
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konferene me gazetarët nga selia blu, ka sulmuar të gjithë demokratët, që dikur kanë qenë pjesë e strukturave të PD, e ndërsa sot janë emëruar në poste të rëndësishme në administratën shtetërore.
Berisha i quajti “injorantë” dhe “skllevër”, që sipas tij që shkuan me vrap te Rama për t’i çuar materiale. Ai shtoi se të gjithë këta persona që iu bashkuan ‘pushtetit’ do të japin llogari.
“Do ketë analizë për çdo njeri, për të gjithë, secilit nga ne. Edhe drejtuesit politikë, do dëgjojmë zërat e tyre, simpatizantëve, duhet t’ua shpjegojmë, nuk janë informuar dhe duhet të informohen.
Pati dhe nga ata që shkuan me vrap te Rama për t’i çuar materiale që të dobësonin raportin, apo që të mohojnë farsën elektorale, narkodiktaturën, që të thoshin se zgjedhjet ishin të lira. Këta janë skllevër, janë injorantë, ne këtë e bëjmë për çdo shqiptar, për liri.
Morëm ekspertin më të shkëlqyer të planetit, por farsa elektorale nuk ndaloi dhe mori përmasa gjigante. Të jeni të qartë nuk mbyllet goja, analiza do bëhet e plotë”, ka deklaruar Sali Berisha.
Lajmi kryesor:
Humbja e 11 majit/ Berisha në kërkim të ‘armiqve’ të brendshëm: Pati nga ata që punuan për PS, do japin llogari! Prita Alimehmetin, Salianji takime private










