Të pasigurta për konsum/ AKU bllokon 387.1 ton mish në Durrës, kthehet në vendin e origjinës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar gjatë ditëve të fundit në Portin e Durrësit  një sasi prej 387.1 ton mish i cili ishte i papërshtatshëm për konsum njerëzor, dhe si rrjedhojë kanë vendosur për kthimin e tyre në vendin e origjinës. Deri më tani janë kthyer në vendin e origjinës  234.5 ton mish janë ndërsa 152.6 ton të tjera janë në proces për kthim.

Konkretisht AKU njofton se tre ngarkesa me sasi totale 74.946 ton “Mish Derri” me origjinë nga Kanadaja, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”, rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues (kryesisht të certifikatës veterinare si dokumenti kryesor i sigurisë së produktit si dhe certifikatat e analizave raportonin prezencë Ractopaminë, një produkt mjekësor veterinar i paregjistruar dhe i ndaluar për përdorim në Shqipëri dhe në BE)

Po ashtu dy ngarkesa me sasi totale 52.257 ton “Mish Viçi” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “Apetit shpk”, në rregjim tranzit në territorin e Shqipërisë me destinacion final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit (çertifikata e origjinës dhe ajo veterinare mbanin të dhëna të ndryshme nga dokumenti i transportit dhe fatura komerciale) çka e bën mallin ushqimor të importuar pa identitet të konfirmuar dhe të pasigurt për konsum.

Më herët, analizat e kryera për disa nga ngarkesat me produkte ushqimore mish të importuar rezultuan me ngarkesë mikrobiologjike (analizat laboratorike raportuan prezencën e Salmonella spp) dhe si rrjedhojë, produkti ushqimor i importuar me këto ngarkesa është i pasigurt dhe i papërshtatshëm për konsum njerëzor.

Për ketë arsye dhe referuar bazës ligjore dhe rregullatore në fuqi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi kthimin e këtyre ngarkesave në vendin e origjinës, më konkretisht: Katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton “Mish derri” me origjinë nga Brazili,  është finalizuar praktika dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës.

Sipas AKU gjashtë ngarkesa (152.631 ton në total) janë në proces përmbyllje praktike për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, më konkretisht: 51.984 ton “Mish Derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “AMG shpk”, 27 ton “Fileto Pule” nga Brazili, importuar nga subjekti “KING MIT”, 25.999 ton “Mish Derri” nga Brazili, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”, 22.648 ton “Mish Viçi” nga Brazili, importuar nga subjekti “DEKON FRIGO shpk”. 25 ton “Mish Derri” me origjinë nga Qipro.

Për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësime ketyre produkteve , do të njoftohet në rrjetin Europian të shkëmbimit të informacionit mbi rreziqet që lidhen me ushqimin (RASFF).

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Anëtarësia përzgjedh kandidatët për deputet, a mendoni se procesi i nisur në PD do jetë efikas?

Komento

Komente

  • Arbëri: 23/08/2019 16:23

    Jam mëse i bindur se ky mish vie nga Serbia që edhe Rusia ia ktheu mbrapa sepse derrat dhe gjedhat në Serbi jan me smundje për tre muaj e më teper...! Këtu vetem dokumentet jan të falcifikuara kinse vie nga Kanada apo diku tjeter...Serbia i ka helmuar shqiptarët (në Kosovë ) me vite të tëra pas luftës...!!!

    Përgjigju
  • Bruss Willis (Vdis Ngadale ,per qejfin tat): 23/08/2019 14:01

    Nji mish i tille qe edhe nga vet amballazhimi duket qarte se cfar eshte , (mbeturina toxike) nuk lejohet t'ja afroshe si ushqim as Qenit (ne Europe do denoheshe si tregetar jopak vite burg ) nderkoh qe ne Shqiperi ja afrojne njeriut Ateher perse cuditeni per Semudjet e kqia qe kan ber per Vater Shqiperine ?! A ka pas ndonji Protest qytetare ,per kto vlera ushqipmore ,kto artikuj qe i vrasin jeten shqiptareeve para Ministrise Ushqimore dhe para Formave Tregetare qe jane shndruar ne vrasesit e jetes se shqiptareve ? Asnji !

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 23/08/2019 11:46

    Me keto shifra I bjen qe shqiptaret te hajne mish dy here ne dite per 39 jave rrjesht

    Përgjigju
  • WTF: 23/08/2019 11:11

    387 ton te bllokuara, por me poshte flitet per qindra mijera ton! Cila eshte e verteta se na bete lemsh me shifrat qe publikoni?

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Vettingu pengon ngritjen e Gjykatës së Lartë, KLGJ kërkesë: Ecni shpejt për 6 kandidatët gjyqtarë