Tavë kosi me pulë dhe hudhra nga zonja Vjollca

Tavë kosi me pulë dhe hudhra

Përbërësit:

4 racione pulë

500 ml ujë

4 lugë gjelle miell

3 kokrra vezë

1 kg kos

8 thelpi hudhra

kripë dhe piper të zi

3 lugë gjelle gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë kafe piper të kuq

Përgatitja:

Pasi ti kemi larë dhe tharë mirë copat e mishit të pulës i kaurdisim me pak yndyrë sa të zverdhen pak. Më pas shtojmë 500 ml ujë dhe e lemë mishin të ziejë për 20 minuta.

Në një tenxhere kaurdisim me yndyrën e mbetur 4 lugë miell. Sa të shohim që mielli fillon të ziejë pa i dhënë ngjyrë, e shuajmë me lëngun e mishit dhe e largojmë nga zjarri duke shtuar gradualisht kosin dhe duke e trazuar me tel dore.

Grijmë hudhrat imët dhe i shtojmë në kos. Rrahim më pas vezët, i shtojmë tek kosi me miell dhe në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Vendosim thelat e mishit në një tavë, shtojmë kosin duke i mbuluar copat e mishit.

Shkrijmë 1 lugë gjalpë me pak piper të kuq dhe spërkasim sipërfaqen e tavës. E vendosim më pas mishin e pulës me kos dhe hudhra në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët