Turi me diasporën/ Rama në Milano: Shqiptarët e Italisë përbashkuesit e 2 brigjeve të Adriatikut! I fton të kthehen: Fati europian s'ka shans të ndryshojë

MILANO-  Shumë shqiptarë u mblodhën paraditen e sotme në pallatin e sportit në 'Busto Arsizio' lokalitet afër qytetit të Milanos për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga  kryeministri Edi Rama në kuadër të turit me diasporën.

I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ministrja e shtetit Elisa Spiropali dhe disa kryebashkiakë, avioni "Migjeni" zbriti në Malpensa, në orën 11:00 ku u prit nga ambasadorja shqiptare në Itali dhe më pas u nis drejt Pallatit të Sportit. Mijëra shqiptarë që kishin mbushur pallatin e sportit e pritën me entuziazëm. Jo vetëm kaq, shumë të tjerë ndoqën jashtë përmes ekraneve eventin i cili nisi me hite shqiptare të kënduara nga këngëtarë të njohur shqiptarë. 

Fjalimin e nisi duke i shprehur mirënjohjen e thellë për mikpritjen që i kishin bërë shqiptarët e Italisë, të cilët me punën dhe guximin ia dolën të ktheheshin në europianët e rinj të Italisë  dhe përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut.

'Jam thellësisht i prekur. ..Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra rrezatuese e pararojave shqiptarë të ribashkimit me Europën. Ju! Jo politika, jo media e as biznesi. Ju jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut. Jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re të qytetërimit europian. Jeni krenaria shqiptare' tha Rama në fjalimin e tij e cila u shoqërua dhe me thirrje e emrit të tij në kor. 

Reportazhi me momentet e vështira të eksodit të vitit 1990 në drejtim të Italisë që u transmetua në takim para fjalimit të kryeministrit preku të gjithë të pranishmit. Rama u ndal gjatë në kalvarin e vuajteve të shqiptarëve dhe paragjykimeve te mediave italiane. 

“E stato un albanese”.  Me siguri të gjithë ata që e kanë shkelur Italinë në vitet ’90, e kujtojnë këtë zile alarmi, ku shqiptari duhet jo thjesht ta fshihte, por mundësisht, ta harronte fare të qenit shqiptar për t’u pranuar si njeri i zakonshëm dhe ku njeriu i zakonshëm . Përplaseshin dy makina; gazetat shkruanin “E stato un albanese”. Ndodhte një grabitje, telegazetat lokale informonin: “E’ stato un albanese”. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte un albanese

Kryeministri lartësoi figurën e shqiptarëve që punuan për të përmbysur imazhin.

“No, non sono stato io”, shkaktoi atë lëvizjen  e madhe nga terreni rrëshqitës i leckamanëve të lagur kokë e këmbë të parë në rastin më të mirë me sytë e mëshirës . Nxori dhe ngjiti yjet e vet në maja dikur më të ëndërrta të Italisë palkoshenikon e Sanremos, në tempullin e La Sacla-s në spektaklin e Amici, në podiumin e fituesit të Voice of Italy, në stolin e drejtuesve të skuadrave të Serisë A , në kopertinat e Einaudit e të Feltrinellit, në Bienalen e Venezias dhe nëpër muret e galerive prestigjoze të arteve të bukura, e në çdo majë province e komune, ku krahas italianëve, shqipet shkëlqyen me talentet, bëmat dhe vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm.

Por ndryshe nga Greqia, Italia nuk i detyroi shqiptarët të ndryshonin emrin një veprim "Do të mbetet dhe njollë turpi në historinë demokratike' tha Rama. 

Kryeministren italiane, Giorgia Melone e quajti 'mike e paepur e Shqipërisë e zëdhënëse shumë e fortë e jona në BE'

Sulmoi dhe politikën në Tiranë, grupin e Rithemelimit dhe ata që kundërshtojnë turin me diasporën të nisur prej 12 majit në Athinë.  

"Kjo e 1 milion shqiptarëve të ikur në 10 vitet e fundit është gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme njësosh si ajo e autobësve që doli po nga ajo gojë e pistë duke ofenduar shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi në det për të treguar dashurinë e mallin e manifestuan krenarinë e tyre për shqiptarinë e Shqipërinë. Po e vërtetë kanë ikur edhe këto 10 vite shumë shqiptarë, shumë më tepër se janë kthyer." 

Sot ata shqiptarë që shumë vite më parë ishin me statusin 'albaneze' tani janë 'europianët e italisë' dhe Rama i ftoi të kthehen.

Shqipëria ka fituar besimin e botës dhe e meriton edhe besimin e çdo shqiptari  si ju që e di shumë mirë se asgjë që arrihet me punë nuk arrihet pa mund, pa sakrifica, pa durim, pa shtrënguar dhëmbët. E kush më mirë sesa ju shqiptarët e Greqisë, Italisë, Europës e di të vërtetën, e cila sa ç’është e thjeshtë, aq është e pamundur që të kuptohet nga kushdo që punës nuk ia ka provuar peshën mbi supe, nuk ia ka njohur zhgënjimet mundit, nuk ia ka ndjerë dhimbjen sakrificave, nuk ia ka kaluar sprovat durimit. Dhe po ju them, atij që do besojë tek Shqipëria e sotme, Shqipëria e nesërme do t’ia kthejë shumëfish besimin!

Pranoi se Shqipëria ka ende punë për të bërë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, por se koha e atyre që duan të çojnë Shqipërinë në drejtim të paditur ka vdekur.

‘ Atij që do të besojë te Shqipëria e sotme, Shqipëria e nesërme do t’ia kthejë shumëfish besimin..... Ama me të gjitha problemet e veta, Shqipëria ku drejtësia mbahej lidhur si qen gjahu me litarin e agallarëve të saj të paprekshëm, Shqipëria ku vriteshin çdo vit mbi 100 vetë dhe ku policët i shtynin makinat që mbeteshin pa benzinë rrugëve, Shqipëria ku turizmi mbahej vetëm nga patriotizmi dhe ku rrugëve kishte më shumë togje plehrash të pa mbledhura se turistë, Shqipëria ku ju duhet të merrnit rrugën mbrapsht, ta kalonit detin për të shkuar për të marrë një dokument dhe pastaj nuk dilnit dot nga sheshi i trageteve pa paguar policin e radhës, - ka vdekur. Siç ka vdekur një herë e përgjithmonë çdo shans që hijet e të shkuarës të kthehen mbi kalë për ta shaluar në drejtim të paditur fatin evropian në Shqipërisë"

Shqiptarja.com solli edhe pamjet nga atmosfera e pritjes së Ramës ku nuk munguan flamujt kombëtar dhe këngët shqiptare. Kryeministri ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ministrja e Shtetit Elisa Spiropali dhe kryebashkiakët: i Tiranës, Erjon Veliaj, i Lezhës, Pjerin Ndreu, i Shijakut, Elton Arbana dhe i Kamzës, Rakip Suli.

Pjesë e këtij takimi ishin dhe këngëtarë të njohur si Alban Skënderaj, Noizy, Elhaida Dani, Artiola Toska të cilët performuan këngët më të mira.

Pas Milanos, Rama do të takohet me shqiptarët e Londrës në 2 qershor dhe 16 qershor në Düsseldorf.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:31
Noizy shërben ëmbëlsira para takimit në Milano, Veliaj e uron: Në kokë tate


Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar një moment të veçantë nga takimi me shqiptarët e diasporës në Milano. Para nisjes së eventit, Veliaj bashkë me këngëtarët Elhaida Dani, Artjola Toska, Alban Skënderaj ishin duke pritur pas skene, kur në një moment hyn dhe Noizy me një tabaka plot më ëmbëlsira. Me nota humori, Veliaj e uron këngëtarin: “Në kokë tate”. 

 

Ora 20:09
'Salla e tejmbushur', Rama: S’do harroj fytyrat e shqetësuara të autoriteteve italiane! U thashë, ne jemi ata të maleve mbi anije, s'kthehemi pas e as s'na ndalon gjë përpara

Pas takimit me shqiptarët e Italisë të organizuar në Milano në kuadër të turit me diasporën përmes një postimi në rrjete sociale Kryeministri Edi Rama falenderon emingrantët për mikpritjen si dhe u kërkon ndjesë qytetarëve që nuk mundën dot të futeshin në sallën e tejmbushur.

Madje ai ka treguar dhe bisedën që ka pasur me autoriteteve të sigurisë në sallën që ishte mbushur me shqiptarë, që kishin frikë për ndonjë aksident për shkak të mbingarkesës.

“FALEMINDERIT është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali. Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit.Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë. Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara. E marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata. Shumë shumë shumë faleminderit”, shkruan Rama.

 

Ora 13:57
Rama thirrje emigrantëve të Itali: Mos ngurroni! Kthehuni në Shqipëri e sillni dijet e kursimet tuaja

 

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Milano u ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë.

“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati. Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh. Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha ai.

Rama tha se Shqipëria e cila ka ndryshuar dhe sot ka dhe besimin e ndërkombëtareve sot kërkon dhe besimin e të bijve të saj për tu rikthyer

E vërtetë është që Shqipëria ka shumë punë për të bërë në luftën me korrupsionin e krimin e organizuar të trashëguara me shekujt. Dje ishte Shqipëra që sot ju ngjan juve. Ama me të gjitha problemet e veta Shqipëria ku drejëtsia mbahej lidhur si qen gjahu me litarin e agallarëve të saj të paprekshëm. Shqipëria ku vriteshin çdo vit mbi 100 vetë dhe ku policët i shtynin makinat që mbeteshin pa benzinë rrugëve. Shqipëria ku turizmi mbahej nga patriotizmi dhe rrugëve kishte më shumë togje plehrash të pambledhura sesa turistë. Shqipëria ku ju duhet të merrnit rrugën mbrapsht për ta kalonit detin për të marrë një dokument dhe pastaj nuk dilnit dot nga sheshi i trageteve pa paguar policin e radhës ka vdekur.

Shqipëria ka fituar besimin e botës e meriton besimin e çdo shqiptari këtu. Besoni tek Shqipëria e sotme, e Shqipëria e nesërme do ua kthejë shumëfish besimin”

Ora 13:53
Rama: Vitin a ardhshëm Shqipëria do të mikpresë udhëheqësit e komunitetit të ri politik evropian

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit me shqiptarët në pallatin e sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos, tha se vitin e ardhshëm Shqipëria do të mikëpresë komunitetit e ri politik evropian.

'Vitin e ardhshëm Shqipëria do të mikpresë në Tiranë që të gjithë udhëheqësit e komunitetit të ri politik Europian, nga Mbretëria e Bashkuar në Ukrainë dhe Moldavi, nga Norvegjia në Turqi, nga Portugalia në Azerbajxhan. Kush mund ta imagjinonte deri para disa vitesh këtë Shqipëri sot, në arenën e madhe europiane, e cila i ngjan gjithmonë e më shumë të gjithëve ju në familjen e madhe europiane, por Shqipëria sot pret dhe ju, shqiptarët e Italisë dhe krejt botës, si vendlindja juaj që rilind çdo ditë dhe që më në fund po bëhet shteti që aq shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë.'- tha Rama.

Ora 13:46
'Gojë të pista' Rama në Milano: Gënjeshtër kush thotë se kanë ikur 1 milionë shqiptarë, nën udhëheqjen time

Kryeministri Edi Rama sulmoi Rithemelimin, partitë opozitare dhe kundërshtarët e këtij turi diplomatik duke e akuzuar se ai dhe qeverisja e tij është fajtore për largimin e  shqiptarëve. Pranoi se ikjet, ishin për shkak të keqqeverisjes, por hodhi poshtë shifrën 1 milionë.  

"Shqipëria sot pret dhe ju si vendlindja juaj që rilind çdo ditë dhe më në fund po bëhet shtet. Shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë. Disa gojë nga ato që ju i njihni mirë thoshin këto ditë që nuk duhet të vija këtu pasi nën udhëheqjen time kanë ikur 1 milionë shqiptarë. Kjo e 1 milion shqiptarëve të ikur në 10 vitet e fundit është gënjeshtër e madhe e ligë dhe e turpshme njësosh si ajo e autobësve që doli po nga ajo gojë e pistë duke ofenduar shqiptarët e Greqisë që u shkrinë si lumi në det për të treguar dashurinë e mallin e manifestuan krenarinë e ture për shqiptarinë e Shqipërinë.

Po e vërtetë kanë ikur edhe këto 10 vite shumë shqiptarë, shumë më tepër se janë kthyer. Por Shqipëria e katandisur në 1.5 mln banorë, e mbytur në detin e korrupsionit e nuk ka as punë as shpresë është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që në ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe që prej asaj dite armiqtë më të ligë të vet i patë nga radhët e parisë së vet"

Ora 13:44
Rama: Ka vdekur koha kur hijet e së shkuarës të kthehen e të çojnë në drejtim të paditur fatin Evropian në Shqipërisë

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në turin me diasporën në Itali tha se ka vdekur koha që hijet e së shkuarës të rikthehen dhe të çojnë në drejtim të paditur fatin e Shqipërisë.

Ka vdekur njëherë e përgjithmonë, siç ka vdekur një herë e përgjithmonë çdo shans që hijet e të shkuarës të rikthehen mbi kalë për ta shaluar në drejtim të paditur fatin europian të Shqipërisë. Mos e harroni në asnjë sekondë përballë çfarëdo gjëje që nuk shkon se ka ndodhur diçka që në fakt është gjithçka që na është dashur për të arritur aty ku duam.

Ka ndodhur që Shqipëria sot ka fituar besimin e botës dhe meriton edhe besimin e çdo shqiptari. Besimin e çdo shqiptari si ju që e di shumë mirë që asgjë që arrihet me punë nuk arrihet pa mund, nuk arrihet pa sakrifica, nuk arrihet pa durim, nuk arrihet pa shtrënguar dhëmbët.

E kush më mirë sesa ju shqiptarët e Greqisë, Italisë, Europës e di të vërtetën, e cila sa ç’është e thjeshtë, aq është e pamundur që të kuptohet nga kushdo që punës nuk ia ka provuar peshën mbi supe, nuk ia ka njohur zhgënjimet mundit, nuk ia ka ndjerë dhimbjen sakrificave, nuk ia ka kaluar sprovat durimit. Dhe po ju them, atij që do besojë tek Shqipëria e sotme, Shqipëria e nesërme do t’ia kthejë shumëfish besimin!

Ora 13:40
Turi i Ramës/ Lëvizja ‘Diaspora’ tenton të hapë banderolën për votën e diasporës, nxirren jashtë

 

Lëvizja ‘Diasapora’ në takimin e kryeministrit Edi Rama në Milano ka tentuar që të hapë një pankartë në shenjë proteste për votën e diasporës.

Por ata nuk janë lejuar që të shpalosin banderolë në brenda pallatit të sportit.

Ora 13:24
Rama: 421 mijë shqiptarë përfitojnë nga marrëveshja për pensionet! Meloni, mike e Shqipërisë u angazhua personalisht

Kryeministri Edi Rama duke përmendur arritjet me Italinë, tha se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja me Italinë për pensionet. Kreu i qeverisë vlerësoi marrëdhënien me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe tha se kjo marrëveshje u arrit edhe falë angazhimit të saj personal.

'421 mijë prej jush do të përfitojnë nga marrëveshja e sapolidhur e pensioneve me Italinë, ku falë angazhimit personal të kryeministres suaj në Italinjë mike e paepur të Shqipërisë dhe një zëdhënëse  shumë e  fortë e jona në Bashkimin Europian, Giorgia Meloni, ne ia dolëm ta vendosim më në fund, pas një përpjekjeje të gjatë po të palodhur dhjetëvjeçare, një gur të çmuar e të munguar, në atë kurorën e drejtësisë që ju e keni merituar plotësisht me dashurinë, me stërmundimet e me kontributet tuaja për këtë atdhe të dytë tuajin, ku ju e heshtët përgjithmonë atë zilen e paragjykimit të tmerrshëm “e stato un albanese”, që ju shoqëroi në të përpjetën e mundimshme të sakrificave drejt triumfit tuaj, si europianët e rinj të Italisë.'- tha Rama.

Ora 13:15
Rama në Milano: Ju shqiptarët e Italisë s'i ndërruat emrat forcërisht siç ndodhi në Greqi! Do mbetet njollë turpi në historinë demokratike

Gjatë fjalimit të tij Rama bëri dhe një paralelizëm mes Greqisë dhe Italisë në pritjen e shqiptarëve dhe racizmit me të cilën u detyruan të përballen.

Italianët u sollën si askush tjetër u hapën rrugën shqiptarëve, tha Rama. 

“Italia e kohës fatmirësisht nuk ishte Greqia e asaj kohe. Jo vetëm populli italian njësoj si populli grek u hapi derën bujarisht shqiptarëve duke i ndihmuar të ngriheshin mbi këmbët e tyre, por edhe qeveritë italiane megjithëse tejet të trembura nga fenomeni i saposhfaqur i migrimit masiv drejt brigjeve të Italisë u sollën me Shqipërinë si askush tjetër.

Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç i ndodhi në Greqi. Për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë e do të mbetet dhe njollë turpi në historinë demokratike. Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit që ajo zilja përndjekëse e ‘E stato albanese’ por mbase formula e ekuacionit të njohjes së jashtëzakonshme”

 

Ora 13:10
Rama në Milano: Ishte koha kur Umberto Bossi bënte thirrje që shqiptarët të vriten në det, i bleu djalit diplomë te ‘Kristali’ i Saliut

Në takimin me shqiptarët në Itali kryeministri Edi Rama ka folur edhe për paragjykimet ndaj emigrantëve shqiptarë shumë vite më parë. Kreu i qeverisë kujtoi edhe thirrjet e Umberto Bossit, ish drejtues i ‘Lega Nord’, që shqiptarët të vriten në mes të detit. Po ashtu Rama tha se djali i tij bleu në Shqipëri diplomë në universitetin privat ‘Kristal’ në kohën e Berishës.

'Në sytë e italianëve të viteve ’90, asgjë nuk e lidhte Shqipërinë e para luftës, provincën e dikurshme të Italisë kujtimi i së cilës ishte flakur në mbeturinat e historisë italiane të fashizmit me Shqipërinë komuniste që pikërisht nga ajo e kaluar ishte mbarsur si pjella e imponuar e një shtatzënie të mbrapsht. E kush nuk i kujton ato kohë me damkën: “E’ stato un albanese”, kur zienin debatet në kanalet politike italiane. Ishte koha e një farë Umberto Bossi, një tip që bëri thirrje që shqiptarët të vriteshin në det me pushkët e ushtrisë, një personazh që dukej sikur kishte dalë nga filmat komikë i cili këtej e bëri çorap Italinë, andej shkoi, i bleu djalit diplomën tek një nga ato universitetet Kristal dhe Vitrina të Saliut të dytë.'- u shpreh Rama.

Kujtojmë se Renzo Bossi, djali i Umberto Bossit, mori disa vite më parë diplomën e studimeve universitare në Shqipëri, kjo sipas hetimeve të Prokurorisë së Napolit dhe Milanos mbi partinë “Lega Nord”. Bëhet fjalë për një diplomë për Administrim Biznes, që u lëshua nga universiteti privat “Kristal” në shtator të 2010-s. Sipas mediave italiane asokohe dyshohej se diploma e Renzo Bosit të jetë paguar me paratë e Lega Nord. 

Ora 13:05
Rama: Italia në mendjen e shqiptarëve ishte parajsa e kësaj toke

 

Kryeministri Edi Rama në turin me diasporën në Itali tha se për shqiptarët Italia ishte parajsa e kësaj toke.

