Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka ndarë me ndjekësit pamjet nga tryeza e diskutimeve me ambasadorët e BE-së.
Kreu i qeverisë bën me dije se biseda është përqëndruar lidhur me Progresin e BE-së për Shqipërinë
“Sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të ardhur edhe nga kryeqytetet fqinje për bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë”, shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Negociatat me BE-në, më 17 nëntor hapet grupkapitulli i fundit! Rama: Rekord, ia arritëm brenda 12 muajve











