Takimet me bazën e PD/ Meçe: Berisha po synon të marrë mbështetjen e demokratëve në luftën kundër SHBA, me pëlqimin e Bashës! Hoxha: Kërkon një garë të re për kreun e partisë

TIRANË- A po bashkëpunon Berisha me Bashën apo ai kërkon kokën e “djalit të tij shpirtëror”...kjo është një nga pyetjet që nuk ka gjetur ende një përgjigje që nga përjashtimi i tij nga grupi i PD (ndoshta nuk do e gjejë kurrë) dhe ky është mendimi që i ndan edhe të ftuarit e sotëm në ‘Repolitix’. Analisti Arben Meçe është i bindur se në këtë “luftë” Berisha dhe Basha janë bashkë, madje ai flet për një skenar tjetër, duke thënë se ish-kryeministri po synon që të marrë institucionalisht PD dhe po teston forcën e tij brenda partisë. Për këtë është i sigurt pasi ka mbështetjen e Bashës.

“Nëse Berisha do u thoshte ju vazhdoni do e mbroj veten time, PD nuk do futej në këtë kolaps. Saliu ndoqi rrugë tjetër, a e ndoqi PD apo bashkë me Lulzim Bashën, këto kanë prodhuar që Berisha të marrë këtë vendim që të kontrollojë mbështetjen e tij në PD, përkrahja që kërkon Berisha, kërkon që të marrë mbështetjen në luftën kundër SHBA dhe e bën bashkë me Bashës, se ky po e ndihmon të kuptoj deri ku e ka mbështetjen. Referendumi po bëhet për një listë populiste. Berisha është bashkë me Lulzim Bashën, dhe synimi i vetëm është që të nxjerrë Sali Berishën institucionalisht në krye të PD, që të këtë këto lëvizje duke testuar mbështetjen”, tha Arben Meçe.

Edhe Gent Malko, anëtar i Këshillit të PD-së, thotë se Berisha po synon që të tregojë forcën e tij.

“Një gjë është e sigurt, Berisha po tenton të tregojë forcë, që ka një mbështetje në bazë, që është faktor në PD”, tha ai.

Nuk është i këtij mendimi, Indrit Hoxha, sekretar i Forumit Rinor të PD-së, që sot ndërmorën një nismë për referendum pasi akuzojnë Lulzim Bashën se ka shkelur statutin me përjashtimin e Sali Berishës. Ai ka komentuar lëvizjet e Berishës së fundmi, duke thënë se synohet një garë e re brenda PD-së për kryetar të partisë. Hoxha është i bindur që largimi i Berishës e dobëson partinë.

“Largimi i Berishës e dobëson PD, dihet simpatia e militantëve të PD nga Berishës, Basha ka logon dhe zyrën e partisë, por jo militantët e PD, mund të ketë Kryesinë dhe Sekretariatet, por jo bazën e PD, se sot perceptimi në bazë është se Basha është tradhtar me vendimin që ka marrë. Nuk është e njëjta situatë me largimin e Fatos Nanos nga Rama. Më gëzon zbritja në bazë e Berishës. Synimi mbetet një garë e re brenda PD”, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:57
Berisha nis takimet në bazën e partisë/ Hoxha: I vetmi që duhet të shqetësohet është Rama, i ka ditët e numëruara

 

Në një kohë kur Sali Berisha nis nesër (të enjten) takimet me bazën e partisë për ta shtrirë në rrethe, sekretari i FRPD-së, Indrit Hoxha thotë se për këtë nuk duhet të shqetësohet Lulzim Basha, por Edi Rama. Kjo sepse sipas tij, me rikthimin e Berishës në pushtet, Rama i ka ditët e numëruara.

“Lëvizja e Berishës ka shqetësuar vetëm një person, kryeministrin Edi Rama. Ditët e tij janë të numëruara në krye të qeverisë”, tha ai.

Ora 22:49
Çupi: Berisha ‘kufomë politike’! Basha i nervozuar se sapo ka dalë nga veza e Saliut, po i ndërrohen puplat

Për analistin Frrok Çupi, Sali Berisha është një “kufomë politike”, e ndërsa ka komentuar edhe Lulzim Bashës dhe aksionin e tij politik me rikthimin në parlament, Grisjen e fletëve të votimit apo bojkotimin e seancës, për Çupin, janë disa sjellje “infantile” që bëhen nga kryedemokrati i cili sapo është shkëputur nga “babai i tij shpirtëror”.

“Berisha rron vetëm në studio dhe portale, askush nuk çan kokën se kush është Sali Berisha. Grupi i PS bën sikur në ekziston, PD sikur nuk ekziston, njerëzit në rrugë sikur nuk ekziston, mos i ngjallni këto kufoma. Për herë të parë Basha është ndjerë kryetar i PD, Berisha ishte iniciator i djegies së mandatave, së molotovit, tani është çliruar nga kjo Basha. Nuk shoh një qeveri të përbashkët, por do jetë në krah të aleatëve perëndimor dhe integrimit në BE. Sapo ka dalë nga veza e Saliut, do të bëj teatër, është nervoz, por do i heq, është njësoj si zogu i pulës që lëshon disa pupla dhe i dalin pupla të tjera”, tha Frrok Çupi.

Nga ana tjetër, anëtari i Këshillit të PD-së, Gent Malkotha shprehet se PD nuk ka një të ardhme me Bashën.

“Berisha është e shkuara, por besoj që Basha nuk është e ardhshmja, ne kemi nevojë kaq shumë të mësohemi të luajmë sipas rregullat, edhe kur ato rregulla sjellin një rezultat negativ, në fund të ditës është një vendin në plazhin afatgjatë, sesa një vendin arbitrar”, u shpreh Gent Malko.

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë