Spahiu: Nëse PD nuk largon Berishën, do shkrihet pas humbjes drastike të zgjedhjeve 2025

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Studio Live për Arbër Hitajn pasditen e sotme protestën e opozitës më 7 tetor.

Spahiu mori në shqyrtim edhe deklaratat e forta të përfaqësuesit të CDU-së gjermane në PPE, Krichbaum që u shpreh se Berisha me akuzat që ka duhej të ishte në burg.

Sipas Spahiut, mesazhi është i qartë, se PD rrezikon shkrirjen pas zgjedhjeve të 2025 nëse në krye mbetet ende Sali Berisha. 

'PD i ka mbetur ura e fundit. Ka shkatërruar urat me SHBA dhe Britani. Ura e fundit anëtarësimi në PPE. Ende konsiderojnë një shpres që kjo parti të mbijetojë pa Sali Berishën. Mesazhi i CDU ishte i qartë: Largoni Sali Berisha përndryshe kjo parti shkon në shpërbërje. I njëjtë me Yuri Kim që largoni liderin e vjetër. Lideri i CDU shkoi më tej se duhej të ishte në burg. Këto parti popullore, ndoshta nuk do ndërhyjnë para zgjedhjeve, ashtu si SHBA shpallën statusin non grata dy javë pas zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve do të vënë në konsiderat përjashtimin e saj nga anëtarësimi europian.'

Më tej Spahiu krahasoi veprimet gjatë protestës së PD-së me ato veprime të ultrasve të futbollit pas një ndeshjeje derbi, si psh. ultrasit e Tiranës apo Partizanit. 

'Në fakt ajo ishte protesta më e vogël, më e dobët, më e paorganizuar, më e dështuara në historinë e protestave të demokratëve. Ajo i përngjan reagimit pas ndeshjeve të grupimeve të ultrasve të Partizanit apo Tiranës.

Që djegin pemë, thyejnë xhama apo godasin me fishekzjarrë. Nuk ka fare lidhje me konceptin politik të mosbindjes civile. Do të thotë të mos njohësh institucionet. Ka ndodhur në vitin 1991, gjithë Shqipëria u fut në grevë. Ka ndodhur dhe në 97 ku e rrëzuan me dhunë pushtetin.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Spahiu zbulon: Pse Rama ka zgjedhur si partner rajonal Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë….

 

Juristi Kreshnik Spahiu e sheh si pozitive vizitën e nesërme të presidentit turk Erdogan në Tiranë i cili do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.

Më tej ai thekson në Studio Live se PS dhe Rama kanë partneritet të fortë me qeverinë turke, ndryshe nga Berisha që ka aleate Athinën dhe Greqinë.

'Vizita e liderit turk është shumë e rëndësishme. Qartazi qeverisja në Shqipëri ka të përcaktuar që aleati dhe partneri strategjik i të majtës është Erdogan, ndërsa i Berishës dhe PD është Athina. Socialistët janë të përcaktuar në një partneritet me Turqinë edhe prej influencës që ka Turqia mes lindjes dhe perëndimit. Roli i Turqisë është determinant. Pas 34 vitesh vihet në vendi dinjiteti i besimtarëve myslimanë. Pas shumë pengesave të qeverisë Berisha apo Nano, që penguan dhënien e lejes për xhaminë e Namazgjasë.'

Ora 17:51
Spahiu: Xhamia e madhe, balancon myslimanët me të krishterët që kishin katedrale Katolike dhe Orthodhokse në mes të Tiranës

 

Sipas Kreshnik Spahiut hapja e xhamisë së Namazgjasë ditën e nesërme në Tiranë do të balancoj besimtarët e feve të krishtera dhe myslimane. Kjo pasi thekson Spahiu, besimtarët e krishterë kanë katedrale në kryeqytet ndërsa myslimanët nuk kishin një xhami të madhe për të zhvilluar ceremonitë e tyre fetare.

'Balancohen në të drejtën e besimit me besimtarët e krishterë që kishin katedralet katolike dhe ortodokse. Janë shumë të domosdoshme për Shqipërinë kur ata prezantohen në qendër të Tiranës. I tregohet turistëve harmonia fetare. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme që u zhbllokuar donacioni më e rëndësishme që jepte qeveria e Erdogan në Shqipëri. Ka qenë debat i gjatë. Erdogan nuk pranonte që investim i tij të menaxhohej nga kundërshtarët e tij aleatët e Gulenit. Deklaratat e KMSH ishte pozitive ndaj Edi Ramës dhe Erdogan. Është gjetur rrugë e mesme, që të xhamia të drejtohet nga imami i Tiranës, Bilal Teqja që nuk përfaqëson as Erdogan dhe Gulen.'

Ora 17:43
Spahiu: Protesta e PD ishte qesharake si tifozat e Partizanit dhe Tiranës, me djegie pemësh, thyerje xhamash dhe fishekzjarre

 

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi aktet e dhunës në protestën e PD-së të hënën. Sipas tij hedhjet e fishekzjarreve dhe thyerja e xhamava ngjason me veprimet e ultrasve të futbollit pas një ndeshje derbi, si ajo mes Tiranës dhe Partizanit. Për të ato veprime nuk kanë lidhje me veprime politike të një partie që shpall si aksion mosbindjen civile. 

'Me një fjali: Kur popullit i rrit pritshmëri vjen një zhgënjim. Erdhi në radhë të parë tek elektorati. Prisnin protestën më gjigande në histori, që do rrëzonte regjimin. Në fakt ajo ishte protesta më e vogël, më e dobët, më e paorganizuar, më e dështuara në historinë e protestave të demokratëve. Ajo i përngjan reagimit pas ndeshjeve të grupimeve të ultrasve të Partizanit apo Tiranës.

Që djegin pemë, thyejnë xhama apo godasin me fishekzjarrë. Nuk ka fare lidhje me konceptin politik të mosbindjes civile. Do të thotë të mos njohësh institucionet. Ka ndodhur në vitin 1991, gjithë Shqipëria u fut në grevë. Ka ndodhur dhe në 97 ku e rrëzuan me dhunë pushtetin. Të dalin 3 mijë persona të bëjnë xhiro të përdorin fishekzjarrë, nuk ka lidhje me institucionet që ishin të mbyllura. Gjithë administrata dhe drejtuesit ishin në shtëpi duke parë shou. Ose ishte një teatër dhe lojë, por në thelb i kanë hapur krahun kundërshtarit.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar