Shkup- Pas emërimit kryeministër në Shkup, Talat Xhaferi merr këshilltarin e parë nga Tirana. Bëhet fjalë për akademikun Besnik Bare i cili do të ketë përgjegjësinë për dhënien e rekomandimeve dhe të oponencave për mirëqeverisje, që është pjesë e misionit të Akademisë së Shkencave dhe të shkencës në përgjithësi, njofton zyra e shtypit e Talat Xhaferit.

Xhaferri u zgjodh kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet. Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.