Afera 'Partizani'/ SPAK kërkon rikthimin në qeli të Jamarbër Malltezit! Bën rekurs në Gjykatën e Lartë të vendimit të gjyqtares në konflikt interesi Olldashi

Prokuroria e Posaçme ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin ku kërkon rikthimin e tij në qeli. Ishte gjyqtarja Iliriana Olldashi, ajo e cila ndryshoi masën e sigurisë nga 'arrest me burg' në 'arrest shtëpie' për dhëndrin e Sali Berishës, i cili u arrestua nga SPAK për korrupsion e pastrim parash, për aferën e privatizimit të ish kompleksit 'Partizani'. 

Gjyqtarja Olldashi, pas investigimit të bërë nga Report Tv u zbulua se kishte konflikt interesi pasi në vitin 2015 ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani me një çmim shumë më të lirë se tregu, 65 mijë euro, përllogaritur 712 euro m2.

Redaksia investigative e Report Tv zbuloi ekskluzivisht se apartamenti ku gjyqtarja jeton është ndërtuar pikërisht nga kompania Homeplan që është në qendër të procesit dhe atje është aksioner Jamarbër Malltezi, person nën hetim për korruptiv pasiv dhe pastrim parash që ndodhej në burg, dhe që, me vendimin e beftë gjyqtarja e liroi.

Gjyqtarja në konflikt të hapur interesi e mbajti të fshehtë këtë fakt dhe nuk u tërhoq nga çështja, duke ngritur edhe më shumë dyshimet, jo vetëm për njohjen me palën në proces, por edhe për një trajtim të favorshëm nga ana e shoqërisë Homeplan, për vetë çmimin  me të cilin ajo ka blerë apartamentin në kullat e Malltezit që SPAK po i heton si frut të korrupsionit.

Ndërkohë sot Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e celularit të sekuestruar në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit 'Partizani'. 

Vendimi u mor po nga gjyqtarja Iliriana Olldashi në seancën e ditës së sotme (22 dhjetor), ku vendosi lënien në fuqi të vendimit të marrë nga GJKKO në datën 16 nëntor, duke e vlerësuar kështu si të ligjshëm sekuestrimin celularit të Jamarbër Malltezit në kuadër të hetimeve për aferën ‘Partizani’. Përmes avokatëve, Jamarbër Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterave si dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara me urdhër të SPAK. 

Dhëndri i Berishës, u arrestua në Rinas në 20 tetor, nën akuzën e 'korrupsionit' dhe 'pastrimit të parave' në dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Ai u mbajt në paraburgim derisa u vendos masa për ndryshimin e masës së tij të sigurisë. Po ashtu më 20 tetor gjykata vendosi masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 pasuri të paluajtshme të Malltezit, 6 llogari bankare me vlerë 250 mijë euro dhe kuotat e Jamarbër Malltezit në shoqëritë “Homeplan”, “Magnet IMO” dhe “Magnet Gym&Fit. Sipas SPAK, Malltezi ka përfituar 5.4 milionë euro me kthimin e pronës së ushtrisë, në truall ndërtimi duke i paraqitur këto të ardhura si fitim biznesi, me ndihmën e biznesmenit Fatmir Bektashi, në një kohë që sipas SPAK, nuk kishte kryer asnjë investim. ​​​

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kapo: 22/12/2023 18:09

    Malltezi duhet te kthehet ne qeli dhe Olldashi duhet larguar nga sistemi i drejtesise pergjithmone.

    Përgjigju
  • fuat: 22/12/2023 14:36

    Si mund ta lesh ne arest shtepie kete mafjoz te ndyre moj gjhqetarja OLLDELE e ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën