SPAK nis hetimet për skandalin te Onkologjiku! Kërkon vlerësimin e masave të sigurisë në GJKKO, ja akuzat

TIRANË- Tre akuza ka ngritur SPAK ndaj të dyshuarve për dosjen Onkologjiku, të cilën e mori në dorë pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë. Mjeku Edmond Gashi, kolegia e tij Alketa Pere, farmacisti Florian Marku, zv.drejtoresha e QSUT-së Brikena Qirjazi, koordinatori i Spitalit Onkologjik Emiljano Lela,  Halil Gashi administrator i klinikës së të birit mjekut onkolog dhe Drilona Kishta ish-specialiste e QSUT-së, do të hetohen për korrupsion, shpërdorim të detyrës dhe kontrabandë ilaçesh.

Prokurori Elvin Gokaj i cili po ndjek hetimet ka dorëzuar kërkesat në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj të akuzuarve që do të pasonte hetime më të thelluara

Prokuroria e Tiranës zbuloi më 26 qershor abuzimet brenda spitalit Onkologjik, ku pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në Astir, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë arresti në shtëpi.

Koordinatori Lela dyshohet se gjente në spital të sëmurët dhe duke i paraqitur një situatë të zymtë se te Onkologjiku do prisnin gjatë, i çonte te klinika e Gashit. Për secilin merrte përqindjen e tij. Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat.

Brikena Qirjazi, akuzohet se nuk ka vënë në punë aparaturën me kobalt për trajtimin e tumorit. Ndërsa Florian Marku dyshohet se kishte në farmacinë e tij ilaçe me kod të dëmtuar që mund të jenë nxjerrë nga spitali Onkologjik për tu shitur në vlera nga 500-1500 euro.

Masat në fuqi për të akuzuarit e dosjes 'Onokolgjiku'
-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” - Shpërdorim detyre
-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” -  Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT - “Detyrim paraqitje” - ''Shpërdorim detyre"
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut - “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë - “Detyrim Paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës  Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” - Fshehje e te ardhurave  
-Florian Marku administrator farmacie  – “Arrest shtëpie”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • EniMK: 18/07/2024 14:36

    E denoncoi KLSH qe ta dini mire, ja qe ka institucione dhe njerez me integritet ne kete vend! Ka njerez qe e duan atedheun e tyre! Respekte KLSH dhe tere stafit! Po asaj derjtoreshes se onlologjikut pse num i dhane pyetje apo?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksidentoi një të moshuar për vdekje një muaj më parë, arrestohet 29 vjeçari dhe i vëllai (EMRAT)

Durrës/ Aksidentoi një të moshuar për vdekje një muaj më parë, arrestohet 29 vjeçari dhe i vëllai (EMRAT)