'Italianët nuk e kishin fare idenë se përtej asaj që dukej, asaj jashtënxjerrje njerëzore nga humnera e ferrit Dantesk të komunizmit matanë Adriatikut dhe pamjes së albanezëve që papritur filluan të shfaqen nëpër rrugët e Italisë si ata figurantët e filmave nga mesjeta, duke ecur si të goditur prapa kokës dhe duke përsëritur “amico, amico”, kudo ku mbanin hapin, fshihej një shpirt i marrosur më italian se i italianit më të flaktë; një adhurim deri në vetëmohim i një Italie që në mendjen e shqiptarëve kishte marrë pamjen e një toke të shenjtë ku gjendej parajsa e kësaj bote; një dashuri e verbër pa kushte, e cila nuk i linte gjë mangët të gjitha dashurive më të mëdha platonike, por fatkeqësia më e madhe ishte se në të njëjtën kohë Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizori kur ikin dritat, e zezë, e palexueshme, e rrethuar nga errësira e një gjysmë shekulli, qysh kur italianët e fundit e kishin e parë atëherë kur humbën luftën pushtuese dhe shqiptarët i morën nëpër shtëpi, i fshehën nga nazistët, i ushqyen dhe i trajtuan si familjarët e tyre derisa i përcollën për në atdhe.'- u shrpeh Rama.

Ora 12:55
VIDEO/ Turi i Ramës, pamjet e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë në '90 përlotin të pranishmit në sallë

Pamjet e eksodit të madh të shqiptarëve në fillim të viteve ’90 në drejtim të Italisë, një prej ngjarjeve historike më të rëndësishme në Shqipëri, përmes një dokumentari që tregoi dhimbjet, humbjet dhe sukseset, u transmetuan në takimin e kryeministrit Edi Rama në Milano.

Menjëherë pas këngës së Ardit Gjebreas së titulluar ‘Jon’, këngë e cila flet për këto ato kohë të vështira, pamjet në ekran emocionuan dhe përlotën shqiptarët aty në sallë. 

Pas videove të trishta të eksodit, e të tragjedisë së Otrantos, në ekran u shfaqën emra të njohur të artit dhe botës së spektaklit të cilët kanë pasur një karrierë të suksesshme në vendin fqinj.

Ora 12:25
Nga Elvana Gjata te Alban Skënderaj, këngëtarët shqiptarë elektrizojnë skenën në Itali

 

Artjola Toska, Alban Skenderaj, Noizy, Elvana Gjata dhe Elhaida Dani

 

Partia Socialiste ka zgjedhur që takimi në sallën e sportit Busto Arsizio, të nisë më këngë.

Artjola Toska, Elhaida Dani, Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj elektrizuan skenën, duke bërë që mijëra shqiptarë të këndonin dhe vallëzonin së bashku.

Ora 12:18
VIDEO/Takimi i Ramës me shqiptarët në Itali, këndohet himni kombëtar i Shqipërisë dhe Italisë

 

Nisja e takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali në pallatin e sportit në Busto Arsizo, një lokalitet afër Milanos, u hap më këndimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe atij italian.

Ora 11:54
VIDEO/ Rama pritet nga mijëra shqiptarë të Italisë me flamuj kuqezi! Takimi kalon pritshmëritë, qytetarë jashtë pallatit të sportit e ndjekin eventin me ekrane

Një festë shqiptarësh në Italinë fqinje, ndërsa nuk munguan emocionet. Një takim që zgjati rreth 3 orë me muzikë dhe fjalime. Flamujt kuqezi mbushën sallën në pallatin e sportit të mbushur me mijëra, ndërsa mijëra  të tjerë ishin jashtë. 

Ishte paralajmëruar si një tjetër valle kuqezi në Evropë dhe i plotësoi të gjitha pritshmëritë. Mijëra shqiptarë cilët prej vitesh jetojnë e punojnë në Itali, u mblodhën në Busto Arsizio, një lokalitet afër Milanos, në takimin e dytë të Kryeministrit Rama në turin e diasporës.

Një sallë veshur kuq e zi, me motive dhe muzikë shqiptare dhe me përfaqësinë nga të gjitha brezat, nga ato që preken tokën italianë në vitin 90 për t’i shpëtuar komunizmit të brezi i ri i lindur dhe rritur në shtetin fqinj.

Në sallë më shumë se 5000 të pranishëm, ndërsa mijëra të tjerë ishin jashtë pallatit të sportit, që për këtë takim dukej shumë i vogël.  Organizatorët kanë hapur dyert e pallatit të sportit, dhe qindra shqiptarë panë fjalimin e Ramës nëpër ekrane.

I gjithë ky rrugëtim historik, u transmetua përmes një dokumentari, dhe pamjet nga eksodi i viteve ’90 të shndërrimi i Shqipërisë në destinacioin turistik të italianë 34 vite pas, emocionoi jo pak.

Mirënjohja për derën e hapur në momente të vështira, u tregua jo vetëm duke kënduar himnin Italian, por edhe duke valvitur njësoj si flamurin shqiptar edhe atë Italisë fqinje, që sot është shtëpia e tyre prej vitesh.

Shembujt e suksesit dhe integrimit të shqiptarëve në shoqërinë italiane ishin përballë tyre. 

Italia ishte destinacioni i dytë  pas Athinës, për të vijuar në Londër në datë 2 qershor dhe 16 qershor në Duseldorf të Gjermanisë.

Ora 10:46
Me muzikë e flamuj kombëtarë, ja atmosfera pak para nisjes së takimit të Ramës me shqiptarët në Itali

 

Në orën 11:00 është parashikuar që të nisë takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali që do të mbahet pranë Milanos në një pallat sporti Busto Arsizio.

Shqiptarja.com sjell pamjet nga atmosfera pak para nisjes së takimit, ku siç shihet në sfond dëgjohet muzikë shqiptare dhe valëviten flamuj kombëtar.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 27/05/2024 10:52

    merr elvana gjaten,,,,me vete,,, gruan e bje shitesi droge,,, ,ja dhe nje atsye tjeter,,,pse shqiperia do zvarritet drejt integrimit europian...nuk do hyjme kurre me te tille sharlatan si edi rama,,dhe hajdute si saliu,dhe META...

    Përgjigju
  • Iris: 27/05/2024 02:17

    3 gjera me terhoqen vemendjen:1-Rama u kerkon shqipove te kthehen e kur te kthehen te sjellin eksperiencen e tyre,por dhe PARATE! 2-Ndryshe nga takimi ne Greqi ku u pane vetem flamuj shqiptare dhe te BE,ne takimin me shqiptaret e Italise u pane pervec flamujve shqiptare dhe ata italiane.Nje shprehje shume domethenese se cfare opinion kemi per njeri-tjetrin si vende dhe si jane trajtuar shqiptaret nga shteti italian.3-Moslejimi i levizjes /Diaspora/ qe te hapte banderolen e saj per /te drejten e votes se emigranteve/ dhe nxjerrja jashte e tyre!!

    Përgjigju
  • Mondi: 27/05/2024 01:49

    Do ishim kthyer ne shqiperine tone te bukur ,por kur mos te ket politikan te korruptuar , e te ket drejtesi te barabarte, kshu qe I bie qe mos te kthehemi kurre se nuk gjen politikan te pa korruptuar ne shqipri , pastaj mire qe Po kthehemi e investojm por ju jeni si korkodilat duke pritur me te sekuestru pasurit ????

    Përgjigju
  • iliri: 26/05/2024 23:49

    e shkatarrroi tiranen me pallate e asnje lulishte,,w na thote kthehu..do kthehemi kur te ike kjp klase ppolitike e degjeneruar nga pushteti...

    Përgjigju
  • Barzaghi: 26/05/2024 15:46

    Flet kollaj Rama , qe thot kthehuni ne shqiperi dhe ato euro qe keni kursyer ti investoni ne shqiperi qe mbrapa me ja hanger pushtetaret e Rames e me met me gisht ne goje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Vajza dhe gruaja e Silvinjos në mbështetje të Shqipërisë: Akoma luftojmë

FOTOT/ Vajza dhe gruaja e Silvinjos në mbështetje të Shqipërisë: Akoma luftojmë