Në relacionin e buxhetit thuhet se rritja është propozuar duke parë nivelin më të ulët që ka Shqipëria për këtë taksë në karhasim me vendet e tjera të rajonit. Gjithashtu kjo masë ka edhe një aspekt që lidhet me mbrotjen e mjedisit, si pasojë e reduktimit të konsumit të karburantit. Rritja e taksës së qarkullimit pritet të sjellë rritje të çmimit prej 6.6% dhe 6% përkatësisht për benzinën dhe naftën. Efekti vlerësohet 5.6 miliardë lekë shtesë për vitin 2014 për zërin “Taksa kombëtare”.
Biznesi
Ashtu siç premtoi gjatë fushatës zghedhore, Qeveria e majtë parashikon heqjen e taksës 10% të biznesit të vogël, duke e thjeshtuar atë me tatimin mbi fitimin në shifrat 7.5%. Për ato biznese me një qarkullim vjetor nga 0 deri në 2 milionë lekë do të ketë një tatim prej vetëm 25,000 lekë. Gjithashtu pagesa e tatimeve do të kryehet e tëra në drejtorinë qëndrore të Tatimeve, duke ulur kështu burakracinë. Nga ana tjetër, bizneset e mëdha do të tatohen 15% mbi të ardhurat e tyre.
Pra taksa e sheshtë do të hiqet. Zbatimi i taksës së sheshtë 10% ishte një trend që pasqyroi orientimin e sistemit fiskal të vendeve të rajonit, të cilat e zbatuan këtë për të tërhequr investimet e huaja dhe për të ulur evzionin fiskal. Të dhënat tregojnë ndryshe për Shqipërinë. Në relacionin e buxhtetit të vitit 2014 theksohet se nga 2.3% e PBB-së që ka qenë kjo taksë mesatarisht gjatë 4 viteve para uljes, në 7 vitet e zbatimit të kësaj norme të ulët, të ardhurat nga kjo taksë janë ulur në 1.4% të PBB-së dhe vetëm për vitin 2013 pritet të jetë 1.1% e PBB-së. Reformat e tatimeve synojnë edhe eleminimin e praktikava të bizneseve, që funksionojnë me dy bilance.
Godinat
Në buxhetin e vitit 2014 është propozuar dyfishimi i taksës së ndërtesës, e cila përdoret për qëllime tregtare dhe heqja e diferencimit të taksimit sipas vitit të ndërtimit. Kjo taksë do të mblidhet dhe do të administrohet nga qeverisja vendore. Pritet që këto të kontribuojnë në buxhet me një vlerë prej 1.1 miliardë dollarë.
Strategjia
Ulja e tatimeve per një shtresë të caktuar të shoqërisë dhe rritja për një shtresë tjetër, siç parashikohet në buxhetin e vitit 2014, nuk do të thotë penalizimin e një grupimi të caktuar në përfitim të një tjetri. Përkundrazi, sistemi i ri fiskal parashikon rritjen e të ardhurave të shtetit, duke i dhënë parësi mirëqënies së qytetarëve. Nëse do të merrnim shembuj të sistemit të taksimit të pjesës më të madhe të vendeve europiane, rritja e tatimeve në Shqipëri janë të përmasave “simbolike”, duke marrë parasysh gjëndjen e rëndë finaciare në vend. Ndërkaq, Qeveria e ka vënë prioritet në axhendën e saj shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesve, duke lënë kështu mundësinë e një nxitje ekonomike të nevojshme. Një nga themelet e këtij buxheti është rimëkëmbja ekonomike duke i dhënë mundësi biznesit të vogël të zhvillohet.
TAKSAT
Taksa kombëtare
Taksa qarkullimit për naftën dhe benzinën, nga 7 lekë/litri, rritet në 17 lekë/litri për të dyja
Taksa vendore
Hiqet tavani 10% i masës së taksave dhe tarifave të përkohshme që vendos këshilli bashkiak apo komunal
Biznesi
Hiqet taksa 10% për biznesin e vogël
tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël dhe norma tatimore është 7.5%
Taksë fiksë 25,000 lekë për subjektet, me qarkullim nga 0 deri në 2 milionë lekë në vit
Ndërtesat
Ndërtesat e banimit të ndërtuara para vitit 1993, të njëjtin nivel takse si ato të ndërtuara pas vitit 1993.
Propozohet dyfishimi i taksës së ndërtesës që përdoret për qëllime biznesi dhe qëllime të tjera
Hiqet tavani 10% i masës së taksave dhe tarifave të përkohshme që vendos këshilli bashkiak apo komunal.
Procedurat tatimore
Krijimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i sistemit qëndror të të dhënave për secilin tatimpagues.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të shërbejë si agjent për mbledhjen e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
Ndryshon vlera maksimum e pagesës me para në dorë, ishte në masën 300,000 lekë, ulet në 150 000 lekë.
Zgjatet afati i periudhës në të cilën tatimpaguesi mund të kundërshtojë rezultatet e kontrollit tatimor, nga 5 në 15 ditë.
Neni 9 bën për puthjen e nenit 90, pika 2, me dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.
Në rast ankimi kundër detyrimit tatimor, lihet opsionale pagesa e plotë e detyrimit ose me garanci bankare.
Drejtoria e Apelimit detyrohet të publikojë vendimet e saj.
Hiqen gjobat që duhet të paguajnë tatimpaguesit në rastet e ndryshimit të deklaratës fillestare.
Shkrimi u publikua sot (19.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)