Starton Champions League, paqe pa gola në Dortmund- Barcelona, anglezet e nisin me disfata
Penalltia e shpërdoruar nga Marco Reus
Një sfidë e cila pritej të prodhonte gola dhe spektakël u mbyll në paqe me rezultatin 0-0. Në Gjermani Borussia Dortmund priti Barcelonën të lehtësuara pasi Interi kishte hedhur hapin e parë fals ndaj Slavia Pragas në një barazim 1-1. Në minutën e 57’ Marco Reus kishte shansin të zhbllokonte sfidën pas një penalltie të fituar nga talenti anglez Jadon Sancho por Reus u tregua jo i saktë.
Napoli ka mposhtur me rezultatin minimal 2-0 kampionët në fuqi të Liverpool. Dries Mertens shënoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e parë për të kaltrit në minutën e 85’ ndërsa në shtesë transferimi më i ri, Fernando Llorente duke përfituar nga një gabim trashanik mbrojtjes së Liverpool shënoi dhe të dytin. Një tjetër skuadër angleze Chelsea pësoi një disfatë të rëndë në Stamford Bridge ku u mposht nga Valencia me rezultatin 0-1. Spanjollët shënuan me Rodrgion në minutën e 70’ pas një skeme nga një goditje dënimi kurse Ross Barkley nuk shfrytëzoi një penallti në minutën 87’ por gjuajti traversën.
Në ndeshjet e tjera ‘’hirushja’’ e vitit të kaluar, Ajax fitoi binshëm në Amsterdam 3-0 përballë Lille.
Quincy Promes, Edson Alvarez dhe Tagliafico shënuan për holandezët. Leipzig mori një fitore me vlera në Portugali përballë Benficës me rezultatin 1-2. Golat për gjermanët u shënuan nga sulmuesi Timo Werner ndërsa për Benfica-n ngushtoi diferencat zviceriani Haris Seferovic.
Ndërkohë Salzburg ka prodhuar një rezultat tenistik në Austri ku ka mundur me rezultatin 6-2 përballë Genk. Në sy ra 19- vjeçari norvegjez Erling Braut Haaland i cili shënoi tre gola.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4168
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Xavi Hernandez i jep besën Barcelonës, qëndron edhe vitin që vjen
25 Prill, 12:49
-
GOLAT/ Everton mposht Liverpoolin pas 14 vitesh, Man. United fiton në shtëpi! Tri pikë për Palace dhe Bournemouth
25 Prill, 09:51
-
Barcelona ndërmerr veprime ligjore për golin 'fantazmë' kundër Real Madrid në El Clasico (VIDEO)
24 Prill, 16:00
-
Liverpool gjen pasuesin e Klopp, nis bisedimet me Arne Slot
24 Prill, 12:50
-
GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League
24 Prill, 09:35
-
Thiago Silva largohet nga Chelsea
23 Prill, 16:57
-
Vendimet e dyshimta në 'El Clasico', Xavi s’përmbahet: Padrejtësi e madhe, s’duhet të heshtim! Ancelotti: E merituam fitoren
22 Prill, 10:00
-
GOLAT/ Përmbysje 'Galaktike', Real Madrid 3-2 Barcelona! Djemtë e Ancelottit 'prekin' titullin kampion, katalanasit pesë ndeshje pa fitore në El Clasico
21 Prill, 23:03
-
VIDEO/ Armando Broja në stol, Liverpool fiton 1-3 ndaj Fulham dhe kërcënon Cityn! Tri pikë për Everton, Palace dhe Villan
21 Prill, 19:50
-
Përballja me Liverpoolin, Armando Broja 'ngroh' stolin
21 Prill, 16:36
-
Sonte 'El Clasico', Reali kërkon të hipotekojë titullin! Lewandowski: Ne dimë se si mposhten 'galaktikët'
21 Prill, 15:05
-
GOLAT/ Arsenal kap kreun e Premier League, M.City pret biletën e finales në FA Cup! Bayern 'shkatërron' Union Berlinin
21 Prill, 13:29