/ATSH/- Banka e Shqipërisë, bëri të ditur se, kredia për ekonominë u rrit me 1.2 milliardë lekë gjatë muajit tetor, duke rikthyer një optimizëm të lehtë, pas frenimit të muajit Shtator.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kreditimi regjistroi një rritje vjetore me 3.2%, niveli më i lartë prej një viti e gjysmë. Sidoqoftë, rritja e kredisë gjatë Tetorit u përcaktua nga zgjerimi i kreditimit për shoqëritë tregtare publike, kryesisht për Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

Për sa i takon kredisë për sektorin privat, Tetori nuk solli zhvillime pozitive dhe pësoi përsëri një rënie të lehtë krahasuar me Shtatorin. Përsëritja e kreditimit duket se do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë, ashtu si edhe vetë ringritja e ekonomisë.

Banka e Shqiperisë njoftoi ne raportin e fundit të politikës monetare se sistemi bankar në vendeshtë likuid dhe qëndron i mirëkapitalizuar.