TIRANË, 1 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Nesër do të mbahet në Selinë e UEFA-s. Gjeneve, takimi i Komitetit Displinor dhe të Ankesave për ndeshjen Serbi - Shqipëri, të zhvilluar në 14 tetor në Beograd.
Lajmin e kanë bërë të ditur për Agjencinë e lajmeve "Presheva jonë", zyrtarët e UEFA-s, të cilët kanë theksuar se, "takimi i Komitetit Disiplinor dhe të Ankesave do të mbahet nesër në selinë e UEFA-s duke filluar nga ora 10.00. Në Gjenevë sot kanë shkuar dy drejtuesit e federateve Shqiperisë dhe Serbisë, të cilet nesër do të ballafaqohen për "fitoren" ose "humbjen" e tyre në ndeshjen e 14 tetorit në stadiumin e Beogradit.
Gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi, momentet e incidentit
"Shoqata e Futbollit e Serbisë (FSS) dhe Shoqata e Futbollit të Shqipërisë (FSHF) kanë apeluar kundër vendimeve të marra nga ana e Kontrollit të UEFA, Etikës dhe Trupit Disiplinor më 23 tetor", kanë deklaruar sot për "Preshva jonë" zyrtarët e UEFA-s, duke shtuar se në këtë takim nuk do të marrë pjesë shefi i UEFA-s, Mishel Platini.
Pas incidenteve të ndodhura në stadiumin e Beogradit, UEFA i akordoi fitoren 3-0 në tavolinë Serbisë pasi sipas UEFA-s, kombëtarja shqiptare refuzoi të kthehej në fushën e lojës, ndërsa më pas i zbriti 3 pikë Serbisë, pasi nuk siguroi organizimin normal të ndeshjes. Të dyja palët gjithashtu janë gjobitur me 100,000 EUR, ndërsa Serbia u ndeshkua të luajë dy ndeshje kualifikuese në shtëpi pa tifozë. /a.ke/
/Shqiptarja.com