Sondazhi në Report TV/ 70% e qytetarëve nuk duan shtyrjen e zgjedhjeve

Sondazhi në Report TV/ 70% e qytetarëve nuk duan shtyrjen e zgjedhjeve

Opozita e bashkuar do të mblidhet në protestën e 6 kombëtare, ku synohet largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe një qeveri tranzitore që do të mundësonte, sipas tyre zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ditëve të fundit në fjalimin e liderit demokrat është artikuluar edhe kërkesa për shtyrjen e zgjedhje. Teksa mazhoranca shprehet e hapur për dialog, por pa negociuar 30 qershorin, presidenti Ilir Meta ka ofruar mandatin e tij madje është i gatshëm që të shtyjë zgjedhjet, nëse mes palëve ka konsensus politik.

Nisur nga zhvillimet politike në vend, Report Tv dhe Shqiptarja.com ka pyetur qytetarët nëse janë dakord për shtyrjen e datës e zgjedhjeve. Sondazhi është hapur në orën 06:00 në emisionin e mëngjesin "Shtypi i ditës dhe Ju" me gazetarin Andi Kapxhiu. Përgjatë katër orëve, kanë marrë pjesë në votim 3100 persona, nga të cilët 70% e tyre nuk duan që zgjedhjet vendore të shtyhen, e ndërsa 30% e tyre kanë votuar pro.

Në faqen zyrtare të Report Tv, sondazhi vijon të jetë i hapur, ku mund të vazhdoni të votoni.
 


Rezultati i votimeve në sondazhin e Report Tv

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gani G.: 25/05/2019 20:57

    Jooooo!Pse?

    Përgjigju
  • RAMA: 25/05/2019 14:57

    me falni per kendet e femijeve per policine e shtetit per drejtesine qe dua tu sjell per hapjen e negociatave me be gjithashtu po me late te punoj,por mesa shoh dashkeni pisllik analfabetizem hajduteri dhe le ta bejme europen si shqiperia .kush e ka kete koke aty te rrije rrugeve .nuk jane gjith shqiptaret njesoj ka edhe nga ata qe kane tru ne koke per fat .u dashka nderruar gazi lotsjelles me plumba per disa se nuk e kuptojne ndryshimin.mendja eshte gje e madhe ne fakt

    Përgjigju
  • Eda: 25/05/2019 13:18

    Jo nuk duhet ndryshuar data

    Përgjigju
  • Eri: 25/05/2019 11:12

    Vazhdoni harxhoni energji kot per nje kufome te kalbur e cila mezi po pret te qerrohet vete njehere e mire .... po ky popull dicka nuk po kupton qe kjo lufte per mbijetese po behet vetem per GARANCINE qe te shijojne gjene e vjedhur. Populli si gjithmone ne 30 vjet mer gishtin ...

    Përgjigju
  • luli: 25/05/2019 10:55

    ju vrava ne 21 janar .ju vodha rrugen e kombit .ju shita detin. ju hodha ne ere ne gerdec .ju perdora si te doja bashkine e tiranes. femijet e mij studiojne ne shkolla qe femijet tuaj as ne ender nuk e kane pare .pashaporten hollandeze ne xhep e kam.keshtu qe hani m...t o shqipetare hajdeni pas meje se ku i dihet me jepni edhe disa miliona te tjera.kurse une ju fut ne llum akoma edhe me shume se keshtu e meritoni.me urdher te kerrmes berish dhe sakatit meta dilni edhe protestoni se ku i dihet mbase edhe drejtesine qe doni po ju a rrenoj perpara se te ndertohet dhe i gezoj keto qe ju kam rrjepur.

    Përgjigju
    • Rama: 25/05/2019 13:23

      ....e shikoni qe Une i biri KristaQit me ne kryej Gramozin jam me i mire. Kemi dhe Gjinushin Kryetar Akademie, tani ja hodhem hahahahahahahaga

  • Lani: 25/05/2019 09:29

    JO !

    Përgjigju
  • Loni: 25/05/2019 09:25

    E shikon lulushja me k*raku*ven moniqen dhe si te hyn ne zgjedhje kur populli nuk i do.

    Përgjigju
    • Tosi: 25/05/2019 14:15

      Po nuk është dakord Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari që janë fytyrat me të urryer të leshitdhise që kanë bllokuar rrugët,dhe Muli Geringu gangsteri i Pd dhe Strazua me patllake

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen