Supë me peshk dhe fidhe
Përbërësit:
500 gr peshk mix
1 qepë e vogël e thatë
2 thelpi hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalp
2 karrota mesatare
1 degë selino
1/2 gotë verë
1/2 lëng limoni
1 filxhan kafeje fidhe
dafinë ( 1 gjethe)
kripë dhe piper të zi
Majdanoz
Përgatitja:
Pastrojmë peshkun e presim në copa dhe e vendosim atë në një tenxhere në të 1.5 litër ujë dhe disa kokrra piper të zi, ½ degë selino dhe ½ lëng limoni dhe 1/2 gotë verë të bardhë. E lëmë peshkun të ziejë për 10-15 minuta e më pas e largojmë nga tenxherja e lënë të ftohet dhe e pastrojmë nga halat dhe tulin e peshkut e ruajmë mënjënanë e kalojmë lëngun e peshkut në sitë dhe vazhdojmë. Në një tenxhere shkrijmë gjalpin, vaj dhe kaurdisim qepën të grirë shumë hollë. Shtojmë në tenxhere karrotat në kubikë të vegjël dhe 2 lugë gjelle selino në kubikë dhe shtojmë 1 thelpi hudhër të grirë imët. Shtojmë lëngun e peshkut, piper të zi dhe fidhet dhe I lëmë të ziejnë për 10-13 minuta. Ndërkohë 5 minuta e fundit shtojmë dhe copat e peshkut , pak majdanoz dhe e shërbejmë të ngrohtë.