Telefonata e qytetarëve zbulon 31-vjeçarin dhe metodën e re të fshehjes së kanabisit...në televizor (FOTO)

Telefonata e qytetarëve zbulon 31-vjeçarin dhe metodën e re të fshehjes së kanabisit...në televizor (FOTO)

Momenti i arrestimit të 31-vjeçarit në aksin rrugor Tiranë - Lezhë

Një 31-vjeçar u arrestua nga Policia, pas sinjalit të ardhur nga qytetarët se një person i cili po udhëtonte nga Tiranë në drejtim të Lezhës, në automjetin e tij po transportonte drogë.

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, zhvilluan aksionin, kur në aksin Tiranë-Lezhë, në kthesën e Patokut, arrestuan 31-vjeçarin me banim në kryeqytet, me inicialet N.N. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij, efektivët gjetën të fshehur brenda një televizori, 3 kilogramë kanabis.

Ai do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës për veprën penale,"Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit

Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit