Protesta e nëntë/ Për herë të parë fjalim pa shashka...por Basha shton kushtet për marrëveshje politike (VIDEO)

TIRANE - Opozita joparlamentare paralajmëroi se nga e hëna do të protestojë çdo ditë, deri të dielën e datës 30 qershor, datë që qeveria ka vendosur të hyjë në zgjedhje edhe pas bojkotit të PD-LSI dhe aleatëve të djathtë.

Për herë të parë në 4 muaj protesta kundër qeverisë, tubimi i nëntë kombëtarë i opozitës joparlamentare mbajtur para kryeministrisë dhe parlamentit, nuk shënoi asnjë incident. Nuk pati shashka, fishekzjarrë dhe aq më pak bomba molotov si në protestat e mëparshme. Edhe tek parlamenti, konsideruar si "zona e nxehtë" e përplasjeve, nuk pati asgjë më shumë veçse një parakalim të Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, që bashkë me simpatizantët e mbyllën protestën e nisur në orën 20:00, me një fjalim të liderit demokrat në selinë blu në orën 22:00. Dy orë protestë paqësore, që duket se erdhi e tillë pas presionit ndërkombëtar që së fundi i kanë përmendur personalisht emrat Bashës e Kryemadhit dhe kanë ngritur peshën e përgjegjësisë ndaj tyre për çdo akt dhune që mund të ndodhte në tubim.

Një protestë që nisi me mesazhe simbolike kundër qeverisë. Busti me trupin e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe kokën e Edi Ramës që u rrëzua nga të rinjtë demokratë para kryeministrisë, dhe disa të rinj të shtrirë në një dyshek vendosur para kryeministrisë, me maska të Edi Ramës dhe ministrave të tij të akuzuar nga opozita, një simbolikë e akuzës së kahershme të opozitës: "Rama fle me krimin".

Për herë të parë në këtë protestë, veç bashkëshortes, Basha kishte krah tij edhe dy vajzat, e po ashtu shumë qytetarë u shfaqën me gratë dhe fëmijët e tyre. Shenja të dukshme se i gjithë tubimi do të ishte pa dhunë.

Basha u shfaq i palëkundur në kërkesën e shfaqur në këto katër muaj: Largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakoheshme. Por për herë të parë shtoi edhe dy kushte në atë që ai e konsideron zgjidhje politike të krizës. Lirimin e të arrestuarve për sulmet e fundit ndaj KZAZ-ve në disa bashki të djathta dhe të LSI-së, dhe futjen në burg të hajdutëve të votave, siç Basha kërkon për zyrtarë socialistë, nxitur edhe nga përgjimet e publikuara së fundi në median gjermane "Bild" nga dosjet 184 dhe 339, ku ka hetime edhe për shit-blerje votash. Tha se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, duke nxjerrë në terren Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, ngritur në çdo bashki për ndalimin e garës elektorale në këtë datë.

Protesta e nëntë erdhi në një situatë mjaft të tensionuar politike, vetëm 9 ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat opozita e dalë jashtë parlamentit i ka bojkotuar ndërsa Presidenti Ilir Meta i ka anuluar me një dekret që nuk është përfillur nga mazhoranca. Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me procesin zgjedhor, bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI nxorën në terren administratën, policinë bashkiake e deri tek forcat zjarrfikëse për të sulmuar KZAZ-të e ngritura për administrimin e zgjedhjeve vendore në disa qytete, më të nxehtit, Kukës, Burrel, Shkodër, Tropojë e Kavajë. Mjaftoi një dekret i Presidentit Meta, për të ngjallur një luftë institucionale.

Ndërkombëtarët njëzëri kanë apeluar për protestë paqësore, shmangie nga dhuna dhe përdorimi i bombave molotov dhe mjeteve të tjera jopaqësore, ndërsa i janë drejtuar liderëve politikë të angazhohen dhe të bëjnë thirrje për protestë paqësore, ndryshe ata vetë si organizatorë duhet të mbajnë përgjegjësi për gjithçka shkon keq. Mbi 1500 efektivë ishin në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:18
Protesta e 9-të kombëtare e opozitës në FOTO
Ora 23:36
Përmbledhje e pamjeve nga protesta e 9-të kombëtare e opozitës kundër qeverisë

Report TV sjell një përmbledhje të pamjeve nga protesta e 9-të kombëtare e opozitës kundër qeverisë.

Ora 23:11
Urdher i Bashës: Modeli i 'Shkodrës' në çdo bashki, do të nxjerrim vendim për revokimin e listave të zgjedhësve

1561148293_bashacelular.jpg

Lideri demokrat Lulzim Basha paralajmëron përsëritjen e situatës që ndodhi në Shkodër me sulmet ndaj KZAZ-ve. Në një mbledhje në seli pas protestës së nëntë kombëtare, Basha mësohet të jetë shprehur se "Aleanca për mbrojtjen e demokracisë do të jetë në çdo cep të vendit për të ndaluar çdo aktivitet të paligjshëm duke ndjekur modelin e Shkodrës".

Teksa Monika Kryemadhi u distancua nga këto sulme, Basha do t'i ndjek si model deri ditën e zgjedhjeve ku ka për qëllim t'i pengojë ato, siç edhe u shpreh gjatë protestës se s'mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Protesta kudo ku shkel kryeministri Edi Rama në këto ditë të fundit të fushatës zgjedhore, 9 ditë para zgjedhjeve.

"Kryetarët e bashkisë së PD do të vazhdojnë me këmbëngulje zbatimin e kushtetutës dhe ligjit. Kryetarët e bashkive të hënën do të nxjerrin urdhrin për revokimin e listave të zgjedhësve në qendrat e votimit. Mobilizim maksimal", mësohet tu ketë lënë porosi Basha ish-deputetëve.

Teksa thotë se 30 qershor nuk do të ketë, Basha flet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

"Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Janë të papranueshme për çdo partner nga më i madhi deri në Luksemburg. Jemi më afër se kurrë largimit të Edi Ramës dhe klikës së tij mafioze.Jemi në metrat e fundit të finishit të kësaj beteje. Nuk është ky fundi. Na duhen zgjedhjet e lira e të ndershme pa Edi Ramën. Kemi mbështetjen popullore të qytetarëve shqiptarë që kanë të pazëvendësueshëm si për fitoren e kësaj beteje edhe te asaj të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Besimi i qytetarëve nga akti i sotëm është në kuotat maksimale", mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhjen pa praninë e mediave, mbajtur në selinë blu pas protestës.

Ora 22:54
Kryemadhi pas mbledhjes me Bashën: Shqiptarët janë kundër Ramës (VIDEO)

Pas takimit me liderin demokrat në selinë blu, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se protesta e sotme tregoi se shqiptarët janë kundër Ramës.

"Ju bëjmë thirrje të gjithë Shqipëtarëve të jenë të qetë se Rama ka ikur. Kjo protestë e jashtëzakonshme me vajza, gra dhe fëmijë tregoi se shqiptarët janë kundër Ramës", tha Kryemadhi.

Ora 22:39
Pas protestës PD mbledh kryesinë dhe... Kryemadhin në selinë blu

Lideri demokrat Lulzim Basha ka mbledhur pas protestës në selinë blu kryesinë e Partisë Demokratike. Mësohet se në mbledhje është edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ora 22:22
Berisha: Rama ia mbath me vrap në vrimë të miut (VIDEO)

Gjatë protestës së sotme ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një prononcim për mediat, Berisha komentoi përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild duke thënë se ata i treguan Shqipërisë se çfarë përfaqëson narkoshteti i Edvin Kristaq Ramës.

“Përgjimet janë një zhvillim historik në kuptimin që i treguan Shqipërisë dhe botës se çfarë përfaqëson narkoshteti i Edvin Kristaq Ramës.Tregon se këta mender ministra janë bashkë me vrasës, me kriminel, kundër vlerave të demokracisë, kundër votës së lirë të shqiptarëve, kundër të ardhmes europiane të Shqipërisë.Ky ka qenë një vendim i jashtëzakonshëm.Ymer Lala pyet nëse e ka karikuar gruaja regjistruesin, dhe kjo tregon se ai e ka të dokumentuar gjithçka për Edvin Kristaq drogën. I mjeri ai se çfarë do të shohë.Ky është festivali i fitores. Opozita sot faktikisht është jo vetëm shumica, por edhe udhëheqja e vendit. 

Opozita po pritet të kryej këtë operacion historik me minimumin e kostot por është e gatshme me çdo lloj çmimi për të çliruar Shqipërinë nga një klikë e cila në disa aspekte nuk u lë gjë mangut etërve barbarë. Ai ia mbath me vrap në vrimë të miut. Ai bulevardin nuk e ka më. Edhe zyrën e tij nuk e ka më.Kryeministër? Ai është kreu i Meduzës, kreu i narkoshtetit, të cilin fatmirësisht u bë e mundur ta demonstrojë në mënyrën më të shkëlqyer nga veprimtare kriminale e tyre në Durrës, Peshkopi, Lezhë, Elbasan, etj.Sot çdo qytetar ka parë të vërtetën se Ymer Lala, se Astrit Avdyli janë burra më të mirë se Edi Rama, se ushtarët e tyre Damian Faqeziu, Vangjush horri, Saimir Habili, apo Saimir Trafikanti. U pa mirë se kush janë kriminelët e vërtetë të narko-shtetit", tha Berisha.

Ora 22:12
Basha mbyll protestën: S'ka zgjedhje pa opozitën më 30 qershor...Lironi Bardh Spahinë, fusni në burg hajdutët e votave (VIDEO)

Lideri demokrat Lulzim Basha mbylli me një fjalim në selinë e Partisë Demokratike protestën e nëntë kombëtare kundër qeverisë. Basha tha se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, duke këmbëngulur në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për zgjedhje të lira. Veç kësaj Basha shtoi edhe dy kushte të tjera: Lirimin e të arrestuarve për sulmet ndaj KZAZ-ve së fundi në disa bashki të djathta të vendit, dhe vënien para drejtësisë të zyrtarëve që kanë vjedhur votat, siç Basha i referohet përgjimeve të publikuara në gazetën Bild nga "184" dhe "339", dosjet që po heton prokuroria shqiptare me dyshimet edhe për shit-blerje të votave.

"Mirënjohje kam për gjithë qytetarët e Tiranës, për gjithë qytetarët shqiptarë që u bashkuan dhe u derdhën sonte në atë që do të njihet si oqeani i shpresës që nisi ndryshimin e madh. Asgjë nuk na ndal asnjë hap pas nuk hedhim, 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë. Sonte me bekimin dhe kërkesën tuaj, qëndrimit tonë politik për zgjidhjen e kësaj krizë përmes kushtit të panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeverie tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme, i shtohet një tjetër kusht i panegociueshëm, arrestimi dhe cuarja para drejtësisë e hajdutëve të votave tuaja, nga i pari tek i fundit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa cuar para drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve. Duke kujtuar me respekt dhe mirënjohje cdo liberator të arrestuar dhe të mbajtur padrejtësisht në burg, nga Bardh Spahia me shokë, dua t'i them kupolës mafioze, të gjithë veglave qorre, nga Sandër Lleshaj tek kushdo shkel ligjin, shumë shpejt do ta zëvendësoni Bardh Spahinë në qeli, ju do të shkoni atje", tha Basha.

"Beteja do të vazhdojë ditë për ditë orë për orë. Mirënjohje nënave dhe të rinjve që e kthyen në protestën më të bukur, armatë e lirisë dhe demokracisë", përmbylli fjalimin Basha duke lënë të nënkuptuar se ndoshta do të ketë tubime çdo ditë deri më 30 qershor, 9 ditë para zgjedhjeve.

Ora 22:11
Kryemadhi: U mbyll fabrika e fishezjarreve, prandaj s'pati incidente sot! PS nuk e ankimoi dekretin e presidentit (VIDEO)

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se në protestën e sotme të opozitës nuk pati fishekzjarre për shkak se është mbyllur fabrika që i tregtonte ato, duke hequr kështu nga vetja përgjegjësinë nga protesta dhe militantët e opozitës të grumbulluar në shesh pas thirrjes së tyre.

"Në cilin institucion PS e ankimoi dekretin e presidentit të cilin e botoi në fletoren zyrtare. Pse nuk e ankimoi? Qytetarët e Tiranës nuk kanë fishekzjarre sepse është konfiskuar fabrika e fishekzjarreve.  Policia i lejonte vetë më përpara. Fishekzjarret më para i gjeje në treg", tha Kryemadhi.

Ora 21:49
Asnjë incident i vetëm, pas apelit të SHBA, Basha merr në dorë 'frenat' e protestës

Ndryshe nga protestat e mëparshme protesta e opozitës ka qenë më paqësorja në 4 muaj që nga nisja e tyre. Ajo ka nisur e qetë që tek kryeministria ku nuk u hodh as edhe një shashk nga militantët e PD. Ndërsa edhe parlamenti i cili më parë ka qenë vendi i sulmeve nga protestuesit, ka kaluar pa incidente. Ata janë larguar nga zona e 'nxehtë' e Kuvendit, duke u nisur drejt selisë blu në qetësi.

Ora 21:42
Demokratët nisin marshimin: Përpara tek parlamenti (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbyllur fjalimin e tij përpara kryeministrisë. Ai i ka bërë thirrje militantëve që të marshojnë drejt parlamentit ashtu si në protestat e tjera të mëparshme.

1561146533_basha.jpg

Ora 21:25
Demokratët ndezin 'dritat e shpresës' në bulevard (VIDOE)

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat ka bërë vazhdimisht thirrje për protestë paqësore. Ai i ka kërkuar të pranishmëve në shesh që të ndezin dritat e celularëve, duke i quajtur ato dritat e shpresës.

1561145196_267c3741444b498f8913427c0e65fa5f.jpg

Ora 21:16
Protesuesit 'rrëzojnë' Ramën (VIDEO)

Militantët e PD dhe LSI kanë rrëzuar bustin simbol të instaluar përpara kryeministrisë. Busti i cili ishte vendosur në bulevard i përngjante atij të Enver Hoxhës ndërkohë që mbante fytyrën e Edi Ramës.

Ora 21:10
Basha nga protesta: Rama po bën gati valixhet tani që flasim

1561145532_2118802f96554e9985d612afe454da54.jpg

Gjatë fjalës së tij Kryedemokrati Lulzim Basha tha se shqiptarët nuk duhet të ikin jashtë vendit pasi ai që po i bën valixhet gati është Edi Rama dhe banda kriminale.

"30 qershori do jetë varreza politike e rilindjes. Unë e di se mes jush ka shumë që janë dëshpëruar kur ju është konfirmuar frika dhe makthi i tyre për qeverinë e krimit që ka në dorë fatin tuaj kur keni dëgjuar hienat mafioze të bëra njësh me shtetin për t'ju vjedhur votën. Sonte kam një mesazh: Mbyllini valixhet dhe hapini zemrat për ndryshimin që kam lindur. Dikush po bën gati valixhet tani që po flasim, ai është Edi Rama dhe banda kriminale. Mos kini merak, nuk kanë ku të shkojnë veçse në qelitë e burgut. Nuk ka paqe, zgjedhje, proces normal politik pa drejtësi, pa u ndëshkuar kriminelët", tha Basha.

Ora 21:07
Basha 'kushtëzon' zgjidhjen politike/ Kush duhet liruar e kush duhet futur në burg (VIDEO)

Në një fjalim para kryeministrisë dhe mbështetësve të mbledhur në protestë, kryedemorkati Lulzim Basha tha se beteja e tyre do të vazhdojë jo vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama por derisa të garantohen të gjitha të drejtat si vend evropian. "Kjo do të betejë nuk do të mbarojë me largimin e Edi Ramës por vetëm kur të kemi vendosur kushtet për Shqipërinë si gjithe Evropa", tha Basha.

Largimi i kreut të qeverisë është i panegociueshëm - tha lideri demorkat. Zgjidhja politike duhet të vijë fillimisht duke liruar nga qelitë të arrestuarit për sulmet ndaj KZAZ-ve tha Basha, dhe në qeli duhen futur ata që kanë vjedhur votat, duke ju referuar përgjimeve të publikuara në median gjermane "Bild" për dosjet hetimore në Shqipëri, 184 dhe 339. Nuk mund të ketë proces politik pa dënuar personat që sipas Bashës janë të përfshirë në sit-blerje të votave.

1561144173_basha.jpg

Teksa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u distancua nga dhuna ndaj KZAZ-ve në bashkitë e drejtuara nga PD dhe LSI, Lulzim Basha foli për arrestime të padrejta të personave, (ish-deputetë dhe zyrtarë të bashkive), dhe në asnjë moment nuk i dënoi sulmet që ju bënë Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor duke djegur jo vetëm materialet zgjedhore por edhe shkollat ku ato janë vendosur, siç ndodhi në Shkodër.

Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor, dhe se Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë e krijuar për të qenë në terren më 30 qershor, si vëzhgues thotë zyrtarisht PD - por që pritet të ketë tentativa për të penguar procesin.

"Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytete më qytet, fshat më fshat, demokracia është në këmbë kundër krimit. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e rilindjes. Këto mesazhe të qarta, që shumëkush prej jush i di fare mirë, i bëjmë sonte të qarta për këdo që nuk i di, nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi", tha Basha.

Mes të arrestuarve për sulmet ndaj KZAZ-ve është edhe ish-deputeti Bardh Spahia, ku në protestë pati edhe pankarta për lirimin e tij.

Ora 20:51
Kryemadhi: Distancohem nga dhuna në KZAZ e bashkive të PD dhe LSI! Po digjen taksat e shqiptarëve

1561142684_kryemadhi9.jpg

Kryetarja e LSI deklaroi se distancohet nga dhuna e ushtruar në KZAZ e bashkive që drejtohen nga PD dhe LSI përgjatë ditëve të fundit. Ajo tha se është kundër djegies së materialeve zgjedhore.

"Distancohem nga çdo lloj dhune në KZAZ. Jam kundër djegies së materialeve që janë blerë me lekët e taksapaguesve shqiptarë", tha Kryemadhi.

Ora 20:41
Kryemadhi: Meta t'i kthehet jetës normale! Të garojë përballë meje për LSI-në...të shohim kush do fitojë! /Video

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk është kundër që Ilir Meta, bashkëshorti i saj, të lë postin e Presidentit dhe t'i kthehet jetës politike. Kjo do të thotë mundësia që ai të rikthehet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por për këtë ajo tha se do të duhet të hyjë në një garë për kryetar, përballë saj që aktualisht drejton partinë që ja la bashkëshorti i saj duke u bërë kryetar shteti. Mazhoranca aktualisht ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas dekretit që ai firmosi duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, një vendim i quajtur antikushtetues nga shumica në Parlament dhe i konsideruar nul edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që vijon me procesin zgjedhor. 

Në një fjalë për gazetarët duke marshuar nga selia e LSI-së drejt kryeministrisë për protestën e nëntë të opozitë joparlamentare kundër qeverisë, Kryemadhi tha se Meta duhet t'i kthehet jetës normale. Ajo tha se nuk kanë ndikuar në vendimet politike të njëri-tjetrit, por thotë se kanë marrë vetëm kosto nga vendimet e tyre në karrierën politike dhe jo benefitet.

"Unë jam shumë e lumtur nëse zoti Meta t’i rikthehej jetës normale. Asgjë nuk ka ndikuar në vendimet politike. Gjithsecili ka pasur karrierën e tij. I kemi marrë kostot njëri tjetrit jo benefitet", tha Kryemadhi.

E pyetur nga gazetarët nëse "do t’ia lëshonte postin e kryetarit të LSI, Metës, Kryemadhi u përgjigj "Do të dëshiroja të vinte të kandidonte të hynim në një garë të vërtetë, dhe të shikonin kush do fitonte"

Ora 20:39
E quan fallxhore/ Kryemadhi i kthen përgjigje Ramës: Jam besimtare në Zot, jo në fall

1561145302_1561142638kryemadhi.jpg

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje kreut të qeverisë Edi Rama i cili herë pas here gjatë fjalimeve të tij e cilëson si fallxhore. Kryemadhi deklaroi se nuk beson në fall por në Zot

"Jam besimtare katolike. Nuk besoj në fall, besoj në Zot. Mendoj se zoti ka shkuar fatin e secilit prej nesh. Rama nuk beson në zot beson në elementë të tillë dhe mendon se të gjithë shikojnë fall", tha Kryemadhi.

Ora 20:31
Protesta ndryshe!

Ndryshe nisja e kësaj proteste. Gra dhe vajza, fëmijë dhe të rinj. Ndryshe nga protestat e mëparshme që kanë pasur në masë vetëm prani të burrave, në këtë tubim të nëntë të opozitës, bie në sy prania e shtuar e grave dhe vajzave. Jo vetëm kaq. Në protestë kanë marrë edhe fëmijët, teksa shumë janë parë edhe të moshoave të vogla, ende në karrocë. Ishte lideri demokrat Lulzim Basha që mbrëmë tha se edhe ai vetë do të jetë në protestë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

Ora 20:27
Bashkëshortja e Lulzim Bashës në protestë me vajzat (FOTO-VIDEO)

E ka shoqëruar në protestë edhe më herët, por këtë radhë, në tubimin e nëntë të opozitës kundër qeverisë, bashkëshortja e liderit demokrat, Aurela Basha, ka ardhur në protestë me vajzat e saj.

Ora 20:20
Sahit Dollapi mbërrin në selinë blu me krahun e fashuar (VIDEO)

Në prag të nisjes të protestës së opozitës, në selinë blu ka mbërritur edhe sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi i cili në protestën e 11 majit mbeti i dëmtuar pas ndjekjes nga policia. Dollapi është shfaqur në seli me krahun e fashuar. Ai ka qenë prezent edhe në protestën e fundit të opozitës, por me një qëndrim më paqësor se në atë të 11 majit.

Ora 20:05
'Rama fle me krimin'/ Të rinjtë e FPRD instalojnë shtretër përpara godinës së qeverisë! (FOTO-VIDEO)

Një simbol i ri në protestën e sotme të opozitës janë edhe disa shtretër. Ato janë vendosur përpara godinës së qeverisë. Disa të rinj janë shtrirë në këto shtretër duke mbajtur në fytyrë disa maska të kryeministrit Edi Rama dhe disa prej pjesëtarëve të kabinetit të tij qeverisës përgjatë 2 mandateve, si Tahiri e Gjiknuri por edhe atë të kreut në ikje të Bashkisë së Durësit, Vangjush Dako.

Vetë të rinjtë e FRPD e kanë quajtur këtë simbolikë 'shtrati ku fle Rama me krimin'

Ora 19:41
FRPD marshon drejt kryeministrisë me kokën e Ramës në bustin e Enver Hoxhës (FOTO-VIDEO)

Të rinjtë e FRPD kanë ideuar ditën e sotme një bust. Ata kanë marshuar nga selia blu drejt kryeministrisë bashkë me simbolin e tyre duke e instaluar përpara godinës së qeverisë. Në podiumin ku është vendosur busti i Enver Hoxhës me kokën e kryeministrit Edi Rama, shkruhet 'Rilindje'.

Ora 19:15
Opozita kërkon leje për protestë deri në mesnatë! Policia nuk është dakord

1561120011_1561118765MASAT13.jpeg

Opozita paralajmëron se do të protestojë mbrëmjen e sotme deri në mesnatë. Ajo ka kërkuar leje për të mbajtur tubimin e saj, por policia i ka dhënë leje deri në orë 22:00, pra për dy orë. Burime nga PD thonë se protesta do të jetë një marshim nga kryeministria drejt Parlamentit.

Ora 17:35
Baçi mbledh militantët e PD për në Tiranë dhe akuzon PS: Ata marrin fëmijët për fushatë! (VIDEO)

Kreu i PD në Fier, Luan Baçi i cili kryeson militantët të cilët po  nisen drejt Tiranës tha në nisje të grumbullimeve se Rama po shkon me kokëfortësinë e tij drejt 30 qershorit por këtë nuk do ta lejojnë as socialistët e ndershëm. Ndërsa për protestën e sotme ai deklaroi se për atë do të vendosë sovrani.

Baçi tha se PS merr për fushatë administratën, ndërsa vetë ai qëndron në krye të grumbullimit të personave të cilët po nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga opozita.

"Që nga dita e parë e protestave kemi kërkuar largimin e Ramës. Rama me kokëfortësinë t ij po shkon drejt 30 qershorit. Por po bën gabim të rëndë sepse edhe socialistët e ndershëm nuk do ta lejojnë këtë 30 qershor. Kjo është një fushatë jo e denjë. Kandidati për kryetar bashkie në Fier i merr me vete të gjithë fëmijët e shkollave për fushatë. Nuk do ketë zgjedhje. Nuk ka direktiva për protestën e sotme, vendos sovrani. Basha tha se PD dhe opozita i kanë protestat paqësore dhe të qëndrueshme", tha Luan Baçi.

Ora 16:57
Militanti i PD niset për në protestë me dy gishta lart: Unë po të dua iki në çdo vend të Europës (VIDEO)

Një militant i PD i cili është nisur nga Kukësi drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës deklaron se do që diktatura të mos vijë sërish. Por ndonëse opozita proteston duke thënë se në vend ka pllakosur varfëria, militanti i PD thotë se është i pajisur me dokumente për të shkuar në çdo vend të Europës.

"Sot unë fatmirësisht jam qytetar europian. I kam dokumenetet që të iki në të gjitha shtetet e Europës. Protestoj se diktatura nuk do vijë sërish. Nuk do më shkojnë dëm 20 vjet emigracion", thotë mbështetësi i PD teksa bën edhe simbolin e dy gishtave.

Ora 15:49
Protesta, parlamenti rrethohet me tela me gjemba, kryeministria me gardh metalik (FOTO)

Opozita do të zhvillojë sot në orën 20:00 protestën e 9 -të kombëtare kundër qeverisë. Disa ora para nisjes së saj, në bulevard po instalohet podiumi dhe fonia. Kryeministria është rrethuar me gardh metalik ndërsa te rrethimi i parlamentit janë vendosur dhe telat me gjemba.

Ora 15:14
Tabaku-protestuesve: Të rrëzojmë sot këtë set gangsterësh

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ka krahasuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama me atë të homologut të tij Rus, Vladimir Putin.

Sipas saj, kjo qeverisje është e autoritarizëm, ku pakica sundon në emër të shumicës.

"Një qeverisje e tillë është bjerrja e vazhdueshme të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha mungesa e limiteve të pushtetit që qeveria ka ndaj njerëzve, ekonomisë së tregut, pronës dhe gjithçkaje tjetër që qytetarët zotërojnë."- shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Ndërkaq, ajo ka reaguar edhe në lidhje me situatën e djeshme në Shkodër.

"Në rastin e Shqipërisë policia e shtetit është kthyer në një mjet represiv që qeveria apo më saktë Kryeministri ka vendosur në shërbimin e tij thuajse personal. Skenat e dhunës që u panë në qytetin e Shkodrës dje si dhe skenat e dhunës që janë parë për 8 protesta me radhë nga policia politike drejtuar me komisarë politikë janë shembuj konkretë"- deklaron ish-deputetja.

Në përfundim, Tabaku fton të gjithë qytetarët që të luftojnë në emër të paqes dhe të marrin pjesë në protestën e sotme të organizuar nga opozita në vend.

Deklarata e plotë:

Ramizmi është Putinizëm.

Në konceptin modern, autoritarizmi është sundimi i pakicës në emër të shumicës.

Një qeverisje e tillë është bjerrja e vazhdueshme të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha mungesa e limiteve të pushtetit që qeveria ka ndaj njerëzve, ekonomisë së tregut, pronës dhe gjithçkaje tjetër që qytetarët zotërojnë.

Nën këtë perspektivë, autoritarizmi modern shtrihet që nga Rusia e Presidentit Putin deri tek qeverisja e Kinës nga Partia Komuniste Kineze në ditët e sotme. Ai karakterizohet nga katër tipare kryesore.

I pari: Një aparat i madh represioni. Qeverisjet autoritare dhe kryeministrat autoritarë e kanë të domosdoshëm një aparat represiv me të cilin të kërcënojnë jetët e qytetarëve.

Përgjithësisht këto mjete të represionit qeveritar janë të bazuara në parimin që mos të jenë efiçente në sensin e zbatimit të ligjit dhe mbarëvajtjes së shtetit ligjor por të jenë të domosdoshme dhe efektive për të ndëshkuar këdo që del kundër qeverisë si dhe perceptimit që kjo e fundit ka për veten dhe mënyrën e ushtrimit të autoritetit prej saj.

Në rastin e Shqipërisë policia e shtetit është kthyer në një mjet represiv që qeveria apo më saktë Kryeministri ka vendosur në shërbimin e tij thuajse personal. Skenat e dhunës që u panë në qytetin e Shkodrës dje si dhe skenat e dhunës që janë parë për 8 protesta me radhë nga policia politike drejtuar me komisarë politikë janë shembuj konkretë. Një tjetër element i aparatit represiv që ka ndërtuar kyrministri është ai i bandave kriminale të atashuara me shtetin dhe qeverisjen. Këto të fundit jo vetëm që janë shpesh në rivalitet me njëra-tjetrën por ato shërbejnë si forma presioni karshi qytetarëve sidomos pranë ditës së votimit. Përgjimet e publikuara nga BILD dëshmojnë se si këto dy instrumente represioni të lidhura ngushtësisht me kryeministrin Rama përdoren efektivisht për të dhunuar votuesin e opozitës, kërcënuar votuesit e tjerë dhe për të blerë votuesin nevojtar apo të e pavendosur. Sakaq disa banda, si në qytetin e Durrësit, kanë edhe tagrin të përzgjedhin kandidatin apo kandidatët.

Një tjetër element i rëndësishëm për krijimin e një qeverie autoritariste është domosdoshmëria e mbajtjes së parasë në qarkullim (high cash-floë model). Qeveritë e ndotura nga bashkëpunimi me krimin nuk mund të ndërtojnë modele ekonomike dhe as modele zhvillimi ekonomik në shërbim të popullsisë. Njësoj si firmat piramidale apo skemat Ponzi, këto qeverisje kanë synimin për të pasur përherë likuditet me të cilin të manipulojnë apo mashtrojnë sponsorizuesit e tyre si dhe një pjesë të popullatës. Duke pasur këtë në mendje kryeministri Rama përdori çdo burim ekonomik të vendit për të prodhuar një sistem ekonomik kriminal. Ai lejoi mbjelljen e territorit të vendit me kanabis, i dha mundësi bandave të zgjeronin aktivitetin e tyre kriminal (pra aparatit represiv të mbijetonte) dhe njëkohësisht rriti borxhin publik. Nga ana tjetër ai për të siguruar mbështetjen e bizneseve të fuqishme, dmth atyre që më pas u kthyen në oligarkët e tij, u siguroi atyre kontrata të majme nga buxheti i shtetit. Për këtë të fundit u sigurua që të furnizohej nga kreditë e marra nga FMN apo nga eurobondet e lëshuara në treg me norma interesi jo eficente.

Duke qenë se një qeveri autoritare nuk është e tillë derisa nuk kontrollon mundësinë për të jetuar apo mobilitetin social të qytetarëve të saj, atëherë kryeministri Rama vuri në jetë planin e kontrollit të mundësive të qytetarëve. Mënyra më e mirë për të implementuar këtë pikë është ajo e kontrollit të Tregut të Lirë dhe Ekonomisë së Tregut.

Miratimi i ligjeve me emër biznesi, krijimi i një klime ligjore dhe fiskale që promovon vetëm oligarkët, zhdukja e konkurrencës përmes ligjeve të veçanta dhe përqëndrimi i ekonomisë në koncesionet e qeverisë. Ka krijuar basat e sigurta mbi të cilat po ndërtohet ekonomia e oligopoleve dhe karteleve, një ekonomi e përkryer për të mbajtur në këmbë një regjim autoritar. Një ekonomi, që siç e pamë në rastin e përgjimeve të publikuara nga BILD, ka trajtën e një piramide me kuazi-biznesmenë që koordinojnë me krimin dhe politikën për blerjen sa më efektive të votës, të mbështetur nga një prapavijë pseudo-biznesmenësh që pastrojnë paratë e krimit dhe që kulmon me babushët mega-biznesmenë që presin, që pas gjithë shërbimeve publike të akaparuara në trajtën e karteleve ineficente, të ndajnë thelat qyl të tenderave të ndotur të qeverisë me peshkaqenët e pangopur të krimit dhe politikanët e bërë tej e tej pis prej tij.

E fundit, por jo për nga rëndësia, një qeverisje autoritare aplikon parimin e kontrollit të narrativës si dhe propagandës. Siç edhe është e qartë, kjo mazhorancë dhe ky kryeministër kanë aplikuar prodhimin e narrativës së gënjeshtërt duke mohuar çdo akuzë dhe çdo fakt që lexohet qartësisht nga çdo qytetar i vendit. Sot për sot kryeministri dhe shpura e tij po argumentojnë se vendi nuk ndodhet në krizë, se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi edhe pse përditë po zbulohen jo vetëm afera korruptive të blerjes së votës, por afera që lidhin eksponentë të qeverisë dhe mazhorancës me mafiozë të kalibrit të lartë. Narrativa e këtij rregjimi gangsterësh përpiqet të mbulojë me shoshë diellin e shtetit mafioz që djeg dhe përcëllon indin dhe cipën e moralit të shqiptarëve.

Në kushtet e një regjimi të tillë, opozita shqiptare ka pasur dhe ka gjithë të drejtën që të protestojë dhe të djegë mandatet. Në të tilla kushte shqiptarët kanë shumë vjet që jetojnë, duke u shtypur përditë e nga pak dhe duke u gënjyer nga shtypësit e tyre se po “bëhet shtet”. Shqiptarët e varfër prangosen dhe kalben burgjeve ndërsa kriminelët e vërtetë bashkëqeversin dhe flenë në shtratin e pushtetit me kryeministrin, ministrat, ish ministrat dhe deputetët.

Policët e shkretë u hidhen mish për top kriminelëve ndërsa komisarët politikë gjezdisin të pashqetësuar duke u ngritur në detyrë. Të fortët shqetësohen për kostumet që kanë veshur kur takojnë kokat e mëdha në “zyrat e rëndësishme” ndërsa shqiptarët nuk kanë me çfarë të shtyjnë ditën. Kryebashkiakët dalin si akullore nga prokuroria ndërsa qytetarët kalben burgjeve me akuza politike. Oligarkët kënaqen me tenderat dhe mbrojtjen e shtetit represiv ndërsa shqiptarët rropaten përditë e më shumë duke u skllavëruar e trajtuar pa dinjitet.

Kundër kësaj kaste dhe establishmenti opozita ka ngritur zërin që në shtator 2013. Kundër këtij sistemi gangsterësh dhe kryeministri autoritar opozita ka refuzuar të jetë thjesht një fasadë. Pasi provoi çdo mjet brenda kufijve të demokracisë parlamentare, opozita refuzoi të jetë fasada e shtetit gangsterr. Ne vendosëm të zbresim në shesh bashkë me qytetarët për të ecur së bashku në këtë betejë kundër autoritarizmit.

Sot ju ftojmë të gjithëve në protestën për të rrëzuar një herë e mirë këtë sekt gangsterësh që pretendon se qeveris në emër të një shumice inekzistente. Ju ftojmë të luftojmë në emër të paqes, demokracisë dhe barazisë përpara ligjit, barazisë përpara mundësive që na ofrohen në jetë, barazisë përpara drejtësisë së munguar dhe keqtrajtuar.

Ora 14:40
Vasili: Edi Rama po luan me zjarrin, sot mijëra protestues në shesh

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për median u shpreh se Rama po luan me zjarrin dhe se zgjedhje më 30 qershor nuk ka.

Ndërkaq, në lidhje me protestën e sotme të opozitës, Vasili është shprehur se të rinj e të reja të moshura e të moshuar do të jenë me mijëra në shesh.

"Zgjedhje më 30 qershor nuk ka. Edi Rama po luan me zjarrin ku do të digjet vetë pasi po luan me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Qytetarët, sot, të rinj e të reja të moshura e të moshuar do të jenë me mijëra në shesh për të treguar se koha e antisshtetit dhe e antiligjit ka mbaruar." - tha Vasili.

Ora 13:25
Luan Rama para protestës: Nga dritarja e Diktatorit, te Kryeministria

Vetëm disa orë përpara nisjes së protestës së opozitës, zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama e ka paralelizuar situatën në vend me një poezi të poetit Hamit Aliaj.

"Pa koment për ju të gjithë, një poezi sintezë e përmasës tragjike të historisë tonë të gati një shekulli, e cila e vendosur dhe e përcaktuar fatalisht në hapsirën mes atyre dy dritareve, ështe gjendur në fakt si midis Skillës dhe Karibdës. Shijojeni poezinë e shkruar prej mikut tim e njërit prej poetëve më përfaqësues të poezisë së sotme shqipe, poetit Hamit Aliaj."- shkruan Rama.

Poezia

DY DRITARE

Dritarja e diktatorit
Si llampë morgu,
Rri mbi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
Njëqind metër larg, 
Në ndërtesën përballë,
Fantazma kryeministrash, 
Të vdekur, të gjallë...

Shtatë ditë iu deshën Dante Aligerit,
Të shihte Parajsën, Purgatorin, Ferrin ...
Po njëqind vjet,
Rruga mes dy dritaresh,
Në Tiranën e tiranëve, 
Zezonë funeralesh.

Tirana e tiranëve,
I ka kohët ndryshe:
Në mëngjes je vajzë,
Në darkë ngrysesh gjyshe,
Në dy dritare vjell historia:
Nga dritarja e Diktatorit,
Te Kryeministria!

Ora 12:48
'Cunam, do të çajmë sheshet'/ Berisha para protestës: Rama drejt vrimës së miut


Pak orë para protestës së opozitës para Kryeministrisë, Sali Berisha paralajmëron se tubimi do të jetë i jashtëzakonshëm duke e cilësuar cunam. "Cunami i jashtezakonshem po afron. Tirana dhe Shqiperia cajne sheshet dhe rruget e Tiranes! Rama i lemeritur drejt vrimes se miut" shkruan ai.

Ora 11:08
Nishani: Opozita po paralajmëron shqiptarët, se Rama do rikthejë vizat dhe Evropa izolimin

Ish-presidenti Bujar Nishani u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, që t'i bashkohen protestës së opozitës në vend.

Sipas tij, nëse shqiptarët do mashtrohen sërish nga Rama, duhet të marrin parasysh pasojat.

"Sot opozita po ngre zërin fort dhe po i paralajmëron shqiptarët, se prej Edi Ramës shqiptarëve do t’ju rikthehen vizat dhe izolimi prej Evropës siç e provuan në 50 vjet"- lajmëron Nishani në Facebook.

Reagimi i plotë:

Kur opozita denoncoi avionët e drogës, Edi Rama e mohoi dhe ja doli ti mashtrojë shqiptarët deri ditën kur një prej avionëve të trafikut u rrëzua,
Kur opozita denoncoi kanabizimin masiv të gjithë vendit e kthimin e Shqipërisë në narkoshtet, Edi Rama e mohoi dhe arriti ti mashtrojë shqiptarët deri ditën e arrestimit të bandës së Habilajve-Tahiri, 
Kur opozita denoncoi grabitjen masive të zgjedhjeve përmes grupeve kriminale dhe parave të drogës, Edi Rama e mohoi dhe arriti ti mashtrojë shqiptarët deri ditën e daljes së përgjimeve,
Sot opozita po ngre zërin fort dhe po i paralajmëron shqiptarët, se prej Edi Ramës shqiptarëve do t’ju rikthehen vizat dhe izolimi prej Evropës siç e provuan në 50 vjet,
Nëse shqiptarët mashtrohen përsëri prej Edi Ramës “se kjo nuk do të ndodh”, duhet të kuptojnë vetëm një pasojë.
Liberalizimi nuk rikthehet më kur atë e heq. Nuk merret më askush vetëm me një shtet.
Shpëtimi i shqiptarëve vjen nga izolimi i të keqes.
Të bashkohemi sot të gjithë në protestë !

 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 22/06/2019 10:34

    Cfare idiotesie ,,,,, O lul na hapet barkun mor burre e ke bere si kinema verore kete protesten...

    Përgjigju
  • Emigrati: 22/06/2019 09:53

    1000 demostrata te beni nuk fitohe me roje karburanti, me tradhtar kombi e hajduten kombi. Me 4 dordolec bastoni qé dolet MBREM me masken e rames apo e kishi ngarruar me ate te METES

    Përgjigju
  • Tironci: 22/06/2019 08:09

    Jo mor plak i urryer dhe anti plum, ai nuk u fut ne vrimen e miut po ishe ti i rrethuar me 10 badiguard,nga frika per krimet qe i ke bo ketij populli.

    Përgjigju
  • Kometa 001: 22/06/2019 08:01

    Z. Basha ka shperdoruar e keqperdorur energjite pozitive te demokrateve te ndershem, e s'jane pak. Jam i sigurte, sikur 8 protestat pararendese do ishin si kjo, pertej deklaratave, kreditet e PD e te vet Lulit do ishin rritur. Realiteti politik, social dhe imazhi i vendit do ishin shume me pozitiv. Kurre s'eshte vone per te menduar e bere gjera te mira per vendin. Mendoj, duhet filluar nga c'armatosja e mendjes e shpirtit nga energjite negative.

    Përgjigju
  • Tomo: 22/06/2019 07:49

    E rrezuat qeverin u lumt or debila bravo

    Përgjigju
  • Vdekje berishizmit: 22/06/2019 00:31

    E keni copetuar Shqiperine dhe vjedhur te ardhmen njerezve ....

    Përgjigju
  • CaBone: 22/06/2019 00:06

    Iku Rama eeee? Hahahahaha

    Përgjigju
  • Shkodran prej Puke: 21/06/2019 23:51

    Te ishte Putin do tju kishte futur 100 pash nen dhe por eshte trap qe ju lejon juve te sulmoni me bomba dhe fishekzjarre policine. Shkoni ne Europen qe kerkoni dhe shikoni sa ju vlen lekura te prekni figuren e policit

    Përgjigju
  • Dory: 21/06/2019 23:19

    Ta mblodhen nderkombetaret o lule trimi.. .

    Përgjigju
  • tarasi: 21/06/2019 22:05

    kur e trash zerin luli me floket e lyme mafja mafja krimi krimi droga droga .kur doli nga cadra mori 2 te 3 tat e qeverise !!me keta gardianat e votes se lire tha rrini te qete se vota juaj do shkoje aty ku duhet.lsi jan me nje dore ne bakllava nje ne revani i peshtyu mos me keq.o lul ik garanto gjen e vjedhur se nuk na garanto dot gje ne.vjedhjen po sa per ate je ekspert .i ke vesh sandallet mbrapsht edhe prokuroreve.ik er cun na ler rehat

    Përgjigju
  • TRABUZHAN KASAP REXHEP LEKA [ KEPI]: 21/06/2019 21:09

    O jaro a do lesh prap mustaqe se ngjan më mir me mustaqe o kapter jari. Jari ka lon mustaqe . Vangjush Dako ja pret Edi Rama ja dhjet jarit .

    Përgjigju
  • Fatmira: 21/06/2019 20:51

    O jaroerr kalamajte nga Vjena e mue me vrame ke ne proteste.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 21/06/2019 20:41

    Une di se europianet nuk bertasin se te gjithe ne europe jemi dhe i shohim, dhe nje pjese e mire e shqiptareve i jane pershtatur kultures dhe zakonit ne vendin qe jetojne.Mesa duket ju duhet te jeni specie e ralle.

    Përgjigju
    • Ehhhuuuu: 21/06/2019 21:04

      Po ku e kan pare ndonjehere evropen keta. Kujtojne se po bertite me shume do besh ndonje gje. Ore po sala nga behet

  • Tironci: 21/06/2019 20:27

    Arriti heroi Sahyp Dollapi njeriu qe e volli dhe e shkaterroj ÇEZin ky eshte heroi qe ju i boni lajm.

    Përgjigju
  • bekim berisha: 21/06/2019 20:11

    Si zakonisht luli dhe mona kan te pakten 7.4 Miljon qytetar te ndershem ne shesh. Gjith Bota nuk ka par nje protest aq madheshtore.

    Përgjigju
  • Mondi: 21/06/2019 20:02

    Keto kafshe qe kelthasin pse nuk futen ne kafaz. Demokracia seshte ulerime eshte dialog. Kafshet kelthasin

    Përgjigju
  • xreport: 21/06/2019 18:50

    hahahahhahaha rama ri aty ku je..... deri sa tju dal hashashi ketyre

    Përgjigju
  • qytetari digitall: 21/06/2019 16:11

    mir e ke ti klysh i vicidolit.ra termet ke shpia dhe femijet e tu nga spak dhe don me cu cunam te shpetosh nga SPAK .por ti rrush sqetllat ED RAMES dhe AMERIKES ME BE.te bija budall po deri ketu or toc?jam kurioz po ne qeli do e kesh tabletin qe te komunikosh me qytetaret digitall SB

    Përgjigju
  • po vjen muteria: 21/06/2019 16:04

    behen mitingjet e pd sikur behet gati per luft shqiperia!!por harrojn horrat se ka shtet.o tironca vini maskat se po vjen bajgeria!!gjujini me top letre bythfshirese dhe cik parfum se mbase behen njerez!!!

    Përgjigju
  • asolingo: 21/06/2019 15:14

    Forca Peci mbas 30 qershorit duhet te nxjeresh vize dhe brenda shqiperise,dhelper e dhelper.

    Përgjigju
  • Hall i madh: 21/06/2019 14:21

    O Basha o kokrra e dembelit, po fle gjume deri ne 20:00??? Fli te keqen ,se ty po te nxjerr me zor Saliu e Meta ne shesh, se te ishte per ty gjume flije tere kohes. Kur u bere I forte edhe ti more kokeshtypur!!! Po pika budallenjve qe ju ndjekin juve e futen ne burg per t'u fuqizuar ju!!!

    Përgjigju
  • Cubel Breca: 21/06/2019 13:08

    Do dal edhe sot ti rruajn leshin atij te gjatit per her te nente.Mjer shqiperia me ca esht mbushur.Dru me pre.Rrini mor injoranca e shoqeris ne shtepi se u bet gazi i botes Monstra.

    Përgjigju
  • Foli "Amerikan Agai": 21/06/2019 12:16

    Dhe Luli u tulat: Jo!Jo!Protesten do ta bejme te qete. Une kam urdheruar edhe gruan qe te vije nga Hollanda dhe te parakaloje si mis Protesta.Ime shoqe ka nderprere lobimin me ca parlamentar hollandez per ti siguruar Shqiperise lope hollandeze qe bejne shume qumesht e pake bajga. Salehu kerceu maj plehu: Mis Protesta ashte Liria,qe se bashku me Shkelxenin na pruni lirine per ta rruajt Shqiperine. Monika ka me shume probleme: Ajo duhet te marre ne proteste bashkeshortin dhe bashkepronarin e ShPK-es, por Floriri eshte mbytur ne pune. Halli me i madh i Monikes eshte se EDI ka edhe nje fallxhore tjeter ne kryeministri. Pra paska dy dashnore dhe per kete Monika eshte bere xheloze! -Ky Romeo i shkruan letra Lulit,shikon filxhanet ne kryeministri dhe ben gallate me mua neper televizore. Ja per kete Floriri i anulloi fare votimet. -Halli dere hekuri,thote Monika.Nuk dal fare ne proteste.Do te shkoj ne Itali te zmadhoj bythet qe ta terboj fare EDIN.

    Përgjigju
  • toni: 21/06/2019 11:19

    o jaripo femijet nga vjena do vine ne protest,apo eshte vap

    Përgjigju
  • Basha: 21/06/2019 11:08

    Ne nga populli themi pirdh pirdh Lul Basha se lirohesh,po ik o tu mbyllte e mendjes bej ndonje pune e leri njerezit ne qetsine e tyre se na cave menderen ti dhe ajo fallxhorja e Like kryehajdutit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël