Sot 3 viktima, 68 raste të reja me COVID-19! Shtohen shtrimet në spital dhe të intubuarit! Burri i punonjëses pozitiv, mbyllet shërbimi ADISA në Fier (VIDEO)

Në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima dhe 68 raste të reja me COVID-19.  Viktimat janë shënuar 2 nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese një 57-vjeçare dhe një 80-vjeçar, si dhe një 62-vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive. Rastet më të shumta të të prekurve janë shënuar në Tiranë. Gjithashtu situata paraqitet problematike pasi rriten shtrimet në të dy spitalet COVID dhe rastet e rënda që ndodhen të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë vijon apelin për të gjithë qytetarëve për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

"Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19", thuahet në apelin e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (22 Korrik 2020)

Testime totale              36834

Raste pozitive              4358

Raste të shëruara        2463

Raste Aktive                1775

Humbje jete                 120 (Qarku Tiranë 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               903

Durrës              215

Shkodër           204

Vlorë                98

Lezhë              82

Korçë              64

Elbasan          48

Kukës             47

Fier                 40

Berat               32

Gjirokastër      22

Dibër               20

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:26
Elbasan/ Gruaja infekton bashkëshortin me COVID, karantinohet djali që punon si roje në DPSHTRR

Gruaja e prekur me COVID-19 që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit infekton bashkëshortin 53- vjeçar. Ai punon si roje në spitalin psikiatrik në qytetin e Elbasani. Njëri nga fëmijët e tyre3 është vetëkarantinuar pasi ata rezultuan pozitiv me koronavirus.

Djali i karantinuar punon si roje në DPSHTRR në Elbasan, ku ambientet  janë dezinfektuar për të parandaluar infektimin e punonjësve të tjerë.

Ora 09:34
Pozitiv bashkëshorti i një prej punonjësve, mbyllet shërbimi ADISA në Fier

Prej ditës së djeshme shërbimi i Adisa-s në Fier është mbyllur. Shkak për këtë është bërë konfirmimi i një rasti pozitiv me COVID-19 i bashkëshortit të një prej punonjësve të këtij institucioni, ndërkohë që kjo masë është marrë për të siguruar shëndetin e personave të tjerë.

Për punonjësit që kanë patur kontakte me zyrën e kadastrës është vendosur karantina dhe marrja e tamponëve. Deri më tani numri i të prekurve me koronavirus në bashkinë e Fierit ka shkuar në 43, ku 12 prej tyre kanë qenë puntorë të kadastrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/07/2020 01:26

    /TIRONA/, ask= pyes,kerkoj.Ne kete rast ,perkthimi korrekt eshte:-Ne ju kerkojme te gjitheve.../

    Përgjigju
  • Tirona: 22/07/2020 18:03

    "Ne Ju pyesim te gjitheve,nese nuk jeni te afte te mbani distancimin social , perdorni MASKAT".( Donald J Trump )

    Përgjigju
  • skaran: 22/07/2020 16:34

    Mjaft... mos flisni me per Covid- 19 na lodhet ...mjaft na terrorizuat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët