Studentët e mjekësisë detyrim të punojnë 5 vite në Shqipëri, zv.ministrja: Frenojmë largimet! Kikia: Emergjente! Studenti: Shkel të drejtat

TIRANË- Qeveria shqiptare prezantoi ditën e sotme projektligjin që ka si synim frenimin e largimit të bluzave të bardha, i cili parashikon që studentët të cilët nisin këtë vit Universitetin për Mjekësi, do të duhet të punojnë 5 vite në Shqipëri, e më pas ta pajisen me diplomë. Drejtoresha e politikave të Zhvillimit të Arsimit, Zamira Gjini shpjegoi në emisionin ‘Repolitix në Report TV detaje nga ky projektligj. Për gazetarin Denis Minga ajo theksoi se ky projektligj është hartuar me synimin që t’i sigurojnë shqiptarëve mjekë për vitet e ardhshme dhe për të përballuar sfidën e kohës, largimin e të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

"Projektligj që ka ardhur si rezultat i punës së ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë. Ku kemi menduar se si të përballojmë këtë sfidë të kohës që t’i përshtatemi shoqërisë shqiptare me burime në shërbimin shëndetësor në çdo kohë dhe sidomos për të ardhmen, duke bërë një vlerësim të situatës aktuale dhe një projeksion për vitet e ardhme, daljen në pension me brezat që licencohen", tha Gjini. 

Ajo sqaron se pasi studentët të kalojnë provimin e dixhitalizuar, do duhet të nënshkruajnë marrëveshjen me qeverinë për të punuar në vendin tonë për 5 vite. Ndërkohë, për studentët që aktualisht vazhdojnë studimet, Gjini shpjegon se ata nga viti i parë deri në të katërt do duhet të punojnë në Shqipëri për 3 vjet, ndërsa ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë do duhet të punojnë 2 vjet me detyrim për të tërhequr më pas diplomën, ndryshe do paguajnë koston reale të studimeve të tyre në Shqipëri. Ajo shprehet se nga ky projektligj preket vetëm universiteti publik. 

"Një projektligj që përcakton se ca rregullash duhet të ndjekin studentët e vitit të parë dhe ata nga viti i 2 deri në 6. Për studentët e vitit të parë, ata që janë kandidatë janë të detyruar që para provimit të plotësojmë një kontratë me ministrinë dhe universitetin dhe ministrinë e shëndetësisë e cila i përcakton rregullat që duhet të ndjekin ata pas përfundimit të studimeve. Plotësojnë një deklaratë para se të marrin pjesë në provimin e digjitalizuar, mund të regjistrohen në program vetëm nëse nënshkruajnë këtë marrëveshje, ku ata të vitet të parë janë të detyruar të punojnë 5 vite në Shqipëri dhe më pas të pajisen me diplomën. Është një kusht që studentët janë të detyruar të plotësojnë dhe ministria do iu garantojë punësim të menjëhershëm, nëse për një vit nuk punësohen atëherë ky kusht nuk do zbatohet. Ata nga viti i 2 deri në 4, kanë detyrim të qëndrojnë 3 vite dhe ata në vitin 5 dhe 6 duhet të qëndrojnë 2 vite. Preken vetëm ata që ndjekin studimet në universitetin publik", tha Gjini. 

Në të njëjtën linjë edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, Entela Ramosacaj thotë se me këtë projektligj do t’iu sigurojnë shqiptarëve mjekë në sistemin shëndetësor për vitet në vijim, ndërsa shprehet se për të ndalur largimet e mjekëve nuk është marrë vetëm kjo masë, por janë ndërmarrë edhe politika si përmirësimi i kushteve në spitale apo rritja e pagave.

“Shqiptarët morën sot një lajm të mirë, që nesër ne një të ardhme jo të largët do kemi edhe më shumë mjekë në sistemin shëndetësor. Nuk është lajmi I vetëm, nuk është masa e veçuar, e vetme që do merret për këtë drejtim. Fenomeni i mobiliteve të stafeve është një fenomen që e ka shqetësuar shtetin për të marrë masa në mënyrë që stafet tona shëndetësore, që janë aset i çmuar, të marrë një seri masash për të adresuar një fenomen që nuk është shqiptar, ose jo vetëm shqiptar, po përballet rajoni edhe më gjerë. Madje Shqipëria nuk është në vendet e para që furnizon vendet e be me mjekë, ka vende si Kroacia, Serbia madje edhe Greqia e Italia që kanë lëvizje të mjekëve drejt vendeve të tjera të zhvilluara të Europës. Ky fenomen është adresuar jo vetëm më kushtet më të mira të punës, rritjen e dinjitetit të mjekut, investimeve në shëndetësi e infrastrukturë, por edhe rritja e vazhdueshme e pagave. Janë masa në vijim dhe ky projektligj bëhet me qëllim që shqiptarët nesër të mos e vuajnë këtë fenomen. Kemi hyrë në një 10-vjecar që e kemi pas 1.1 mjekë për 1 mijë banorë, numër shumë i ulët mjekësh dhe specialistësh. Sot jemi 193 mjekë, për 100 mijë banorë, gati 2 mjekë për 1 banorë.ne tentojmë ët shkojmë edhe më sipër, në fund të viteve 20 të shkojmë 2.5 ose 2.7 mjekë për 1 mijë banorë”, tha ajo.  

Nga ana tjetër, studenti i mjekësisë Mario Rabiaj tha se është gati t’i shërbejë Shqipërisë, por jo me detyrim, duke e konsideruar shkelje të të drejtave të njeriut. Gazetarja Enxhi Musaj thotë se studentët janë të të pakënaqur me kushtet.

“E konsiderojnë diktaturë dhe në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut që i detyron të qëndrojnë këtu. Ata kanë deklaruar se nuk duan të largohen, por duhet analizuar se ca po iu ofron Shqipëria studentëve janë të pakënaqur me kushtet, ata pretendojnë se nuk kryejnë praktikat e duhura profesionale, pretendojnë që pas mbarimit të studimeve do punësohen në një spital në rrethe s’do kenë aparaturat e duhura”, tha Musaj.

Gazetari Mentori Kikia ngren alarmin edhe për profesione të tjera, si agronomët, ku thotë se qeveria duhet të marrë masa pasi mund të ngelim edhe pa agronomë. Ai thotë se ka vetëm 260 agronomë në vend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Detyrim të punojë 5 vite në vendin tonë, studenti i mjekësisë në ‘Repolitix’: Jam gati t’i shërbej Shqipërisë, por jo me detyrim

 

Studenti i Mjekësisë, Mario Rabiaj thotë në Report Tv se është gati t’i shërbejë Shqipërisë, por jo me detyrim siç e ka parashikuar qeveria përmes projektligjit të fundit ku i detyron ata të punojnë 5 vite në vendin tonë pasi të përfundojnë studimet e më pas të marrin diplomën. Ai thotë se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut dhe se do të vazhdojnë me protestat.

“Jam gati ti shërbej shqiptarisë në çdo vend të mundshëm por jo me detyrim. Askush s’do sonte t’i shkelte të drejtat dhe liritë e tyre. Liria dhe zgjedhja e të rinjve duhet të jetë prioritet për të gjithë. Protesta nuk ka organizator, jemi të gjithë bashkë, të gjithë janë një zëri kundër këtij vendimi shkel haptazi të drejtat e një njeriu. Protesta është hapi i ardhshëm, ne jemi duke zhvilluar edhe një peticion për këtë vendim dhe do arrijmë edhe në masa të tjera nëse nuk na merret parasysh”, tha studenti.

Ora 22:42
Studentët e mjekësisë detyrim të punojnë 5 vite në Shqipëri: Mentoi Kikia në ‘Repolitix’: Masa emergjente! Të hartohet edhe për agronomët e profesionet e tjera

Gazetari Mentor Kikia foli në Report Tv për projektligjin e qeverisë për detyrimin e studentëve të mjekësisë që të punojnë 5 vite në vendin tonë. Kikia thotë se e mbështet këtë zgjidhje pasi jemi në kushtet ku vendi mund të mbesë pa mjekë, por sipas tij janë një sërë problemesh të tjera pasi politika shqiptare ka dështuar për të motivuar të rinjtë që të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Kikia ngre alarmin edhe për profesione të tjera, si agronomët, ku thotë se qeveria duhet të marrë masa pasi mund të ngelim edhe pa agronomë. Ai thotë se ka vetëm 260 agronomë në vend.

“Këtu s’kemi të bëjmë me një përpjekje të qeverisë për të zgjidhur një problem, as me një cenim të thjeshtë të lirisë dhe të drejtave. Problem është më madhor se kaq, kjo është pasoja e një problemi më të madh. Përpjekja për të zgjidhur këtë problem është dëshmia se si ka dështuar e gjithë politika shqiptare gjatë këtyre tre dekadave për të motivuar shqiptarët për të jetuar dhe punuar në vend. Largimi I mjekëve nuk është një fenomen i shkëputur nga të tjerat, po ta them jam dakord dhe e mbështes si zgjidhje, por ka një tufë problemesh të tjera para se të mbërrihet këtu. Jemi në kushtet ku shoqëria rrezikon të mbetet pa mjekë ku gjermania po lehtëson çdo vit procedurat e tërheqjes së specialistëve. Mjekët shqiptarë përfitojnë nga këto lehtësira. Ne kemi të drejtë të marrim masat për tu mbrojtur. Fatkeqësisht nuk kemi politika tjera, mekanizma përveç se të mbyllim derën e shtëpisë që ata se duan të ikin të mos ikin, nuk i bëjmë dot të jenë të interesuar të punojnë në shtëpinë e tyre, kemi gjetur këtë metodë, është drastike, e palogjikshme, por në kushtet e kësaj emergjence është e pranueshme. Duhet në të njëjtën mënyrë duhet të ngremë një ligj tjetër për agronom, ka vetëm 260 agronom, ku më shumë se 200 janë në prag pensioni, nesër do bëjmë të njëjtën gjë për inxhinierët. Jemi në kushtet ku duhet të gjejmë një zgjidhje për një problem që mavijosur për vite e vite me radhë”, tha Kikia.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaso Mjeku: 06/07/2023 12:31

    Nuk eshte shkelje e te drejtave te njeriut.Eshte reformim i procesit te diplomimit per mjeket.Pra per diplomim duhen pese vjet praktike ne rolin e mjekut.Pastaj merr diplomen dhe shko ku ta kete qejfi.Nuk te pelqeu?Shko studio jashte shtetit,ne Europen tone te dashur.Nese te pengon per kete eshte shkelje e te drejtave te njeriut.Por Ju gatantoj,80%juaja ,Nese shkon te studioje jashte shtetit,kudo,do te ktheheni mbrapsh,se nuk keni prapanice.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 06/07/2023 08:56

    Mendoj se veprimi i Qeverise eshte i duhuri per te plotesuar sado pak nevojat per mjek.Askush nuk po detyron ate qe ka studiuar ne universitet privat.Studentet e universiteti shteteror studjojne me parat e taksa paguesve shqiptar e per rrjedhoj duhet te kontribojne me punen e tyre.Ne kete rast mendoj se nuk ka asnje shkelje te te drejtave te njeriut.Ne nje vend demokratik nuk ka vetem te drejta por dhe detyrime. Sa per kushtet e studimit qe mund te kene te meta,mund te keni te drejte por,koha qe i ngrini eshte e gabuar.

    Përgjigju
  • Boti: 06/07/2023 05:40

    Si more eshte e nevojshme dhe e palogjikshme ne te njejten kohe? Si u pranoka shkelja e te drejtave te njeriut haptazi duke qene se nepermjet korrupsionit me ne krye keta hajdute e bene Shqiperine te pajetueshme? Pse nuk zgjidhen ne po te njejten menyre emergjente te njejtat probleme qe shqetesojne mjeket dhe mbare popullin? Pse ne menyre emergjente behen vetem korrupsioni dhe shkelja e te drejtave te njeriut, dhe jo politikat e tjera sociale? Deri dje, pse nuk ishte ky trajtim kaq i vecante per mjeket por kercenoheshin me buken e gojes duke u burgosur? Ik more palaco se na e shpifet vendin tone.

    Përgjigju
  • Qeveria: 06/07/2023 04:50

    Qëllimi i këtij ligji është të shtyjë studentët të shkojnë të studjojnë jashtë ku nuk ua mban njeri diplomën dhe kushtet e punës janë të garantuara. Vetëm sa do uli korrupsionin në Shqipëri se s'do ketë me studentë të paguajnë për të kaluar, dhe do mbeten vetëm ata që paguajnë për një diplomë.

    Përgjigju
  • halla esma: 06/07/2023 03:56

    5 vjet eshte pak..bejani 10 vjet.....

    Përgjigju
  • Magjari katolik: 06/07/2023 02:47

    Çfarë na duhen mjeku dhe mesuesi dhe tekniket , vetëm muzikantet dhe kengetaret të mos ikin ! Bej nje ligj për muzikantet se po na iken ata në Gjermani nuk kemi cte degjojme me , leri mjeket mesuesit etj vetëm muzika na duhet pa muzike ska jetë

    Përgjigju
  • Studenti cukapik: 06/07/2023 02:34

    Studentet kane të drejte në fakt ! Ama bejeni për shqiperine punoni pa lek 5 vite se nuk Ju gjen gje ama shqipëria do tjua shperbleje se eshte vendi juaj! Mos e beni për qeverite por për shqiperine ndaj punoni Jo 5 por pse jo dhe 7 vite ! Mjekesia bazohet në humanizem pse ç’të bejme ti mbyllim qytetet në periferite e largeta e të rrime të gjithë në Tirone ? Për mua rroga në rrethe skajshne të jetë 10-15 % me e larte se e tirones pra psh një okulist në Tirane Vore nese paguhet 100,000 lek në rrethe si Puke Has Perrenjas Delvine Erseke Corovode etj etj ky mjek të marre 115,000-120,000 lek pra 15% në shume të jetë rroga që të kete attaksion për rrethe

    Përgjigju
  • Dhe ata?: 06/07/2023 01:30

    Përseri do ikin. Dhe qeveria përseri do deshtojë. Ta harroj Ed Rama me Saliken e Alibashën se me dhunë do arrijnë gjë

    Përgjigju
    • e drejta: 06/07/2023 14:43

      FORCA EDI RAMA KRYEMINISTRI ME I MIRE I TE GJITHA KOHERAVE....

  • Iris: 06/07/2023 00:23

    Nuk ju pelqeu 3 vjet,t'a gezoni tani 5 vjecarin?! Nuk dashkan te punojne as ne rrethe per mungese aparaturash! Po te afermit tane qe punuan ne kohen e Xhaxhit neper rrethe nga 20 vjet e me mungesa te medha cfare ishin?! Po ata mjeke e infermiere qe dalin sot vullnetare e punojne me vite te tera per /Mjekun pa kufi/ ne zona super te varfera,si ne Afrike me kushte te paimagjinueshme per ju e ne mes semundjesh qe eshte tmerr vetem emrin t'ua degjosh,apo ata qe punojne ne zona lufte e konfliktesh ku bombat e mortajat bien direkt mbi spitale cfare jane?! Nese nuk jeni te afte te perballeni me situata e probleme te tilla,perse zgjodhet mjekesine? Cfare kujtuat se do te punoni, vetem ne Gjermani? Se do te jeni mjeke vetem per te injektuar botox,apo t'ju hiqni rrudhat e t'ju zmadhoni pjeset e trupit pleqve e plakave te balsamosura te ekranit qe duan te duken perjete 20 vjec,apo donit te punonit ne Shqiperi,mundesisht ne 5-6 qytetet kryesore dhe t'ju zhvatnit pacienteve para' nen dore per cdo vizite?!

    Përgjigju
    • Thelbi: 06/07/2023 01:27

      Nuk i merr dot me zor. Pa shkollë si lë dot se pastaj dihet që s'ka mjek Qellimi i ligjit është ndryshe nga c'ka pasoja do shkaktojë

    • xXx: 06/07/2023 01:16

      Ti besoj se bën pjesë te grupi sufllaqeve...

  • Ligj: 05/07/2023 23:35

    Ky ligj bazohet ne diskriminim dhe prishje drejtave te njeriut direkt e rrezon cdo gjykata kushtetuese e cdo shteti! Ligji duhet te jete prioritar jo diskrinues! Psh Duhet kush mjek nis pune pasi mbaron 6 vite, duhet direkt nese nis pune ne rrethe kontrata 5 vite por edhe nje bonus 1000-3000€ qe ai te zgjedhe ama diploma jepet sa mbaron nuk mbahet diploma “peng” ne nje vend kandidat per EU ! Bejeni kush student mjekesie qe mbaron pas 6 vitesh dhe pasi diplomohet , nese ky student zgjedh nje pune mjek ne rrethe largeta si Perrenjas Puke Delvine etj te marre nje bonus per vende ne “nevoje” per mjek me status pra nje bonus nisje pune 3000€ cash me kusht mbi 2/3 vite pune ne shqiperi por jo me detyrim por me nje bonus ekonomik

    Përgjigju
    • Populli: 06/07/2023 08:25

      O Ligji chane keto shifra me mijra euro?!!!!Jetojme ne Shqiperi dhe duhet ti pershtatemi ekonomis tone.Kush do te emigroj le te shkoj te studjoj ne Gjermani me parat e vete askush nuk e ndalon.

    • Lala: 06/07/2023 01:12

      Po me hedh un ne gjykate mjeket me arsyen se meqe NUK duan te sherbejne ne Shqiperi me detyrim disa vjet shkelim te drejten time kushtetuese per trajtim mjekesor? Bohet Quhet?

  • Lushka: 05/07/2023 23:26

    Hahaha ju e katandiset vendin ne kete gjendje tani do rikuperoni. Degjenerata politike. Ska me njerez nuk keni hallin e popullit ju keni hallin se ska kush tju votoj. Se nuk ngeli me njeri ketu. Sa zgjohesh ketu eshte stres ekonomia zero se i moret ju te gjitha. E ku mos ikesh tani na dilni shembullore me mjekesine se kan ngel vetem infiermeret nga mosha 45 e lart... felliqesira politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar