Spartak Ngjela: Sali Berisha si Enver Hoxha, partinë ia lë Argitës! 'Harron' që edhe ajo është non grata

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv thotë se Sali Berisha nëse dënohet penalisht ikën nga politika dhe partinë do ia lërë vajzës së tij, Argita Berisha. Për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati e krahason Berishën me Enver Hoxhën ndërsa thotë se partinë sërish do e marrë një non grata.

“Ai ka forcën dhe do ta marrë vajza. Ajo është partia e tij. Këtu flitet kjo, që edhe vajza non grata është. Non grata me gjithë familjen ai. Berishën e dëmtoi non grata. Ç’rëndësi ka se ca do bëjnë, nëse dënohet penalisht ikën nga politika. Meqë kërkon të ikë nga politika, lë vajzën. Le ta bëjë, a ka vota për të marrë pushtetin? Ajo ka qenë partia e njëshit, si e Enver hoxhës. Edhe Hoxha atë kë deshi la. Atij si thoje dot merr apo jo votat. Këtu pyetja është mirë që e le, i merr dot votat?

Sa i takon Bashës, Ngjela thotë se është nxituar.

“Basha është nxituar, edhe Saliu u nxitua. Basha e kishte mundësinë që të ecte. Bëri një akt që ka vlerë ndërkombëtarë dhe kombëtare, përjashtoi Berishën. Edhe nëse ne PD del një kryetar non grata prapë e ka të vështirë. PD është e ndarë në dy kampe, si do ecë. Shqipëria e ka domosdoshmëri politikën amerikane”, tha Ngjela.

Ngjela thotë se politika lodhet kot që të kapë SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme ka mbështetjen e amerikanëve.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Global Women Leaders Summit', Vjosa Osmani takon Hillary Clinton

'Global Women Leaders Summit', Vjosa Osmani takon Hillary Clinton