Spahiu godet aleancat e Berishës: Ti lësh grekëve Himarën, është sikur Albin Kurti ti lërë serbëve Mitrovicën

 

Juristi Kreshnik Spahiu bën një krahasim mes asaj që Berisha ka bërë në Himarë, duke dashur tua lërë grekëve me anë të Belerit, njësoj sikur Albin Kurti tu lërë serbëve dhe Radoiçiçit Mitrovicën.

'Ne urojmë ti fitoj Shqipëria, jo Greqia. Në Himarë nuk përballet Tavo me Gjikurian por Shqipëria me Greqinë. Shqipëria përfaqësohet me PS, dhe qeveria greke me opozitën shqiptare, rast i paprecedent. E paimagjinueshme se si Berisha ia la Himarën Greqisë me një kandidat nga Athina. Sikur Albin Kurti të vinin një përfaqësues të pakicave serbe ne Mitrovicë apo Pejë. Sikur Vetëvendosja të bënte aleancë me Listën Serbe e Radoiçiçit. Greqia ende nuk e ka hequr ligjin e luftës. Edhe përfaqësuesi  është pjesë e klanit grek në SHBA, ka synim helenizimin e Himarës. Nga 2 mijë veta duan të marrin kontrollin dhe të kenë kontrollin në jug të Shqipërisë.

Shpresoj që zoti Tavo të fitoj, jo se përfaqëson PS, por se nuk kontrollohet nga Athina apo Greqia. Do jetë garë shumë e ngushtë, di të them që do ndahet me 200 apo 300 vota. Uroj të humbasë Greqia. Athina po shpenzon miliona euro. Nga nesër shumë autobuzë do drejtohen drejt jugut të Shqipërisë, me bileta të paguara. Me njerëz që u është premtua pasaportë greke, punë. Mendoj se është garë e pabarabartë. Eksperienca tregon se ndikimi grek në këtë zonë është shumë e fortë. Tavo është personalitet dhe në zonat ku ka kandiduar ka pasur shumë vota të tijat personale. Nuk është pjesë e PS dhe nuk di se sa vetë nga PS e mbështesin. Shpresoj të zgjidhet në të mirë të Shqipërisë dhe Himara të mos jetë bastion i Greqisë.'


Lajmi kryesor:

Shpërthen Spahiu: Pas fushatës antishqiptare me plazhe bosh, e njëjta “dorë” po i vë zjarrin bregdetit


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit

Masud Pezeshkian betohet si president i ri i Iranit