Skandali i lirimit të trafikantit super të kërkuar në Kukës, prokuroria, policia dhe opozita heshtin

Dy muaj e gjysmë pas skandalit të lirimit të trafikantit të dënuar me 7.4 vite burgim Naser Gashi nga Policia e Kukësit me urdhër të Prokurores asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk kanë reaguar. Skandali u denoncua ekskluzivisht nga Shqiptarja.com dy ditë më parë  (Lexo këtu). 

Report Tv ka kontaktuar me Prokurorinë për Krime të Rënda, duke i kërkuar edhe zyrtarisht një përgjigje, por ende asnjë reagim. Gjithashtu informacion është kërkuar edhe nga Ministria e Brendshme nga ku varet Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave që duhet të hetojë skandalin në polici, por edhe ky institucion hesht.

Në rrugë të tjera Report Tv ka mësuar se deri më tani nuk është marrë asnjë masë, ndërsa trafikanti Naser Gashi viojn të jetë i lirë. I vetmi organ që ka reaguar përciptas, pas kërkesës tonë ka qenë Prokuroria e Përgjithshme, e cila është shprehur se Naser Gashi nuk duhej të lirohej. Ndërkaq, për asnjë nga personat që kanë firmosur procedurën e lirimit të tij nuk është marrë masë. As nga Prokuroria e Përgjithshme apo Krimet e Rënda nuk ka një informacion nëse janë marrë masa apo është hetuar prokurorja që firmosi urdhrin, si dhe as nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave nuk ka një rezultat hetimi apo mase për efektivët e policisë që i dhanë lirinë supertrafikantit të dënuar nga Krimet e Rënda. 

Naser Gashi, kërkohej nga drejtësia Shqiptare pasi ishte dënuar me 7.4 vite burgim. Mbrëmjen e 17 tetorit 2018, Gashi së bashku me shokun e tij Ron Nimani, kanë tentuar të dalin nga Shqipëria në Kosovë, me një makinë "Audi" duke përdorur pikën e kalimit kufitar Morinë. Pikërisht në këtë pikë kufitare, ata i janë nënshtruar kontrolleve, ku Gashi ka paraqitur dokumente identifikuese me emrin Saimir Bula. Si pasojë e dyshimeve të ngritura mbi këto dokumenta, është vendosur nga policia kufitare që kosovari të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Kukës, ku t’i nënshtrohet identifikimit nëpërmjet gjurmëve të gishtave.

Por edhe pse u bë identifikimi që personi i shoqëruar nuk ishte Saimir Bula por i shumëkërkuari Nazër Gashi, me një urdhër të dyshimtë Prokurorja ka firmosur urdhrin e lirimit të menjëhershëm, vendim i cili u ekzekutua nga Policia në datë 18 tetor. Si për ndalimin por edhe për lirimin e trafikantit, Policia e Kukësit nuk dha asnjë njoftim për mediat, duke e nisur që në atë kohë fshehjen e kësaj ngjarjeje. 

Skandali i nxjerrjes nga qelia të trafikantit Gashi, madje edhe duke i kthyer pasaportën dhe kartën e identitetit kosovare të falsifikuar me emrin “Saimir Buli”, ka bërë “kurban” der tani vetëm zv/drejtorin e hetimit në Drejtorinë e Kukësit Shkëlqim Pepkolaj, i cili prej 1 muaj e gjysëm është pezulluar nga detyra, duke u vënë në procedim disiplinor. Në fakt Pepkolaj nuk ka përpiluar asnjë dokument për dosjen e Naser Gashit, por fakti që ai një muaj pas lirimit të Gashit ka filluar të hetojë të gjithë procedurën dhe ka nxjerrë zbuluar veprimet e kundraligjshme të disa drejtuesve të policisë Kukës, e ka pësuar vetë në shpinë, pasi shefat në drejtorinë qëndrore, janë munduar t’i mbyllin gojën për këtë skandal, duke e pezulluar nga detyra që prej muajit dhjetor 2018.

Gjatë verifikimeve të kryera nga Report TV mësohet se kosovari Naser Gashi, i cili prej qershorit 2013 vijon të jetë person në kërkim ndërkombëtar pasi rezulton se me vendimin nr. 41 të datës 13 qershor 2013 është dënuar me 11 vite burg për akuzën e “Trafikut të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gashi ka përfituar ulje dënimi duke u dënuar përfundimisht me 7.4 vite burgim.

Gashi është orvatur të marrë pafajësi në Gjykatën e Lartë, por çështja e tij nuk është pranuar të gjykohet, duke lënë në fuqi dënimin e dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda. Gashi ka qëndruar në arrati duke u fshehur nën identitetin e shtetasit Kosovar Saimir Buli, ku me këtë emër ka hyrë disa herë në Shqipëri. Por veç institucioneve që nuk hetojnë rastin dhe të vënë para drejtësisë përgjegjësit, e habitshëm është edhe heshtja e opozitës, që në raste të ngjashme kanë kërkuar deri në shkarkim ministri e titullarë institucionesh.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi: 29/01/2019 18:25

    Uauuu cfare titulli...shqiptarja qe evokon opoziten per ndihme...edhe ju i humbet shpresat te qeveria???sa i perket drejtesise kerkojini llogari kesaj te rese qe i keni bere frask akoma pa bere asgje...

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 29/01/2019 18:19

    Kjo tregon se gjitha partit jan te zhytura ne krim dhe nuk flasin...kur i kan kriminelet te perbashket heshtiin te gjith horat...PD..LSI...PS

    Përgjigju
  • Tina: 29/01/2019 17:39

    E harruat DH Albania, po merreni me nje cope prokurore, pa lidhje politike dhe bjeri ti biem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët