Të hënën nis viti i ri shkollor, mësimi zhvillohet me turne nga 30 minuta, nxënësit sërish nën masat anti-COVID

Të hënën të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar do të ulen në bankat e shkollës. Edhe këtë vit mësimi do të zhvillohet me turne. Drejtoresha e shkollës fillore “Sabaudin Gabrani” Astasi Kerri thotë se orët do të zhvillohen 30 minutëshe.

"Mesatarisht numrin e nxënësve në klasë e kemi 30, dhe ne punojmë me skenarin 1 dhe 2, që do të thotë e ndajmë klasën në dy grupe. Do punojmë me orët 30 minutëshe pastaj do të kemi 30 minuta pushim për ajrosje dhe dezinfektimin e bankave dhe pastaj do të hyj grupi i dytë për zhvillimin e mësimit, duke mos patur 5 minutësh midis orëve dhe duke mos konsumuar ushqim brenda ambientit të shkollës. Për grupin e parë mësimi fillon në orën 08:00 dhe do të përfundojë në 10:30, pra do të jenë 5 orë nga 30 minuta", tha drejtoresha pwr Report Tv.

Mësimi do të zhvillohet nën masat anti-covid.

"Matet temperatura, dezifektohen duart dhe ato futen brenda ambienteve të klasës. Janë mësuar tashmë, kanë vendin e tyre, është një fëmijë në bankë, kanë distancimin 1.5 metër nga njëri tjetri. Do kemi pak vështirësi me grupin përgatitor dhe klasën e parë por jo si vjet sepse dhe kjo grupmoshë fëmijësh ka prej dy javësh që është njohur me mësues, është njohur me mjediset fizike, është njohur me bankën ku do të ulet", vijoi drejtoresha Kerri.

Nga ana tjetër mësuesit do të jenë të detyruar të paraqesin certifikatën e vaksinimit në mënyrë që të bëhen pjesë e mësimdhënies.

"Stafi pedagogjik i shkollës sonë përbëhet prej 38 mësues prej të cilëve 24 mësues kanë marrë të dyja dozat e vaksinave tashmë. Pjesa tjetër kanë marrë nga një dozë dhe vetëm dy mësues nuk e kanë marrë ende dozën e parë për arsye sepse e kanë kaluar së fundmi COVID, pra nuk kanë kaluar bërë më shumë se 40 ditë që kanë kaluar covidin", u shpreh drejtoresha.

Mësuesit që nuk janë vaksinuar do të duhet të paraqesin cdo javë testin që konfirmon që nuk janë të prekur nga COVID.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë