bursë. Pronarët e fasonerive të detyrohen të paguajnë rregullisht sigurimet shoqërore, të mundësojnë sigurinë në punë dhe kontroll shëndetësor. Janë shënuar disa raste të helmimit masive nëpër fasoneri kryesisht në Durrës dhe përgjegjësit nuk kanë marrë ndëshkimin e merituar. Ne kemi kërkuar të na vihen si ne dhe medias në dispozion edhe shkaqet e helmimit të këtyre grave”, shprehet Subashi.

Prej vitesh sektori fason është përhapur kryesisht në zonat rurale të qyteteve kryesore të vendit. Madje janë edhe partitë politike që kanë propaganduar si sukses zhvillimin e këtij biznesi por shumë pak flitet për pagesat e ulëta, mospagesat e orëve shtese, mungesën e kontratës kolektive.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 07/03/2019 21:26

    Gruaja ne shoqerine shqiptare eshte forca kryesore ekonomike dhe shoqerore. Duke ju referuar zonjes subashi duante them qe zonja po deliron. Fasoneria si sektor ne asnje vend te botes nuk ka nje status te vecante. Zonja subashi po ngaterron çorben me revani. Po ben sindikalizem, politike apo tallesh? Ne rast se nji sektor ka probleme me helmimet e vazhdueshme kjo eshte pergjegjesi e punedhenesit dhe e shtetit qe nuk kontrollon. Nuk ka ndodh ndonjehere ne itali dhe greqi te helmohet kush. Te kontrollohen kushtet e punes dhe sigurimit teknik. Kjo eshte zgjidhja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan