Avionë ushtarakë rusë po paraqesin një kërcënim për avionët civilë duke kryer fluturime të paparalajmëruara pranë kufijve të NATO-s. Akuza vjen nga një ambasador amerikan i aleancës i cili pretendon se ka pasur një numër incidentesh nga avionët ushtarakë rusë të cilët nuk kanë komunikuar me kontrollorët e trafikut ajror.
Ankesa vjen në një kohë që marrëdhëniet midis dy palëve sa vijnë e bëhen më të tensionuara. NATO pranon se ka përforcuar mbrojtjen në Baltik që kur Rusia aneksoi Krimenë në muajin mars.
Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg akuzon Rusinë për armatosjen e rebelëve në lindje të Ukrainës dhe mosrespektimin e kushteve të marrëveshjes për paqe të rënë dakord më 5 shtator.
Ndërkaq, qeveria e Kievit tha se mbi 100 automjete kishin hyrë në territorin e saj pa leje duke akuzuar Moskën për përdorimin e dërgesave të ndihmës për t’u dërguar armë dhe municione separatistëve rusë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com